PËRKTHEHEN NË SHQIP EDHE 14 PËRRALLA TË VËLLEZËRVE GRIM

0
5322
Milazim Kadriu

Libri “Katërmbëdhjetë përralla magjike të vëllezërve Grim”, përktheu Latif Sadiku, botoi ProkultPress – Prishtinë, 2017

Këto ditë botuar nga Shtëpia botuese Prokult-press doli në dritë libri “Katërmbëdhjetë përralla magjike të vëllezërve Grim” përkthyer nga prof. Latif Sadiku

Këto përralla që janë përkthyer nga anglishtja nga libri me titull “Grimms’fairy tales”.

Siç dihet vëllezërit Grim kanë shkruar mbi 200 përralla e tregime të bukura të cilat janë të mirëpritura nga lexuesit e sidomos nga fëmijët. Sipas botuesit dhe përkthyesit këto 14 pëlla të këtij libri përkthehen për herë të parë në gjuhën shqipe dhe janë përralla shumë të bukura me një përkthim të shkëlqyeshëm dhe të përshtatshme për lexim sidomos nga fëmijët. Ashtu si edhe është cekur këto përralla janë të dedikuara për fëmijët nxënësit që nga klasa e dytë deri në klasën e tetë dhe besojmë se do të mirëpriten nga ta.

Si vëllezërit Grim që e kanë çmuar folklorin dhe fëmijët ku për ta kanë mbledhur dhe krijuar shumë përralla ashtu edhe përkthyesi që tërë jetën e ka kaluar në punë me nxënës përkthimin e këtyre përrallave nga anglishtja e ka bë me shumë përkushtim. Lexuesit për përkushtimin e autorëve dhe përkthyesit do të binden me rastin e leximit të librit dhe posa të fillojnë leximin nuk do të mundë të ndahen deri në fund të librit dhe ato do ti lexojnë me shumë ëndje.

Ndonëse këto përralla janë plotë imagjinatë, janë shumë interesante dhe zgjojnë kureshtjen e secilit lexues. Ato janë përplot mesazhe edukative që fëmijët i mësojnë dhe edukohen për një sjellje më të mirë në jetën e përditshme dhe i udhëzojnë që ata të punojnë dhe veprojnë drejtë dhe mos të merren me gjëra të pahijshme dhe të dëmshme për të tjerët.

Duke lexuar përrallat e vëllezërve Grim të përkthyera nga profesori llapjan Latif Sadiku hasim tema e motive të ndryshme prej të cilave mund të mësohet shumë .

Përrallat e këtij libri si edhe përrallat tjera të vëllezërve Grim janë shumë të natyrshme dhe kanë imagjinatë të thellë dhe janë shumë interesante për lexuesit e vegjël po edhe të moshës rinore ngase janë shumë të qarta dhe dëfryese. Edhe përkthimi i tyre nga Sadiku është me një gjuhë të bukur e stil të këndshëm lirik e të përsosur. Këto përralla nuk janë shumë të gjata, janë të thjeshta e popullore por me një vlerë artistike dhe me një përkthim mjaft të mirë nga anglishtja në shqipe.

Përrallat e këtij libri janë shumë të përshtatshme për ti realizuar edhe si filma vizatimor që do të mirëpriteshin nga fëmijët.

Ndonëse në moshë të shtyrë prof. Latif Sadiku, përkthimin e këtyre përrallave e ka bërë me një përkushtim të madh dhe padyshim se e ka pasuruar letërsinë për fëmijë me librin e tij. Nga ai priten edhe përkthime dhe krijime të reja për fëmijët me të cilët punoi gjatë në procesin edukativo-arsimor.

Milazim F. KADRIU