PËRKARSHI “PARKUT GRAVE” NË SHKUP E PRITA VITIN E RI

0
436
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Armiku i Shën Mërisë Virgjër)

Edhe, pas përplasjes kokës për muri
Mes betonit të Vitit mbrapshtë 2019:
Mezi e kalova kufirin politiko-fetar
Dhe, dola me Lapsin në Shqipëri Etnike.
Roje me politikanë trusakatë. Dudumë
Gjallë ta pres Librave Vitin e Ri 2020?!

Edhe, e ngrej vetëm një dolli festive
Ngushëllime, Vitit 2019. “Sallamadi”:
Unë, dhe Poezia rebele e Ditës Nesërme.

I armatosur me vargje. Nuk di për “fitore”
Nesër, Unë me poezi. E, ato me Qeveri:
Pusi më ka vënë “Kali Shemës” pas porte…

(“Analistë” politik këmbetru
në legen dhe Xhami)

Luftë! Flakë më flakë me partizanët partiak
Veten, që e heqin si “artistë”. Shqipëtar.
Strukeve, në xhepat e partive politike. Pushtet
Zotit i luten para këmbeve të hoxhës. Xhami.

E, Unë me vargun në brez: Sot, tym për tymi
Fushëbetejë. Këputen sumbullat e xhamadanit:
Përmejdani, shkrep vargjet e Poetit me struke
Dudumët, Ditën e Sotshme i zhveshin brekët.

Vargje shkrep. I palos “dëshmorë” në Histori
Hadumët, që e vrrosën veten mes varreve.
Shpallen “fitimtarë” para kamerave televizive.
Këmbetru në legen. “Analistë” politik. Xhami…

(Përkarshi “Parkut Grave”
në Shkup e prita Vitin e Ri)

I rrokullis, njëra pas tjetrës shtambat me birrë
Qendrës Tregtare. Përkarshi “Parkut Grave”:
Strehen time si nxënës i Shkollës Normale.
”Motrat” maqedonase, Unë si Bobi Canablla
Mes Dimrit, nën ferra, ku e kaloja Natën.

Vite më vonë, u them, se: Unë jam shqiptar
Moti, ua kam bërë me dije Mbiemrin:
Fajin e keni vetë. Dalldisjes mes dëllinjave.
Edhe, atë: Shkaku urrejtjes ndaj shqiptarëve
E ktheni persëprapthi Canablla! U flet vetë.
Nuk ka problem, thonë: Mund të martohemi.
Jo, u them: Unë. Ende, kam rrugë të gjatë
Përmes librave. Dhe, Poezisë rrugaçe Erotike.

Në “Gjino”, pi birrë. E pres djalin nga puna
Marrë në shtëpi, sonte. Përgëzojmë nipin.
Djali, dikur vjen pas pak kohe. Përshëndetet
Dhe, iku në punë. Papritmas, lindë Poezia
Përkarshi, “Parkut Grave”. Portës Triumfale:
Sot, e prita Vitin e Ri 2020 mes grave besnike.

Asnjë Lapës me vete. Fletë. E lë birrën armike
Gunën e lëkurës maxsi. Dhe, zbres në Librari:
I blej katër – pesë lapsa kimik. Dhe, fletë letre.
Vetëm e vetëm, ta qes në letër poezinë erotike.

Dhe, tymeflakë e shkrep Vargun e asaj Dite
Luftën time me Penë, në dyluftim. Libra:
Me partizanët partiak këmbetru në legen.

Ndërkohë nga “Gjino”, delë një Grua. Zonjë
Dhe, më përshendetë në gjuhën maqedonase:
Mirëmbrëma, Zotëri! Lakmi ta kam, o burrë!
I përgjigjem: Edhe, Unë ta kam lakmi, Zonjë
Grua e “Parkut Grave”, në prag të Vitit Ri 2020.
Edhe, atë: në “Gjino”, Përkarshi Portës Triumfale.

Dhe, ikëm në shtëpi. E lamë “Parkun e Grave”
Faqeve mes librave. Poezive erotike, në Histori…