PERIPECITË E LUFTËS

0
640
Bajram Bashota

Bajram Bashota

PERIPECITË E LUFTËS

tregim

Lufta kishte lënë tmerret e veta. Çdo gjë kishte shkatrruar: – kishte djegur shtëpi, shkolla, fabrika, rrugë. Kishte ngelur vetëm toka e djegur nga barbaria gjakatare serbe.
Ajo makineri vrastare u zhduk si fantazmë nga forcat e NATO-s.

Në fytyrat e njerëzve dhe në zemrat e tyre vërehej një gëzim, por edhe një breng e një
dhembje, sepse kishin humbur më të dashurit, kishin humbur gjithëçka vetëm shpresen e ruanin gjatë gjithë luftës me dashurinë më të madhe në thellësinë e shpirtit.

Ishin të syresuar njerëzit nga ato tmerr që kishin lënë pasoja që njerzit memzi përpiqeshshin t’i largojnë nga mendja e tyre që i kishin bartë gjatë gjithë luftës në shpirin e tyre. Me gnithë ato peripeti, ajo shpresa që i mbajti gjatë gjithë luftës, ajo shpresë nga thesia e shpirtit sikur u thoshte: — Ç’ po prisni o njerëz, filloni punën se jeta vazhdon?!

Dhe jeta i tha shpresës: — falemnderit që më mbajta gjallë tër kohen! Jeta filloi të gumzhinte si në qytet ashtu edhe në fshat. Filluan të riparohen shtëpitë si në qytet ashtu edhe në fshat.Shifej një entuziazëm në fytyrat e nerëzve.

Riparonin kulmet e shtëpive, lyenin shtëpitë e në vend të dritareve e dyerëve u vëndoni
najlon. Ishin të lumtur se ishin në shtëpijat e tyre e në tokën e tyre.

Edhe unë si shumë familjet tjera banonim nën qiellin e kaltër deri në vjeshtën e vonë.
Shtëpinë e rinovuam pakashumë shtëpin deri në orët e vona të atyr ditëve dhe moti çditë po vinte duke u keqësuar. Filloi të fryne veri që të mërdhinte. Bora fillo të binte pa ndërpre. Malet dhe fushat u mrrolen nga moti i lig.

Njerëzit u mbullën nëpër shtpitë që i kishin pregatitur për banim pak a shumë, vetëm e vetëm ta kalonin atë dimër, por të lumtur që u rahtuan nga ai kalvar e po kalojnë një natë të qetë e të ngrohtë në shtëpinë e vet e në tokën e vet të lirë. Në fytyrat e njerëzve dhe në shpirtin e tyre edhe në gjumë liria lozte vallen e dalldisut!


SA HERË DĒGJOJ KĒNGËN
“MOJ E BUKURA MORE”

Sa herë dëgjoj kët këngë
Zemra më mbushet mallëngjim
Më kujtohet një copë e atdheut tim
Që mbet pa farën e sojit tim.

Shqiptarët të dëbuar e të masakruar
Me shpirt ndër dhëm larg atdheut
Të dëshpruar me shpinë kah atdheu
Duke marrë me vehte vetëm një grusht dheu.

O sa mall e dhimbje ndiej në shpirtin tim
Kur dëgjoj kët këngë mbushem mallëngjim
Pse gjithmonë populli im kishte qenë jetim
Mos bota i kish mëni pse ish popull trim?!


KUJTIME QË S’HARROHEN

Lufta për liri kish filluar. Celulat e UÇK-së vepronin. Vepronin deri sa Ushtria Çlirimtare
konsolidohej dita ditës. Po edhe lufta e barbarisë serbe shtohej ditë e përditë anë e kënd Kosovës. Popullsia strehohej sa andej sa këndej. Vend s’i linin kund barbarët, vetëm e vetëm për t’i dëbuar nga Kosova.

Sa ofensivat armiku i ndërmori në të gjitha anët e atdheut me krejt mllefin gjenocidal, vetëm e vetëm pse kërkonim lirinë shumë shekullote. Arsenali i gjithë barbarisë derdhej
mbi popullin e atdheun tim. Donin të bënin pastrimin etnik, por nuk ia arritën, sepse Ushtria e Kosovës bënte luftë heroike për vdekje a liri.

Populli strehohej sa andej sa këndej, sa në njërën anë sa në tjetrën anë të atdheut, vetëm e vetëm të mos e braktisin truallin e të parëve.

UÇK-ja bënte luftë heroike përballë një armiku, që ishte i armatosun gjer në dhëmb, që ishte bërë gati për një hakmarrje të madhe, duke vrarë gra, pleq e fëmijë të pafajshëm, se ishte një plan gjenocidal ndaj shqiptarëve me dekada.

Bota e diktoi këtë plan barbar ndaj Kosovës dhe u mobilizua të shpëtojë këtë popull martir, që kurrë s’i bëri askujt një të keqe dhe s’kërkoi prej askujt asgjë, vetëm ta lënë rehat në truallin e vet e në shtëpinë e vet.

Popullata e ngratë nën breshërinë e plumbave e granatave s’ kishte ç’bënte, vetëm mallkonte gjakatarin, që t’ia thyente Zoti qafën sa më shpejt këtij barbari të pa shpirt. Bota e pa këtë tmerr, pa se Kosova ishte mbush plot varre që s’patën faj, e faji tyre ishte se ishin shqiptarë dhe donin lirinë e atdheun.