Gani MEHMETAJ
1.
Falja beduinçe e mijëra myslimanëve në sheshin Gjergj Kastrioti të Tiranës, dëshmoi se kot u ndërtuan qindra xhami arabe e turke në Shqipëri. Xhamitë rrinë të zbrazëta, sheshi të frikëson. Ndërkaq, kryetari i Tiranës e bëri të pamundurën që t’ua bëjë gati sheshin beduinëve ditën e festës myslimane. Ata e promovuan dhe e përdhosën sheshin kombëtar. Mijëra litra ujë nuk ia heqin dot njollën e turpit, mund të betohemi në shenjtorët e botës, por askush nuk të beson as nuk të pranon në Bashkimin Evropian me ritualin beduin të faljes në rrugë si fise nomade, ndërsa shqiptarët kurrë nuk ishin nomadë. Zyrtarët shqiptarë morën shumë ryshfete, që të lejojnë cirkusiadën islamike në Tiranë.
Beduinët “shqiptarë” me instruktorët e financuesit e tyre arabë duhej të faleshin në rërën e shkretëtirës me devetë (gamilet) pranë e jo në sheshin kombëtar.
Është mirë që qeveria shqiptare t’ua ndërtojë një pistë falje me rërën e Saharës, diku në periferi të Tiranës, e t’ua ndërpres ndërtimin e xhamisë në kryeqytet, sepse në Shqipëri shumë shpejt xhamitë dolën jashtë përdorimit, nuk ua kanë nevojën, nuk falen në to.
Baba dovleti e arabët pos që ndërtuan qindra xhami, ushqejnë mijëra bjerrakohës që u duhen për reklamë fetare, dhanë miliarda dollarë t’ua pastrojnë trurin popullatës së pa identitet, ndërsa lanë pa bukë e pa kulm mbi krye miliona refugjatët myslimanë në Siri e Irak. Kështu vdesin refugjatët e luftës, të uritur e të përcëlluar nga dielli, që të kenë xhami shqiptarët, të cilët nuk e dinë cilës fe i takojnë.
Shqiptarët e shkretë me 1993-94 me pyesnin mua se si e ka emrin Krishti i myslimanëve, sikurse e quanin ata. Njëri nga ata, pak më i mençur, pas disa përpjekjeve mezi e shqiptonte: Muha-muham-muhamad. :p
2.
Myslimanët e babëzitur e bjerrakohësit e Dardanisë i mbushën sheshet e trotuaret, çadrat e restorantet ku shtrohej ushqimi qyl për iftaret politike, të financuara nga Turqia e Arabia Saudite dhe nga zyrtarët tonë të pafytyrë me paratë e taksapaguesve, përderisa vëllezërit e tyre myslimanë, në tokën e shenjtë të Shamit vdesin për një krodhe bukë, i mbyt koha e keqe, jetojnë si kafshën pa kulm mbi kokë. Për ta asnjë shoqatë islamike nuk shtroi iftare, as nuk u doli në ndihmë, nuk u dha para për shtëpi as për çadra. Mijëra refugjatë të tjerë mbytën në det, duke ikur nga toka e shenjt e Shamit drejt Evropës së krishterë.
Miliona myslimanë presin nga qielli. Por zoti e njeriu u treguan të pamëshirshëm ndaj tyre. Ata s’kanë bukë, as ujë, ndërsa nga tryezat e iftareve publike në Dardani hidheshin me tonelata ushqime në plehra, sepse dardanët e babëzitur s’mund ta kollofisnin gjithë atë sasi ushqimi edhe sikur të pëlcisnin. Vetëm me ushqimet që u hodhën në plehra do të shpëtonin mijëra fëmijë, gra e pleq në Siri e në Irak.
Asnjëri nga ata të rinj bjerrakohës që hëngrën iftare si të babëzitur në Pejë, Prishtinë, Dardanë e Gjilan, nuk vuanin nga uria, nuk ishin të varfër, shumica prej tyre nuk agjëronin, ndërkaq, refugjatët e tokës së shenjtë të Shamit e të Iraku janë në hallë: pa ushqime, s’kanë ujë për pije e higjienë, s’kanë ilaçe, as kulm mbi kokë. Sa mizore u treguan shoqatat islamike arabe, turke e Bashkësia Islame e Kosovës, ushqenin bjerrakohësit e Dardanisë, sepse djelmoshat e burrat fisnikë nuk ushqehen qyl, nuk ua marrin ushqimin të varfërve, ndërkaq, i vrasin refugjatët e tyre me uri. Kjo është mëshira myslimane?
Komentet janë mbyllur.