A bëri mirë Enveri, apo keq, që e ndërtoi këtë shtatore të Gjergj Kastriotit në sheshin kryesor të Tiranës, që i vuri edhe emrin e tij? Nëse bëri mirë, a duhet t’ia njohim këtë cilësi, apo ta mohojmë atë, për hir të së keqes, që bëri ai me regjimin e tij?
Arben Çokaj
Shpesh herë, njeriu si qenie subjektive bie pré e ideologjive të ndryshme dhe e percepton realitetin ashtu si i paraqitet atij nga ideologjia ku bën pjesë…
As pushtuesit e huaj e as Zogu, as katolikët e aq më pak muslimanët, nuk e vendosën këtë shtatore në Sheshin kryesor të Tiranës, që e quajtën me të njëjtin emër: Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Edhe pse me prindër ortodoksë, Gjergj Kastriotit i dolën më pas pronarë katolikët, të cilët u prekën shumë, kur shtatorja e kryetrimit shqiptar u pat mbuluar në procesioinin e muslimanëve për Bajram, në këtë shesh para disa viteve…
Ishin pra pikërisht këta katolikë, që u sakrifikuan në përballje me regjimin komunist, vetëm për të patur liri fetare, e tani, shumë shpejt u mërzitën me xhamirë dhe me festat e muslimanëve shqiptarë, që Enveri i pat ndaluar… Si duket, katolikët paskan pritur që muslimanët shqiptarë të ndërrojnë fe, dhe në vend të xhamive, të ndërtojnë kisha?! Jo, nuk besoj, por më shumë katolikët janë të mbyllur në fenë e vet…
Dihet se katolikët kanë dhënë një kontribut të pashembullt në mbrojtjen e identitetit kombëtar gjatë pushtimit osmnan, njihet edhe xhelozia e tyre ndaj tjerëve mu për këtë, nuk duan me pa shqiptar tjetër, vetëm katolikë, që bën ndonjë gjë të mirë për Shqipëinë, as Kadarenë nuk e vlerësojnë pikërisht prej kësaj ndjenje, por a munden 10-12% katolikë ta shpëtonë shoqërinë shqiptare se?! Duket se këtu e kemi edhe problemin… Ne na shpëton orientimi nacional, racional drejt dijes e prodhimit, e jo ai fetar!
Prandaj mendoj se edhe katolikët, nëse vazhdojnë me këtë histeri, për ta paraqitur veten, sikur vetëm ta vlejnë, e duke parë kontributet e të tjerëve me nihilizëm, bëjnë një gabim të madh, pasi duket se kjo histeri vjen më shumë pikërisht, nga narcizmi fetar, dhe nuk ka të bëjë fare me shërbimin ndaj kombit shqiptar…
E kuptoj edhe gjendjen e disa besimtarëve katolikë, ndjenja fetare dhe marrja me të përditë, i bën ata të ndihen më shumë fetarë se shqiptarë, prandaj edhe unë po e ngre këtë problem, edhe pse atyre ose disa prej tyre, mund të mos u vijë mirë! Por të shohim të mirën e vendit, kush bën për Shqipërinë, ai vlen, e jo vetëm ai ë flet e sidomos që ai shan, pasi gjuha prej tulit është, thotë një fjalë e vjetër dhe e dredh si të duash… Që katolikët të mos sillen si muslimanët, nëse duan të konsiderohen si më të mirë e të jenë shembull, prandaj.
Duhet me ia njoftë meritat tjetrit, pavarësisht besimit që ka, apo ideologjisë që i përket.
Marrim dy shembuj disi ekstremë dhe pyesim: Kush bëri realisht më shumë për kombin shqiptar: Gjergj Fishta apo Enver Hoxha, që e urren Giorgo kaq shumë, e kjo vlen?
Shkurt e saktë, Gjergj Fishta ishte një prift, shkrimtar e patriot i mirë e me vlera, që me veprën e tij i shërbeu kombit shqiptar. Kjo nuk mohohet. Por ai realisht, as dy gurë nuk i patroi në kohën e tij në rrugët me kalldrëme të Shkodrës, as një vijë uji nuk e hapi për atë vend.
Kurse Enver Hoxha e mori pushtetin me forcë, me lufë, ushtroi dhunë dhe bëri krime sidomos ndaj kundërshtarëve politikë, nuk i mohon kush këto, por i bëri edhe disa punë të mira, që nëse duam të jemi objektivë, duhet t’ia vlerësojmë. Rri shtrembër e fol drejtë – si i thonë. Ne duhet të kemi një perceprim real për të vërtetën, e jo të mbushemi me rrena përditë si me botoks. Dhe e vërteta është, se Enveri me regjimin e tij komunist e diktatorial bëri edhe uniersitetin e parë shqiptar, e mbushi vendin me një rrjet shkollash, më shumë se shkrimtari Ernest Koliqi, i cili ishte ministër i Arsimit në kohën e qeverisë kuislinge fashiste, e që katolikët nuk shohin asgjë të keqe në të, se ai ishte katolik, ishte i tyre dhe nuk mund ta shajnë, por rrinë duke sharë me urrejtje patologjike Enverin.
Enveri bëri rend e qetësi në Shqipëri, që sot nuk i kemi, dhe nuk rekrutoi kosovarë për partinë fashiste, si Kol Bib Mirakaj, të cilin katolikët e kanë shembull të patriotizmit (se ishte katolik), sidomos me shpëtimin e hebrejve. Enveri thau këneta si askush më parë, dhe e dyfishoi tokën prodhuese në vend, ndërtoi uzina e fabrika, rrugë e hekurudha, e bonifikoi bujqësinë dhe e shumëfishoi prodhimin bujqësor e blegtoral, pa hormone e kimikate të rrezikshme që përdoren sot, me aq sa kishte mundësi vendi në atë kohë.
Enveri bëri shtet more shokë, kishte respekt për shtretin e ligjin njeriu në kohën e tij, nuk vidhte dhe nuk korruptohej asministrata e tij si sot, etj. etj. se nuk është qëllimi me mbrojtë Enverin, por me i thënë gjërat ashtu si janë!
Sot ne nuk na duhet as Enveri e as regjimi i tij, por na duhet shteti funksional, e respekti për shtetin e për ligjin, që kemi 30 vjet dhe nuk po mund ta bëjmë!
Tani Enverin e mori koha, mund të flasim për të, por edhe mund ta injorojmë. Mirë është të mos e urrejmë shtetin shqiptar, siç po bëjmë tash 30 vjet, se rrimë duke sharë gjithë kohën, në vend që të bëjmë diçka, me idenë se po urrejmë Enverin e komunizmin. Shqipërinë duhet ta duam, për ta bërë atë, dhe t’i japim secilit hakun, me të mirat e të këqiat që ka, pra, të vlerësojmë objektivisht dhe jo me urrejtje apo emoconalisht!