PËRÇARJET IDEOLOGJIKE MES SHQIPTARËVE: JANË DISA ZHVILLIME QË NDODHIN, PAVARËSISHT NËSE I PRANOJMĒ ATO OSE JO

0
125
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

Kemi pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, kishte shqiptarë të islamizuar dhe të mësuar me pushtimin e gjatë osman, që e kundërshtuan, nuk e donin. E kishin gabim.

Kemi çlirimin e Shqipërisë me 29 nëntor 1944, që një pjesë e nacionalistëve shqiptarë, të cilët bashkëpunuan me nazi-fashizmin, nuk e donin, se pushtuesit italianë e gjermanë na bashkuan ne shqiptarëve dhe nuk e duan atë çlirim, nuk e njohin, edhe pse ai ka ndodhur. Fituesi e vē edhe datën e çlirimit, edhe pse Saliu, i ndikiar nga këto nacionalistë, donte t’i bashkonte të dyja datat, 28 dhe 29 nëntor bashkë, që të festohej vetëm një ditë, e pavarësisë, e kështu festa e çlirimit tē shuhej dalëngadalë, edhe pse ajo ekziston…

Disa zhvillime nuk janë pozitive për fatet e vendit, por ato munden me ndodhë megjithatë. Shqiptarët në atë kohë, arbërorët, ranë nën pushtimin osman, pas një rezistence heroike të Gjergj Kastriotit. Ne duhet të shohim interesin tonë nacional, në zhvillimet politike të globit, e jo të sakrifikohemi për hir të ideologjisë!

Perandoria Osmane na ndau në 4 vilajete, më pas na ndaloi me ferman të padishahut edhe gjuhën e etninë si arbërorë, si arnautë, si na quanin ata, kjo edhe për shkak tē Gjergjit, rezistencës së tij, dhe kokëdhimbjes që ai u kishte dhënë atyre. Dikush mund tē thotë se Gjergji gaboi, pse i kundërshtoi osmanët ashtu? Se ata u hakmorën më pas dhe na morën në qafë… Por Gjergji luftoi, ashtu ia mori mendja atij, i fortë ishte dhe i mposhti turqit! Atij nuk i shkonte mendja në atë kohë, se me vdekjen e tij shqiptarët do e paguanin aq keq dhe do të kalonin më shumë se 5 shekuj në errësirë nën pushtuesit osmanë.

Pra, gjërat ndodhin. Nganjëherë kanë impakt pozitiv, e nganjëherë negativ. Por ky ështē realiteti, kjo ēshtē historia jonë! Ne duhet të mësohemi t’i shohim gjërat në prizmin e interesit nacional. Por edhe në atē moment, varet se kush e vlerëson interesin.

Katolikët për dy arsye kryesisht e kundërshtuan komunizmin: 1. Se ai ishte një ideologji e gabuar, që do të sillte njē fatkeqësi kombëtare, dhe 2. Se ata ishin katolikë dhe ideologjia komuniste ishte kundër ideologjisë së tyre, kundër fesë!

Ata e bënë të tyren, kundërshtuan dhe e pësuan. Patën shpresë te fashizmi italian, përkundër pushtimit të gjatë osman, por edhe fashizmi pushtim ishte dhe në fund ra edhe ai, pavarësisht interesave tona nacionale apo reagimit tonë si shqiptarë. Ppr ajo që sot vlerësohet gabim është se duke patur ide kundërshtare me partizanët e komunistët, një pjesë e katolikëve dhe nacionalistëve shqiptarë edhe sot kanë idenë se bashkëpunimi me nazi-fashizmin ishte i justifikuar… Pra, ata nga kjo pikëpamje donin të zgjatnin pushtimin nazi-fashist të Shqipërisë, por himbën… Kështu si këta bënë më parë edhe ata që thonin: “duam babën”… Edhe sot ata nuk e pranojnë fitoren e partizanëve, koalicionit anti-fashist dhe nuk e pranojnë çlirimin e Shqipërisë! Kjo mendoj se është gabim, pasi nazi-fashizmi ishte një e keqe e madhe, ashtu si më pas komunizmi, që duhet dënuar.

Duke mbrojtur pushtimin nazi-fashist, këta nacionalistë, keq më vjen ta them, por tregohen pa tru, dhe kështu e justifikojnë relativisht shumë edhe revanshin komunist ndaj tyre. Pasi pa qenë fare komuniste, Franca, Italia e aleatët e tjerë anti-fashistë i dënuan krimet fashiste dhe bashkëpunëtorët e tyre. Dhe ne nuk kemi pse habitemi për atë pjesë, se kjo ndodhi edhe në Shqipëri, nga komunistët. Pra, duhet të ndahen gjërat me kujdes, edhe pse nuk është e lehtë, edhe pse jo gjithmonë na pëlqen kjo!

Bashkëpunimi i nacionalistëve shqiptarë me nazi-fashistët solli përfitime nacionale për shqiptarët. Deri këtu jemi ok. Por më pas, kjo nuk i justifikon krimet nazi-fashiste dhe rekrutimin e të rinjve shqiptarë si mish për top për luftën e tyre, gjë që ishte e pashmangshne! Sepse kur pranon ndihmën e dikujt, duhet edhe të japësh pjesën tënde. Për më tepër, kur ata e humbën luftën, pavarësisht nga ne, aty mbaron filmi! Ne duhet të pranojmë, se pavarësisht asaj që fashizmi bëri për ne, ai ishte një pushtim totalitar e ushtarak dhe një e keqe e madhe për njerëzimin! Pra, duhet t’i ndajmë punët!

Kështu ndodhë edhe me vlerësimin, që i bëhet regjimit komunist nē Shqipëri. Pavarësisht të këqiave që regjimi bëri, ai regjim bëri shtet, bëri universitetin e parë shqiptar më 1957, bëri rrugë, qytetet, thau këbeta e moçale e hapi toka të reja, bëri sistem shkollor, shëndetësor, bujqësor, e industrial, etj. pra, i bëri edhe disa të mira, që nuk duhet t’i harrojmë. Nga 800 mijë vetë, Shqipëria u bë me 3.3 milion banorë. Duhet një vlerësim objektiv për këto gjëra, që nuk mund tē bëhet nga njerëz që janë prekur e mbajnë anë!

Në demokraci ka ide të ndryshme. Nuk mund të thuhet se kush ka të drejtë në mënyrë absolute dhe gjërat nuk mund të ndahen me thikë. Njerëzit i bashkojnë interesat dhe njerëzit që i përkasin një grupi të caktuar ideologjik, nuk i shohin krimet që bën grupi i tyre. Pra, vlerësimi shpesh bëhet i njëanshëm e ndodh, që bëhet edhe ekstremisht, i njëanshëm. Duhet të mësohemi të jetojmë me të, me mendimin ndryshe. E shqiptarët kanë anarki mendimi, janë mësuar të sundohen e keqtrajtohen nga tjerët dhe një pjesë nuk beson se mund të bëjmë shtet ne, se nuk e respektojmë sa duhet shtetin tonë, prandaj edhe kanë nostalgji për pushtimet e huaja, muslimanët ekstremistë për turkun, për pushtuesit osmanë, që në 523 vjet pushtim nuk i ndërtoi as 5 km rrugë, por prapë këta na e mbushën vendin me xhamia shurdhuese, ndërsa katolikët ekstremistë kanë nostalgji për pushtimin fashist.

Por akademia e shkencave të Shqipërisë, në librin për historinë ka synim ta shkruajë historinë ashtu siç është, në bazë të dokumenteve, pa e zbukuruar atë ideologjikisht. E kjo është gjë e mirë. Pastaj njerëzit të bëjnë vlerësimet e tyre, në bazë të interesave.

Nëse nisemi nga interesat, edhe ato ndryshojnë. 600 vjet më parë, shqiptarët arbërorë e kundërshtuan pushtimin osman me Gjergj Kastriotin, por më pas e humbën betejën me ta, u pushtuan dhe u islamizuan. 500 vjet më vonë, shqiptarët turqelikë donin autonomi nën Turqi, dhe meqë pushtuesit osman i kishin rënë dhëmbët, dhe fuqitë europiane u kërkuan atyre të largohen nga Ballkani, shqiptarët ranë heronj duke mbrojtur Turqinë: 25 mijë në betejën e Çanakalasë, në vend që të mbronin territoret e tyre në Ballkan. Nga kjo zgjedhje mbetën të ndarë shqiptarët se nuk ditën të bashkohen dhe të krijonin shtetin e tyre si vendet fqinje, si Greqia e Serbia etj. Shqiptarët ishin tepër të kompromentuar nga islami e dashuria për Turqinë dhe kjo na penalizoi më 1878 dhe më 1912-1913.

Më pas kaluan në krahun e pushtuesve nazi-fashistë, edhe aty një përpjekje e pafat. E kështu erdhi komunizmi, dhe na mpiu totalisht, duke bërë që prapë të humbim shumē territor e njerëz, në aspektin nacional. Duhet të zëmë mend! Por ne kemi mendime aq të përkundërta, sa vështirë të biem në një mendje. “Për të ndërtuar një komb, duhet një besim i përbashkët” – thoshte Gustave Le Bon. Ne si shqiptarë as në fe e as në besimin tonë nacional, nuk kemi një besim të përbashkët. Jemi tepër të hallakatur. Prandaj e kemi të vështirë. Por duhet pranuar se në 600 vjetët e fundit nuk kemi qenë kurrë më mirë se sot! Duhet të rrimë këtu ku jemi, në këtë kurs dhe ta ndërtojmë të mirën tonë të përbashkët me punë, me qetësi e durim, me kontribute, e jo vetëm duke sharë!