Përballë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut

0
362
Struga

Entuziazmi (politik)i përfaqësuesve të BDI-së për deputetë dhe të pushtetit lokal, e harrun gjuhën shqipe “zyrtare” dhe urojnë në maqedonisht(!)

Ramis Merko është kryetar i komunës së Strugës, tashti në mandatin e dytë. Edhe në politikë dhe në fushën “shkencore” ka arritur rezultate kolosale dhe e ka zënë pikën e duhur, që, të ecë përpara me xhepat plotë e sa i përket qytetarëve të tij në Strugë nuk i bëhet vonë(sic!).

Me rastin e zgjedhjeve parlamentare ku BDI-ja partia e tij mezi që ecën (sic!) i fitoj siç po thonë në dasmën e Kërçovës me daulle e fishekzare nja 12 deputetë me rrogë në Shkup me një përfaqësim të shqiptarëve (pakicë dhe jo shtetformues-sipas Kushtetutës)!

Ramis Merko sot ishte shumë i me disponim të entuziazmit politik dhe duke lënë në koshin e kohës gjuhën e lashtë amtare të tij, gjuhën shqipe, kryetar i Strugës ia grahi në gjuhën maqedonishte përgëzimin për “fitoren e BDI-së”, si thotë fjala e popullit (trashtë e surlës) iu drejtua opinionit në gjuhëne vetme zyrtare në maqedonishte:

“Da zivee nasata drzava Makedonija…!”

E kjo është besnikëria e Ramis Merkos dhe të partisë së tij (BDI)ndaj shtetit, që, nuk e di a janë në dijeni se shqiptarët në përmasën e shkallës kombëtare dhe demokratike janë pakicë dhe jo shtetformues), prandaj paraqitja e tij në gjuhën maqedonishte e jo në gjuhën shqipe të tij për “përgëzimet e fitorës për shqiptarët” në këto hapësira etnike, tregon se sa kjo parti politike shqiptare për këto vite ka “bërë shumë” në avancimin e barazisë kombëtare të shqiptarëve që mos të mbesin në paragrafet e mbyllura të Kushtetutës së këtij vendi veçse pakicë dhe jo shtetformues!

Po të kishim elekoratin shqiptar të votës së lirë,në parim qysh syt do të shkarkohej Ramis Merko nga detyra e kryetarit të komunës së Strugës për tradhëti dhe skandal ndaj popullit të tij shqiptar, duke e lënë gjuhën një më të vjetrat në Evropë, gjuhën shqipe në kantën e përllogut dhe duke përgëzuar vetëm në gjuhën tjetër dhe e vetmja zyrtare (maqedonishtja) në shtetin e Maqedonisë së Veriut!

Ramis Merko, kështu ruhet dhe mbrohet çështja kombëtare shqiptare me kthimin e shpinës vetëm kah fryejnë erërat e pushtetit e të shtetit maqedonas…!

Çikago, korrik të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]