Në vend të lajmit
Nuk është hera e parë që “partia e koalicionit” (BDI) e Ali Ahmetit me seli në Tetovë dhe jo në Shkup(sic!) po trumbeton për “politikë të urtë e të butë”, ndaj shtetit të Maqedonisë.
Saherë që kërkohet nga subjektet tjerë polittikë (shqiptarë), në hapësirën etnike dhe në tokën e vet në Maqedoni, ky subjekte politik i trajnuar (vetëm) sa për koalicione me partitë politike sllavo-maqedonase, del nga nëntoka me zërin e saj të belbëzimeve “politike”, se kjo dhe ajo çështje (shqiptare) është “zgjidhur” me kohë dhe Marrëveshja e Ohrit na qenkash “mbyllur”, qysh në vitin 2001, veçsa pati filluar të realizohet në “institucionet e shtetit maqedonas” (sic!).
Kështu trumbeton njeriu i dytë i koalicionit me partinë e Zaevit në Shkup, Bujar Osmani, që tashti jemi mësuar të dëgjojmë këtë shqiptar “politik” me kurriz të thyer para pushtetit maqedonas, kur e kur, të ruaj pozicionin e vet të njeriut të dytë dhe në punët ashti si i thotë shteti e pushteti i koalicionit sa për një rrogë të majme, që e ka harruar çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni(sic!).
Zotni zv.ministër Bujar Osmani, çfarë do të bëhet me popullin tuaj (shqiptar) në Maqedoni kur kanë nisur ndryshimet e Kushtetutës për ndryshimin e emrit (Maqedonia Veriore), sipas procesverbalit dhe në “dritën”e Marrëveshjes së Prespës…?!
E kohës shqiptare në Maqedoni, ku na mbeti Marrëveshja e Ohrit, kush po e fsheh dhe çfarë u bë me këtë dokument politiko-juridik ndërkombëtar për çështjen e këtij vendi me një të ardhme të brishtë, ndonëse popullo shqiptar me një përbërje mbi 40% po anashkalohet, po denigrohet në pozitën e pakicës dhe jo shtetformues.
Zotni zv. ministër Bujar Osmani, karrigën poltike në qeberinë e Zaevit e keni të përkohshme, ndërsa populli shqiptar etnik dhe në tokën e vet në Maqedoni do të jetë përgjithmonë edhe pa koalickionet e BDI-së!
Çikago, 31 tetor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]