Gani Mehmeti
Kur në Kosovë vijnë vizitorë shtetërorë të shteteve të ndryshme, më ka rënë në sy që dikush i shoqëron ata deri sa mbarojnë vizitat, ku do që shkojnë e që marrin pjesë.
Me gjasë, ky është në protokollin e shtetit, për çka është krejt në rregull.
Mirëpo, kjo nuk vlen në Kosovë për zyrtarët serbë që vizitojnë Kosovën. Vallë, a nuk do të duhej të shoqëroheshin me dikë nga zyrtarët e shtetit të Kosovës këta “vizitorë” dhe të kenë të përpiluar qëllimin e vendvizitat, çka do që ata kanë për qëllim? A nuk do duhej të shoqërohen me zyrtarët e shtetit të Kosovës, varësisht nga niveli e rangu i zyrtarëve të vizitorëve, të jenë edhe shoqëruesit tanë me ta, sipas nivelit të vizitorit. Dhe, krejt kjo, a nuk do të duhej të shoqëroheshin e të përkujdeseshin për këta “vizitorë” policia e Kosovës?
Kjo do duhej të bëhej pa asnjë lëshim, madje duke qenë shumë të kujdesshëm në përcjelljen e çdo gjëje, të çdo lëvizjeje, të çdo fjale e veprimi të këtyre “vizitorëve” që nuk vijnë për qëllime të mira në Kosovë. Dhe, po sa të shkelej ai protokolli shtetëror, duke qenë edhe në përcjellje të policisë së Kosovës në mbarë Kosovën, do duhej të largohej menjëherë nga shteti, duke e përjashtuar, jo ta arrestosh. Mysafiri nuk arrestohet, por duhet të largohet kur ai në një moment tregohet i papërshtatshëm.
Dhe, duke u dhënë leje këtyre “vizitorëve” me kushte se ata do të shoqëroheshin me dikë nga rangu i vizitorit prej shtetit të Kosovës dhe prej policisë së Kosovës, ata ose nuk do të vinin, ose edhe kur do të vinin, do të silleshin më ndryshe, duke mos i lënë tërësisht vetëm në duar të serbëve të Kosovës.
Shkurt, fjalën e kam për këtë farë Petar Petkoviqin drejtor i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në qeverinë e Serbisë për vizitën e tij në Skenderaj, që më 7 dhjetor 2020 paska vizituar Manastirin e Bajës në Skënderaj!
Si është e mundur që ai të ladrojë kah të dojë, pa u shoqëruar nga ndonjë zyratar i lartë i Kosovës!?
Si është e mundur të mos informohet kryetari i Komunës së Skënderajt për “vizitorin” që është dashur ta përcjellë ai ose nga një zyrtari i Kosovës?
Këto sjellje të shtetit të Kosovës, vetvetiu e mohojnë se Kosova është shtet! Nuk shkon kështu. Do duhej t’i tregohej Serbisë, se pa përcjelljen e zyrtarit homolog të Kosovës, nuk mund ta vizitojë Kosovën askush nga zyrtarët serbë.
Mosinformimi i kryetarit të komunës së Skënderajt, është një shkelje e rëndë nga zyrtarët e Kosovës!
Ju lutem, deri sa ne nuk tregohemi si shtetar, kush do duhej të na tregonte këtë.
Është mirë që në të gjithë Kosovën, edhe në Leposaviq, edhe në Zubin Potok, edhe në Mitrovicën e Veriut e në çdo komunë që hyjnë zyrtarë serbë, të shoqërohen nga zyrtarë të Kosovës dhe nga policia e Kosovës.
Për këtë do duhej njoftuar edhe të gjithë ata që duan të vizitojnë Kosovën nga Serbia.
Për këtë Petkoviqin nuk ka homolog në Kosovë, pse ne nuk e kemi një zyrtar të tillë, por kemi mjaft ministra dhe zëvendësministra të Ministrive të ndryshme përkatëse, që do duhej ta shoqëronin këtë “zyrtarin” serb.
O, nuk mbahet shteti duke menduare se si t’ia shkoqi një copë për vete, por se si ta areganizojmë atë në mënyrën më të mirë. Për këtë do duhej të jipte llogari dikush nga kompetentët në shtetin – Shtet, nisur nga Ministgria e Punëve të Jashtme dhe asaj të Punëve të Brendshme!
Ka dallim ndermjet vizitave miqesore dhe atyre armiqesore …
Ata qe priten nga zyrtaret e Kosoves zakonisht jane miqesor… ndersa nga Shkavellistani deri sot ka pase shum pak vizita miqesore… vetem Natasha Kandiq ka ardhe ne vizite miqesore prej Shkavellistani…
Komentet janë mbyllur.