PËR TY, SHQIPËRI!

0
802
Shqipëria etnike

Zymer Mehani

Kokën e mbështes në tëndin kraharor
Se Ti ekziston veç për etjen tonë
Të këtillë, të dua, ashtu siç je, atdhe
Je për ne gjithçka, i shenjtë e i shtrenjtë
Për të tjerët je grackë, lak por edhe varr
Për bijtë tu gjithmonë je ar e thesar
Ti, atdhe i dashur, si marsi di të zemërohesh
Të tundesh, të shkundesh dhe të rebelohesh
Dhe mu sikur prilli di të jesh i butë
I qetë, krejt i qetë, di t’jesh shumë i urtë
Emri yt, atdhe n’zemër m’ pranveron
Dashuria për ty- më i madh’ pasion
Drejt së ardhmes prore sigurt të hapërosh
Me punë dhe suksese gjithmonë të lulëzosh
Për armiqtë çdoherë prozhmë idhtësie
E për atdhetarët duf dashurie
Për të huajin prore si vrushkull pelini
Grushti yt i rëndë sa vetë rruzullimi
Prore i fuqishëm të hidhesh në lartësi
I njohur gjithmonë për qëndresë, trimëri
Dhe për hove drejt synimesh t’larta
Fjalë dhe besë e jote prore mbetën t’arta
Atdhe, o atdhe- dashuri e pafikur
Për ty është nder të mbetesh i madh
Për një ideal- për Bashkim Kombëtar
Për tënden liri, për ty, Shqipëri !