Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Nuk ka njeri i cili i nuk ka derte të mëdha dhe të vogla të cilat lidhën më jetën. Ka të tillë të cilët brengat e jetës i fshehin apo edhe i qesin pas shpinës. Zoti edhe e ka falë njeriun si çënje që të ketë brenga për jetën, të planifikon familje, të kujdesët për fëmijët… Me analizën e njeriut si çënje dhe së çka buron nga kjo çënje, është më shumë lëmi e filozofëve të ndryshem. Brengat për diçka të caktuar apo përgjithësisht burojnë nga qendrimi ynë për një çështje. Ekzitojnë disa premisa nga të cilët nisemi siq janë; përgjegjësia, ndijesia karshi problemit të cakuar, dashuria, patriotizmi, gjendja e pa sigurisë dhe vetëknaqësia më gjendjen ekzisuese.
Përceptimet e njeriut sigurisht së nuk ndalën vetëm më kaq, ato rritën krahas zhvillimit të mirëqenjës, rritën krahas zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë. Së sa jemi këmbngulës që t’i përballojmë të gjithë problemet të cilat na i sjellë jeta, shumë mvaret nga përsonaliteti ynë. Nese një njeri mbartë në vete përgjegjësinë për një punë, interesimin, dashurinë sigurisht së do t’i realizon edhe synimet. Asgjë nuk realizohet pa veprim konkret, ajo mbetet një dëshirë e jona e pa realizuar. Ndijësia e gëzimit apo e hidherimit programohet nga mendja dhe trupi ynë.
Lufta e mbrendshme e cila zhvillohet për të përballuar të keqen edhe mund të fitohet falë këmb ngulesisë tonë. Deprimimi pas secilës së keqe në rrugëtimin tonë jetësor është gjë fataliste. Fataliteti shprehet më shumë të njerëzit që janë labil, të njerëzit të cilët nuk dinë të marrin vendime në kohë dhe hapësirë të caktuar. Njeriu i cili brengoset shumë për një punë apo për probleme shëndetësore edhe shprehet labiliteti tek ai. Kjo e vështirëson punën në përballimin e një pune apo përballimit të çfardo vështërsie në jetë.
Të menduarit pozitiv sigurisht së njeriut i ndihmon shumë në mënyrën e përceptimit të jetës dhe të përballamit të sfidave jetësore. Ata të cilët janë të predisponuar për negativitete më shumë së për pozitivitete sigurisht së bien në pozita të vështira jetësore. Njerëzit emotiv në secilin plan kan më shumë vështirësi në përballimin e problemeve. Njerëzit si çënje e përkryer edhe janë shumë emotiv. Në disa gjera të jetës njeriu ka më shumë ndikim dhe i tejkalon më lehtë. Disa gjëra ose të pa priturat sigurisht së kan ndikimin e vet shumë më të madh në jo stabilitetin e njeriut.
Njeriu e përcepton mirë së cila është e mira dhe e cila keqja e kësaj bote. E mira apo gëzimi menagjohet shumë më lehtë së sa e keqja apo hidherimi. Nëse dëshirojmë më shumë para, shëndet, pozitë të lartë shoqërore sigurisht së shpejt edhe do të zhgenjehemi duke u bërë të pa lumtur. Nese deshirojmë që më shpejt të largohemi nga varfëria, sëmundjet do të jetojmë gjithnjë në ethe për të nesermën, nuk do të jemi të lumtur. Të gjithë jetojmë në një menyrë apo tjeter në pritje së qka do të në sjellë jeta.
Të gjitha problemet e kësaj bote mund të tejkalohen kur jemi ne gjendje të ballafaqohemi me to, e jo duke iu shmangur atyre. Sipas shumë filozofëve nese njeriu është këmbngulës edhe iarrinë synimet jetësore, në një profesion të caktuar. Nese njeriu është këmbngulës arrin të bëhët actor apo krijues i madh, edhe do të arrinë synimin e dëshiruar, natyrisht më punë të madhe. Për t’i realizuar fitorët në jetë duhet mësuar edhe të humbasim. Çdo telashe të cilën e kemi është rast i mire për mësim.
Është rast i mirë në përballimin e telasheve të tjera. Kur njeriu është në vështirësi të mëdha duhet të ketë vullnet që këto vështirësi edhe të kapërcehen. Kjo botë është e mbushur më njerëz të pacipë, dhe ne duhet të përgatitemi në staza të gjatë t’i luftojmë ata. Kur e kryejmë një punë mbrapsht të them ashtu edhe e kemi ndjenjën e fajësisë. Por, edhe kur të tjerët bëjnë punë të mbrapshta karshi shtetit, duhet t’i prêt denoncimi i popullit. Këto elita politike e kan ngushtuar shumë fushëveprimin e njeriut tonë. Politika në Kosovë po lidhet më punën, po lidhet edhe më mirëqenje të përgjithshme. Kjo rënje e standardit jetësor nga plaçkitjet, e kanë rrënuar moralin, e kan ulur shumë vullnetin për jetë të njeriut të këtij nënqielli.
Pas secilës rënje të shprehem ashtu duhet të pason ngritja e fuqishme që këta oligarkë politico – financiar tu futet frika në palcë. Mos të pranohet logjika e kapitulimit siq e kemi aktualisht. Të gjithë duhet të pytemi “Ku i moren këta hardalla politikë gjithë këtë pasuri”? Sigurisht së më paga jo. Të rritet vetëdijesimi që secili keqpërdorues i pronës së përgjithshme të dënohet nga organet tona të drejtësisë.
Kemi luftuar kundër të gjitha pa drejtësive historike të armiqëve tanë shekullor, e të dorezohemi para do halabakëve politikë, kjo nuk justifikohet. Nese tregohemi të pa kujdeshem rregullisht siq po tregohemi, punët e liga të këtij pushteti do të na godasin edhe më fortë. Kur blihet paqja dhe mirëqenja, zhgenjimi është i madh. Liria dhe pavarësia është e arritur e përgjithshme. Pa kujdesia dhe neglizhenca po në bëjnë humbës të medhenj.
Të gjëjme derë që të dalim nga ky burg pushtetarë. Të gjejmë gëzimin dhe rizgjimin tonë kombëtar. Fitorja arrihet më mendje të shëndosh. Të fitojmë luftën e civilizimit karshi njerëzve më mendësi të sheklullit të kaluar. Nese në vazhdimësi lirohemi nga të gjitha negativitetet tona, do të liriohemi edhe nga keqbërësit politik, të cilët e kan vërshuar skenën politike dhe pushtetin e Kosovës. Nuk po është vështirë tashmë të dallojmë, së cila është e mira dhe cila është e keqja e kësaj bote…