PËR TË BËRË SHTET, DUHET TË KEMI KARAKTER, PËRVEÇ DIJES…

0
545
Kosova - pavarësi - flamur
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Gustave Le Bon thoshte se “për të bërë shtet, nuk mjafton vetëm dija, duhet me pasë edhe karakter” njeriu, lideri, e këtë duket se na e ka shembë turku me pushtimin e gjatë e rrethanat e tjera… Ky popull jemi, e këto arrritje kemi… Karakteri vjen duke u formuar në një shoqëri, kur ajo me kalimin e kohës tregon qëndrueshmëri për disa gjëra, që asaj i intertesojnë… në një farë mënyre, dije e shtresizuar në kohë…

Përveç politikanëve pa karakter, ne po vëmë re shpesh njerëz publikë e gazetarë, që edhe ata nuk kanë qëndrueshmëri për interesat shqiptare, pra nuk tregojnë se kanë karakter, e aq më pak karakter shtet-formues. Arbana Xharra, Xhemal Ahmeti e Berat Buzhala, etj. janë ndër gazetarët e njohur, që dalin publikisht me idenë se janë edhe patriota e nacionaista, apo edhe europianë e perëndimorë, por edhe ata, pse kanë dije, po tregojnë në fakt me qëndrimet e tyre, se nuk kanë karakter shtetformues. Ata po tregojnë se e falin edhe Kosovën copë-copë, ndërsa shesim patriotizëm dhe europiaizëm, e siomos, amerikanizëm… Pse nuk sillen pra si amerikanët, që nuk i lëshojnë interesat e tyre?!

Pra, ne nuk kemi problem vetëm me politikanët, të cilët janë edhe ata pjesë e popullit tonë dhe na kanë shitë historikisht me pjesë, ose na i kanë shitë interesat. I kemi edhe intelektualët e gazetarët ashtu. E kemi popullin ashtu… E kur një njeri publik bën gam-gam për patriotizëm, por nuk mban qëndrime të tilla stabile e të qëndrueshme, mund të quhet edhe llapaqen. Kalinë që leh, e nuk të ha.

Ndryshe nga garnitura e Hashimave e Kadrive, apo Mustafave, shikoni emrat, janë të gjithë turq, Albini po tregon se ka karakter por edhe dije. Tani a mundet Albini vetëm ta bëjë Kosovën? Jo, nuk besoj. Sepse këta politikanët pa karakter, intelektualët shqiptarë e gazetarët, janë numër më i madh dhe do e lënë edhe Albinin në baltë, në emër gjoja të amerikanizmit, por në fakt, në emër të servilizimit dhe komplekseve të fuqishme të inferioritetit dhe mungesës së karakterit… Sa e mori pushtetin Albini, Hashimat & co. filuan sulmet ndaj tij, me ose pa fakte, dhe e paraqitën atë edhe para Grenell e amerikanëve, sikur Albini është njeri i pa marrun vesh

Prandaj thonë se e zeza e shqiptarit është shqiptari – e për këtë kemi pra, llapaqenët – njerëzit me llapë të madhe, e pa qëndrime stabile. Në vend që politikanët e Kosovës të mblidhen e të bien dakord se çfarë duan, si u tha edhe Trump në letrën e parë të tij, ata me pak presion e dhanë edhe Çakorrin… Kështu keni për të parë, se ata po nuk i thirrën mendjes, do e japin edhe veriun e Kosovës… se i dominon “barku arab”.

I ka ndërpre Amerika ndihmat e MCC për Kosovën, ose me heqë taksën me Serbinë. E bëri Ramushi me taksën në fakt, faktor Serbinë. Pra, ia futi vetes – në vend që të vinte vetullat, ai po len edhe sytë. Se e nxorri Kosovën si shtet që nuk ha arsye, që nuk ha pykë, dhe e vetë-izoloi vendin. (Kjo është e mirë për Corona-virusin vetëm…). Kur tregohesh i fortë, duhet edhe me qenë i fortë! Prandaj maten forcat, edhe në politikë. Kështu që kur e di se nuk je i fortë, të ndihmon më shumë të jesh taktik.

Dhe tani shiko suflertët e distancës, Arbanën, Xhemalin, Beratin, etj. që të grijnë me llafe e me teori konspirative etj., “a bëhet luftë more me Amrerikën që na çliroi?“, etj. etj. Jo nuk bëhet, edhe kur ke të drejtë, nuk bëhet. Por duhet me ia sqarua Amerikës mirë situatën dhe me kërkua ndihmë prej tyre, se i kemi aleatët më të mirë. Kështu që varet suksesi edhe tek mënyra se si ia shtron problemin amerikanëve, varet te qëndrueshmëria e një populli, për të arritur një qëllim të caktuar.

Duke qenë se kemi shumë Hashima, Kadria, Mustafa, e Arbana e Xhemala e Berata, kemi krijuar edhe përshtypjen te amerikanët, se me pak presion shqiptarët lëshojnë… I rreh shuplaka… – siç i pati thënë Millosheviq një diplomati amerikan… Dhe administrata amerikane ka krijuar përshtypjen se në Kosovë gjen njertëz më lehtë për t’u marrëvesh, se në Serbi… Kështu po dalim pak nga pak, sikur ne i kemi more borxh Serbisë, e jo ata ne?! A e keni dëgjuar Vuçiqin tek thotë: Ne nuk e njohim Kosovën, pa marrë edhe ne diçka… (?!) E Ramushi e zgjidhi këtë situatë në mënyrën e tij folklotike me taksën, sikur Serbia nuk po mund jetonte pa treguasn e Kosovës… Kështu e kuptoi Ramushi situatën…

Duhet kuptuar se Trump nuk merr para. Prandaj nëse tjerët marrin para, siç po e akuzojnë gazetat psh. Grenell-in, etj. atëherë duhet vepruar kështu, për ta shpëtuar Kosovën, se ndoshta Serbia po shikon me ble interesa e influenca dhe po jep para, ose ka dhënë gjatë gjithë kohës – se ka para më shumë se Kosova. Duhet që e gjithë politika kosovare me qenë bashkë, të dalin me një qëndrim, por jo rreth Hashimit, se ai ka tregua se është labil, gjarpër, që ta dredh e të shet lirë, por rreth Albinit, se ka tregua që është shqiptar më i mirë dhe më i drejtë se këta tjerët, deri tani!

Se Serbia shikon me ble edhe politikanë edhe gazetarë shqiptarë, të cilët rrahin gjokin për patriotizëm, por në fakt janë të shitur. E si i njohim ne ata? Te qëndrimet që ata mbajnë! Me ose pa para, ata të shesin… E ne nuk duhet t’i lëmë! Për mendimin tim, Kosova duhet të ruajë territorin e saj, përndryshe hapet kutia e Pandorës në Ballkan dhe dreqi nuk e merr vesh. Kjo duhet t’u bëhet e qartë edhe amerikanëve!