Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Për njerëzit e politikës në Kosovë duket së nuk po vlejnë ligjet dhe normat morale. Shoqëria ka të drejtë nga funksionaret e lartë të kërkoj që të japin llogari për punën dhe qendrimet e tyre. Llogaridhënja rrjedhë nga ligjet dhe nga përgjegjësia dhe normat morale të cilët në vendin tonë nuk po respektohen. Është njerëzore që gjatë punës edhe të gabohet. Përsoni public të cilit i ka mbetur të etika, nuk do të pres të veprojë dora e ligjit, por nese gabon do të japë dorëheqje nga posti.
Kështu ai tregon së është njerëzore të gabohet, por që përgjëegjesia duhet të funksionon në secilën shoqëri demokratike.Kur vepron paftyrësia atëherë duhet të veprojnë mekanizmat për shkarkimin e secilit pa marrë parash postin të cilin e ushtron. Me e keqja e gjithë kësaj është së politikanet të cilët gjendën lartë në strukturat shtetërore po punojnë fshehurazi, po veprojnë jashtë kompetencave të cilat janë të lejushme më ligje te caktuara. Kemi pasur shumë afera korruptive dhe të krimit të organizuar të cilat nuk kan përfunduar në mënyrë meritore, së organet e drejtësisë po punojnë shumë në menyrë selective. Kjo tregon gjithashtu së nuk po respektohet rendi shoqëror dhe nuk po respektohet as kushtetuta e vendit.
Drejtësia po ka të meta të madha edhe në rastët më të thjeshta, e kur bëhët fjalë për rastet e rënda ato p o presin më vite që të përfundohen. Kur gjerat qendrojnë kështu, ateherë funksionarët e lartë të shtetit nuk e kan ndjenjën e fajësisë dhe po veprojnë lirshem pa frikë së do të ndeshën më ligjin. Të gjitha të keqijat të cilat po i bëjnë karshi shtetit udhëheqësit tanë shpejt po bien në harresë.Shumë njerëz u vranë pas luftës për motive të ndryshme, dhe shumë nga keto raste pak e pan dritën e diellit. Këto lëndë tashmë i ka mbuluar pluhuri i harresës. Aferat e njerëzve të politikës nuk po ndëshkohen.
Edhe nese po ndëshkohen po ndëshkohen me largimin e tyre nga posti, por jo për shumë kohë. Ata po kthehen në postet e larta pushtetare më ndihmen e njerëzve të fuqishem të cilët që shumë kohë janë bërë alfa dhe omega. Gjithëqka po relativizohet në këtë shtet sikur mos të kishte ndodhë ama bash asgjë. Të gjithë ata të cilët po e marrin pushtetin, po lëvderohen së kan punuar më mirë së pushtetet e kaluara. Kjo është paftyrësia, mos përgjegjësia dhe mungesa e moralit politikë të kësaj kaste politike. Secili po punon që ti forcojë radhët e veta partiake e pastaj edhe pushtetare edhe pse nuk e kan dhënë provimin për të mirë.
Secila garniturë pushtetare e cila po vjen në pushtet është duke u treguar më e dobët së tjera në shtetndërtim dhe mirëqenje. Agresiviteti i tyre politikë tashmë i ka kaluar të gjitha parametrat e normalës. Demokracia më shumë ka mbetur nocion apstrakt. Nga këto të meta jemi duke pësuar shumë si shoqëri dhe si shtet. Të gjithë po i mbrojnë pozicionet e tyre politike edhe pse ato pozicione janë duke e dëmtuar rëndë vendin politikisht dhe ekonomikisht. Kjo mos përgjegjësi e udhëheqjeve të shtetit është duke vazhduar më trend të pandalshem. Mos përgjegjësia ka përfshi deri diku edhe opozitën, e cila bukur shumë po sillët si pozita.Është duke ardhë në shprehje antisitemi, si kundërvënje sistemit, i cili rregullon nje rend shoqëror.
Këto anomali te antisistemit do të duhej të eleminoheshin nese dëshirojmë që proceset të marrin kahje pozitive. Vizionet apo pa vizionet e këtyre njerëzve të politikës janë duke na dërguar në ferr, nuk janë duke korresponduar më vizionet e popullit të Kosovës. Ne sisteme gjithëqka funksionon ashtu si duhet, përkundër antisistemit. Politikanët në vendet më përgjëgjësi nuk po përgjegjën për veprimet e tyre të dëmshme. Po e lidhin fatin e tyre në politikë më fatin e popullit që nuk përkon fare më realitetin.
Po thurin intriga të ndryshme më qëllim që ta mjegullojnë sa të jetë e mundshme situatën e keqe politike dhe ate ekonomie sociale. Këta po tregojnë së nuk janë më shumë së amatera në politikëbërje, dhe lakmitarë të përfitimeve të te mirave materjale. Njeriu i ynë është duke humbur gjithnjë e më shumë lirinë përsonale dhe dinjitetin…