PËR NJË KONCEPT TË RI EKONOMIK, ATË TË EKONOMISË SË LIRË TË TREGUT…

0
441
OSHEE

Arben Çokaj

(dhe jo shtet të hajnave, të korruptuarve dhe të dyqanxhive!)

Në fakt, në Shqipëri kemi një kokteil të mbrapshtë konceptesh, një përzierje irracionale të disa koncepteve të sheikllëkut, turqeliko-islamike me ato komuniste. Duhet një sistem mendimi racional, ku ekonomia mbështetet mbi koncepte të funksionalitetit ekonomik, zhvillim e avancim të pronës dhe investimeve private, në 60-80% e ekonomisë, dhe shteti si rregullator, që vjelë taksat nga ato… Ndryshe nuk kemi sukses.

Përderisa ekonomia jonë tash 27 vjet është krijuar në këtë mënyrë, ku shtetarët marrin para borxh për këtë popull dhe nuk i investojnë si duhet, por mbushin xhepat e tyre, dhe ku paratë dhe ekonomia efektive e shqiptarëve është kapur peng nga politika, e del me humbje si OSHEE apo ARMO, ky është treguesi më i qartë, se zhvillim ekonomik të suksesshëm tek ne, kështu nuk mund të kemi. Që shteti të jetë i pasur, paratë duhet të jenë në duart e firmave dhe kompanive private, në duart e popullit, e jo të politikanëve.