Për nacionalizmin e munguar Shqiptar

0
611
Protesta në Athinë për Maqedonië

Bajram Kabashi

Për nacionalizmin e munguar Shqiptar, për protestat fanatike partiake, për faljen e tokës e të detit; për Greqinë dhe protestat e saj për Maqedoninë dhe për xhamiizimin dhe “cështjen Muslimane” të Shqipfolësve!

Pasi një historian i Turqisë e kishte fyer historinë e popullit Shqiptar dhe kryeheroin e kombit në Lezhë, para dy vitesh së bashku me Bardh Nëngurrën , që e kishte vënë plisin e bardhë në kokë, “e prishëm pushimin” në Kosovë dhe shkuam që të protestonim mu tek vendi ku pretendohet që ka qenë i varrosur kryeheroi i kombit, Gjergj Kastrioti. Në Lezhë kishin ardhur edhe disa të tjerë nga Kosova si dhe një mërgimtar tjetër shqiptar nga Drammeni i Norvegjisë, që edhe ai e kishte “prishur” pushimin në Ulqin , për të qenë i pranishëm aty. Së bashku me organizatorin Paulin Z. Zefi, ishim dikund nja 20 veta?!!…

Fakt i trishueshëm, a?
Personalisht u rrënqetha kur vërejta që ishim aq pak që kishim vendosur të protestonim publikisht për fyerjen e kryetrimit dhe të historisë së vendit tonë, nga një historian i një vendi ende anmik për ne.
Radio-Televizionet Shqiptare kësaj ngjarje simbolike i dhanë jehonën e duhur, duke i dhënë protestës sonë mesazhin e duhur publik për Shqiptarët.
Megjithatë, dua të dal diku tjetër…

Ka pothuaj 30 vite në Shqipëri e të thuash 20 vite në Kosovë, që tek ne nuk protestohet për AtMëmëdheun tonë, për parandalimin e të këqijave ndaj tij. Për popullin tonë të mjeruar dhe pa propagandën e mirëfilltë kombëtare (qoftë edhe minimale), nuk është kurrë aktuale të protestosh për asnjë kanosje që i bëhet AtMëmëdheut tonë nga brenda apo nga jashtë!

janë organizuar protesta të shumta për arrestimin e ndonjë “kali” dykëmbësh; të VV kundër PDK apo anasjelltas; pastaj të PS kundër PD, por jo gjë tjetër! Të gjitha protestave u vije era e mykut dhe helmit të mospajtimit partiak, ku protestues sot dalin edhe Sali Berisha e Lulzim Basha në krye (!), ndërsa dje krerët e socialistëve. Por jo protesta popullore, jo protesta të atij populli që përditë i shkelet dinjiteti dhe i mohohen të drejtat legjitime.

Këtu, sidoqoftë, janë disa përjashtime. Në të vërtetë “KOASH” me Janullatosin në krye në Shqipëri është munduar dhe atë jo pa suksese që tek shqiptarët atje të krijoj ndjenjën e indiferencës kombëtare shqiptare, që automatikisht do të thotë ndërgjegjësim perfid panhelen. E tek bashkësitë islame të “Arnautllukut” gjendja është edhe më alarmante e më tragjike për popullin shqiptar, pasi Islami i ka ndezur dritat pothuaj të shuara të rrugës së dikurshme të asimilimit të shqiptarëve në musliman-turq… Ato drita kobi janë ndezuar prej “xhamive tona” të mbikqyrura, ndërtuara e meremetuara nga Qeveria e Turqisë së Erdoganit. Janë zgjuar ndjenjat qyqare që i mendonim se janë të shuara të së ashtuquajturës krenari panturke-islamike sa që, së paku publikisht, panislamizmi i ndotshëm po del të jetë i vetmi nacionalizëm me qëllime të huja që vepron brenda popullit tonë.
O Tempora, o Mores!


Loading…


E nacionalizmi Shqiptar, megjithëse në venditn e vet, nuk është askund!
Kurrë deri tash nuk u protestue për pjesën veriore të vendit pa shtytje partiake; kurrë nuk u protestue për 2000 hektarë tokë që iu dhanë Maqedonisë në Debellde; kurrë nuk u protestue jopartiakisht e me vendosmëri për kufirin e padrejtë me Malin e Zi, as për islamizimin e kombit e as për kurrgja të mirë e të mbarë.

Siç nuk po protestohet, ashtu siç na takon si popull, ndaj dyshimeve për faljen e detit Greqisë.
Në të vërtetë, në Shqiptari e vetmja protestë që është bërë për ta mbrojtur një “të drejtë”, – “të drejtën për Shami”, ka qenë protesta antishqiptare Muslimane në Prishtinë e para shumë viteve, ku qenë mbledhur mbi 2000 protestues panislamik të frymës së BIK-ut që punon për interesat e Turqisë dhe botës arabe-islamike e sllave, që pastaj vajti në luftën civile të Sirisë e Irakut, duke u përziar në cështjet e brendshme të popujve të atjeshëm.
Pastaj, themi: Ja se si protestojnë grekët (sigurisht shumica arvanitas “të bluar” në mullirin e panhelenizmit) për t’i mbrojtur “interesat e tyre” në Maqedoni, në atë Maqedoni që sigurisht nuk jetojnë as 100 grekë?!!

Pse të mos protestojnë, kur ata dijnë dhe munden?!
Kur populli Shqiptar i atyshëm është shndërruar në një minoritet të padomethënshëm, aniqë në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Maqedonisë merr pjesë të thuash me 40 për qind të popullatës.

“Populli shqiptar” i atyshëm është i preokupuar me “çështjen e islamit” dhe krenohet me Turqinë,shkatërrimtaren e madhe të cdo interesi të tij.
Kaqe për vdekjen (për së gjalli) Sot e të gjithë e dijmë, ashtu sikurse une se si protestohej në Kosovën e paraluftës Shqiptarisht, me dinjitet e krenari të madhe Shqiptari e Shqiptareje ndaj pushtimit të egër të Serbisë së Milosevic-it. Por, në atë kohë udhëheqës ishte populli, ndërgjegja e tij Shqiptare e nuk udhëhiqeshim prej kriminelësh me damkë, siç udhëhiqemi sot.

Për më tepër, shiko shkrimin: http://www.insajderi.com/qindra-mijera-greke-neper-rruge/