PER MIKUN TONE TË PËRBASHKËT

0
834
Lili Bimi

PER MIKUN TONE TË PËRBASHKËT

Ai… ështe nga ata që kur flet,
e kur të veshtron i qeshin sytë,
humorin e ka në shpirt e në jetë,
sikur të ketë lindur në Shkodër
e jo në Mirditë.

Në Shkodër njëzet vjet të rinisë i kaloi
si gazetar i permendur në atë qytet,
edhe pas kaq vitesh atje kur të shkojë,
Shkodra e pret siç pret si djalin e vet.
Mes nesh e kemi, në biseda flet shtruar,
midis shokësh ndihet i barabartë përherë,
në debate i qetë e gjithmonë i duruar,
por kur vallzon është i lehtë si erë.
Në shenjë miqësie shkruajta këta rreshta,
për një mik që e do secili prej nesh,
Ndue Lazri, me fjalë zemre e të thjeshta
të urojmë veç gëzime e lumturi të kesh…

Lili Bimi
26.12.2016, Vivenza.