Për Liqenin e Ujmanit, historia e ndërtimit si dhe Ligji i publikuar në ”Fletoren Zyrtare te KSAK Nr. 12, i datës 26 Prill 1972″

1
429
Ujmani

07.09.2020 – Ujmani – Gazivoda

Ndoshta ka edhe burime tjera, por pasi që në opionin kosovar ka shumë paqartësi, në lidhje me financimin dhe ndërtimin e projektit të Ibër – Lepencit, Liqenit të Ujmanit (Gazivodes), Liqenit sekundar të Pridvorices dhe Hidrocentralit te Ujmanit me kapacitet gjenerimi të energjisë elektrike prej 35 MW për njohuritë e Revistës Drini, po ua dërgoi disa shënime në lidhje me këtë.

Jam dëshmitar i kohës së ndërtimit të projektit, dhe jam i asaj ane (Mitrovicë) për njohuritë tuaja, po ceku se Kuvendi i KSA të Kosovës me datën 25 Prill 1972 ka miratuar “Dekretin pë Shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi projektin në mes të KSAK dhe Bankës ndërkombëtare për rindërtim e zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit “Iber” për disa qëllime”, Ligji është publikuar në “Fletoren Zyrtare të KSAK Nr. 12, datë 26 Prill 1972

Kredia e IBRD ka qenë një prej burimeve të financimit, pjesa tjetër e vlerës së projektiti është siguruar nga Buxheti i Kosovës dhe burimet tjera.

Në IBRD – Washington por edhe në Kosovë, dikund gjindet projekti dhe parallogaria e vlerës (kostos) së projektit.

Shënimet për vlerën dhe kohën e kthimit të kredisë mund të mirren duke iu drejtuar IBRD në Washington, por mendoj se shënime ka edhe në drejtorinë e Ndermarrjes “Iber-Lepenc” në Prishtinë.

Eshte interesant se gurin themeltar për fillimin e punimeve në këtë projekt shumë me rëndësi për Kosovën, e ka vënë ish kryetari i Qeverisë Federative të Ish – RSFJ, boshnjaku Xhemajl Bijediqi, i cili me vonë humbi jetën në një fatkeqësi me avion, në cilësinë e Kryetarit të Qeverisë në fillim të vitit 1977 afër Sarajevës.

Kryetar i Kuvendit të KSAK të Kosoves, në atë kohë ka qenë z. Ilaz Kurteshi, siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare.

Në kohën e ndërtimit të projektit, Komuna e Zubin Potokut nuk ka ekzistue, procedurat e ekspropijimit, vlerësimit dhe kompenzimin e pronareve e ka bërë Komuna e Mitrovicës, me ekspertë shqiptarë e serbë, me sa mbaj mend në këtë kohë kryetar i Komunës kanë qenë Branko Vaviqi, ose Sretko Trifunoviqi, nga një fshat i Zubin Potokut, më vonë i njëjti është zgjedhur anëtar i Kyesisë së KSAK.

Pas vitit 1981 politika shoveniste dhe hegjemenoniste e Beogradit e sulmonte udhëheqjen e Kosovës (shqiptarët) se ndërtimi i projektit ka qenë në shërbim ose funksion të shpërnguljes të serbëve me dhunë nga Kosova, gjë që nuk ka qenë fare e vërtetë, pronaret e tokave kanë marre kompenzimet e vlerës së tregut të asaj kohe për pronat e tyre.

Projektin e Liqenit të Gazivodes e ka bërë “Energoprojekti” i Beogradit, kurs në ndërtimin e tij kanë marrë pjesë shumë ndërmarrje:

Hidrogradnja, me kontratë për ekzekutimin e punimeve, të paguara nga Iber-Lepenci:

  • Hidrotehnika,
  • KNI “Ramiz Sadiku”
  • Rudis nga Sllovenia dhe shumë nënkontraktorë tjerë.

Drejtor i Hidrosistemit Iber Lepenc, gjatë ndërtimit në atë kohë ka qenë Novica Stojanoviq nga Prishtina, kurse prej kuadrave shqiptare në krye të “Iber Lepencit”, më vonë ka qenë inxh. Esat Kepuska (i ndjerë) dhe prof. dr. Bashkim Kabashi, i cili ende jeton në Prishtinë.

Jam i bindur se tërë dokumentacioni i vlerësimit, vendimeve dhe pagesave të bëra ndaj pronarëve serbë, të atyre fshatrave gjindet në Arkivën Ndërkomunale në Mitrovicë (Dokumentacioni nga viti 1971 e me vonë) dhe dokumentet duhen të shfrytëzohen si argumente të pakontestueshme për debate dhe dialog me Serbinë për dëshmi për pronën dhe asetet e Ibër-Lepencit, si kompani 100% në pronësi të Kosovës.

  • Autori i shkrimit që botohet në Revistën Drini, për arsyet e ditura nga Redaksia, nuk dëshiron, që emri i tij të jetë publik.

Shiko më poshtë Fletoren Zyrtare të KSAK të Kosovës, numrin 12 të 26 prillit 1972:
Fletorja_zyrtare_e_KSAK_nr_12-72-26041972.pdf

1 KOMENT

  1. pPadyshim se ne Kosove gjithçka qe eshte ndertuar eshte ndertuar nga qeverisjet autonome te Kosoves në secilen periode te ish KSAK 1945-1999. Aq me teper Serbia e ka plaçkite gjithmone Kosoven gjate ketyre ndertimeve, duke i rriturr çmimet e ndertimit per kompanite e Serbise, te cilave u jepej ndertimi vetem qe te plaçkiten paratë e kredive nderkombetare.

Komentet janë mbyllur.