Për Kosovën shtet ligjor dhe demokratik!

0
384
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 01.06.2020

Duke qenë se isha ndër ata që i kam dhënë mbështetje koalicionit qeverisës LVV-LDK, prishjen e këtij koalicioni e kam përjetuar keq si shtetas i Republikës së Kosovës.

Për të mos përseritur vërejtjet dhe kritikat e mia për dy ish partnerët qeverisës (LVV-LDK), se kush ishte më pak dhe kush tjetër më shumë fajtor për prishjen e koalicionit, momenti i shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’ me 25 mars 2020 ishte momenti më i rëndë i dëshprimit dhe thyerjes shpirtërore të qytetarëve të vendit në këto 20 vjetët e fundit.

Mbështetjen që i kam dhënë ditëve të fundit vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka qenë mbështetje për asnjë subjekt apo liderë partiak, sikurse nuk ka qenë kundërshtim për liderin apo subjektin tjetër politik.

Interpretimet e mia analitike i kam bazuar në lexueshmërinë e thellë dhe me kujdes të neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe realitetit të krijuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas shkarkimit të ‘Qeverisë Kurti’.

Më saktësisht, jam bazuar në Nenin 82, ku thuhet se Kuvendi “Mund” (e jo “Duhet”) të shpërndahet në rast të votbesimit të qeverisë (Neni 82, pika 2).

Lexo të plotë nenin 82:

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;
(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;
(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së gjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë (përfundon sqarimi).

Nga kjo shihet qartë, se Neni 82.1 i Kushtetutës e përcakton qartë kur Kuvendi duhet të shpërndahet domosdoshmërisht e kur jo.

Edhe në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, thuhet qartë se, nëse partia e parë dështon në Kuvend të bëj Qeverinë ose heqë dorë, mund t’i jepet e drejta partisë së dytë.

Sa për sqarim të njëjtat praktika janë të aplikueshme edhe në të gjitha vendet që janë pjesë e Forumit të Venecias.

Pra, publikimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese e aktgjykimit të plotë për dekretin e Presidentit rreth mandatarit për formimin e Qeverisë, konfirmon vërtetësinë e analizave të mia të paanshme rreth çështjes në fjalë.

Probelemi qendron në faktin Nenet e Kushtetetutës në disa raste janë pasqaruara mjaftueshëm për të gjitha nivelet e shoqërisë dhe se vendimet e niveleve të larta siq është Gjykata Kushtetuese nuk janë aq të thjeshta sa të kuptohen aq lehtë nga të gjitha shtresat e popullsisë.

Problemi nuk qëndron këtu, por tek liderët partiak që i (keq) interpretojnë Nenet e Kushtetutës tek elektorati i tyre partiak sipas shijeve dhe orekseve ditore politike.

Mos shfrytëzimi i së drejtës së partisë fituese të zgjedhjeve (LVV-së) për të caktuar mandatarin pas mocionit të votbesimit në Kuvend, është çështje që duhet rregulluar me ligj në të ardhmen, duke përcaktuar qartë edhe afatet kohore.

Vakumet ligjore që ndodhen në bazamentin juridik (Kushtetutë), janë çështje tjetër me të cilën duhet të merren me urgjencë ekspertët ligjor dhe ligjëvënësit e kësaj legjislature, me amandamentimin dhe plotësimin e neneve të kushtetutës, në mënyrë që të mos na përseriten të njëjtat paqartësi ligjore dhe konteste gjyqësore të llojit të njëjtë.

Çështje tjetër më të cilën duhet të mirret me urgjencë kjo Legjislaturë e Kuvendit, është ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe nxjerrja e një ligji të veçantë të kushtetutës për zgjedhjen e drejtëpërdrejt të presidentit nga populli, i cili do të pamundësonte futjen në pazar të postit të presidentit gjatë marrëveshjeve për koalicion të ri mes subjekteve politike.

Ligji për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejtë nga populli, do të bënte që muaji Maj i vitit të ardhshëm ta gjejë Kosovën me një president të ri të votuar nga populli, e jo të kontrabanduar si më parë.

Sikurse deri më tani, edhe në të ardhmen do të angazhohem për ndryshime substanciale pozitive, që Kosova të bëhet në kuptimin e plotë të fjalës shtet ligjor dhe demokratik.