Nga Skënder MULLIQI
Ditë të vështira përjetuam që shumë vite. Ditë të vështira nuk përjetuan vetëm partitë politike në pushtet. Nuk i përjetuan së përfituan gjithçka në emer të popullit. Liderët partiakë dhe shtetëror, na pozuan gjithë kohën si të ishin manekenë?! Nuk bashkëpunuan më qytetarë. Me falni lexues të ndëruar, së bashkëpunuan më qytetarë në kohë zgjedhjesh, dhe vetëm kaq zgjati ky bashkëpunim.
Kur e moren pushtetin, i harruan qytetarët së ekzistojnë mbi këtë tokë! Madje, krijuan barrikada të pakalueshme më ta. Bënë lojëra më ideale?! I krijuan pengesa frontit demokratik, madje duke tentuar edhe ta shkatërrojnë ate. A nuk është kjo marri ? A nuk është kjo edhe kunder idealeve? Po shkatërrohet edhe mbrendia e gjendjës politike dhe ekonomike. Ne vend të fitorëve po shënojmë humbje?!
Po e godasin njeriun tonë në vendet më të ndieshme.Po e godasin në dinjitet, po ju shkatërrojnë strurin si komanduesi kryesor i organizmit. Po na godasin nga të gjitha anët, deri sa të shtrihemi përtoke. Për Kosovën është lufta për pavarësi të dytë?! Patem më shumë projekte që më shumë na rrënuan. Monopolizimet e pozitës shoqërore po na kthejnë në një shtet farsë. Nuk kemi bashkëpunim për të mirë të partive politike edhe kur bëhët fjalë për temat e interesit nacional?! Zatën po kan bashkëpunim për realizimin e interesave partiake e përsonale.
Ne rrumbullaksimin e realizimit të idesë së pavarësisë së dytë, don të thotë luftë për të drejtat e mirëfillta qytetare, lufta kundër monopoleve dhe dhunës pushtetare, lufta për solidaritet, riparim të sistemeve më defekte… Pushtetet nuk paten frikë nga populli, dhe kjo bëri që ta kalerojnë Kosovën ashtu si deshtën?! A ka kuptim kjo? Sigurisht së nuk ishte dashur tu lejohet një komoditet i tillë.
Shumë i përkdhelëm sikur të ishin fëmijë të hasretit! Dhe, kjo përkëdhelje po na kthehet çdo ditë e më shumë si bumerang… Njerëzit janë lodhur tepër nga gjendja deprimuese. Vetëm e dimë së shumica ende po marrim frymë. Kushedi ndoshta edhe ëndrrojnë? Të shpresojmë që këto endërra ti kan të mira! Zor shumë, së njeriu kur i mbushet koka më halle e probleme nga jeta e keqe, ëndrrat janë më frikë dhe ankth…