(gazeta Panorama)
Pak vete heqin dore nga ajo qe kane mesuar shtrember, duke mbetur gjithmone peng i se keqes, sepse te ç’rrenjosesh ate qe ke mesuar gabim eshte me e veshtire, sesa te mesosh diçka te re. Njeri prej atyre te pakteve je ti o Spartak – jete nxiri i Brahove.
Po çfare malukati je ti o Spartak Braho, qe sot ne vitin 2019, nuk pranon ate qe kane bere komunistet per Shqiperine dhe shqiptaret. Po a te kujtohet ty se çfare pune ke bere, per te perforcuar ate sistemin komunist gjakatar, anti njerezor, anti fetar dhe kundra çdo te drejte njerezore.
O Spartak faqeziu! Lustracioni qe sot kerkon demokracia e vertete ne Shqiperi, nuk te vret ty o lugat, por nuk te lejon qe ne emer te pushtetit te llomotasesh e te llomotasesh, per te mbrojtur krimet e komunizmit. Ish ministri i brendshem, Kadri Hasbiu (mesuesi jot) kur donte te mburrej thoshte: u ngjitem malit si patriote dhe zbritem nga mallet si komuniste.
E… patriotet kishin programin, qe nuk kishte shqiptar qe mos e pranonte, ate, çlirimin nga pushtuesit. Po si nuk mesove kurre ti o i shkaterruar nga trute se komunizmi kishte per te zbatuar programin e bollshevikeve, te nendorit 1917. Ate perdorimin e dhunes se skajshme kunder atyre shtresave, qe nder shekuj kishin mbajtur mbi supe historine e shqiperise dhe i kishin vene themlet shtetit Shqiptar.
O shoku Braho! A nuk e pe me syte e tu se komunizmi ne Shqiperi arriti sa rolin e Ismail Qemalit t’ia jepte “partizanit meke” dhe e pame ku ai e çoj Shqiperine, ne izolimin e plote te shqiptareve dhe per kete nuk ta mbushi mendjen eksodi i viteve 90-91 dhe ti mor i pa udhe me pushtetin tend, po lejon ne vazhdim qe te rrjedhin shqipetaret nga vendi i tyre.
Po te drejtohem ty o Spartak gjakprishuri kur nuk ke guximin, apo as sy e faqe te ndihmosh institutin, qe drejtohet nga i nderuari Agron Tufa, per te gjetur shkaqet qe u ndertua diktatura komuniste dhe pasojat qe la ajo per Shqiprine dhe shqiptaret dhe ti nuk tregon varret e te pafajshmeve, qe pushktove vete ti. Atehere mbylle buçen se deshmoreve patriote shqiptare te rene ne lufte kunder pushtuesve nuk i perjeton dot ti, por i turperon, se ata u vrane per te luftuar pushtuesit – jo vellezerit e tyre shqiptare.
Ke helm o Spartak Brahua, dhe nuk e nxjerr dot nga shpirti dhe mendja jote e ndryshkur.
Diktatura komuniste eshte denuar nga bota e qyteteruar, nga ajo bote ku sot ti kerkon te futesh hundet.
Muharrem Xhydollari, 2 Prill 2019