PËR GENT CAKAJ, PRO et CONTRA

0
438
Gent Cakaj
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Pretendimet se Rama e ka zgjedhur si Ministër i Jashtëm për të shitur veriun e Kosovës, bien! Nuk ka bythë Genti, që ta bëjë këtë punë, edhe po të dojë. As Genti e as Rama.

Pse e ka zgjedhë Rama Gentin si ministër të jashtëm, nuk e di. Por edhe mua më është dukur zgjedhja më e papërshtatshme në këto 7 ministra. Pse? Se i ri, i papërvojë në politikë, sado i ditur me qenë, diolomacia do përvojën e vet. Kur ishte psh. Besnik Mustafaj ministër i jashtëm, edhe pse ka patur mangësitë e veset e tij, u pa se ishte më serioz në atë post, se Lulzim Basha, që e mori më pas. Kështu edhe me Gentin, po u bë ministër i jashtëm, mund të shihet se është më jo-serioz se Ditmiri në atë detyrë, pavarësisht vërejtjet për këtë të fundit… Por kjo nuk mund të thuhet, pa e provuar Gentin, jo!

Pastaj janë edhe ato kërkesat nga NATO, për Sigurinë Kombëtare, që Genti nuk i plotëson. E në fund, a nuk kishte tjetër më të mirë e më të përshtatshëm se Genti, a?!

Tani unë e quaj një veprim të mirë të Ramës, për të bërë ministra dy shqiptarë nga Kosova. Jam pro integrimit me figura të larta drejtuese në shtetet tona, nga Shqipëria e Kosova, se kjo ndihmon edhe në afrimin më të natyrshëm të Shqipërisë me Kosovën, deri në bashkimin tonë të natyrshëm. Duhet të dya qeveritë tomna të veprojnë kështu, e Rama e theu akullin, prandaj ka edhe mbireagime. Dhe Rama zgjedhë natyrisht ata që ishin e janë në linjën e tij politike, se ndryshe nuk mund të jenë. A po e shikoni, se askush nuk po e kritikon zgjedhjen e ministres së arsimit, Besa Shahini, psh. se duket më e plotësuar e më e shkolluar se ish-ministrja Nikolla.

Qeveria kishte e ka nevojë për shkundje! Por më shumë ka nevojë qeverisja. Ajo që shqiptarët duhet të kuptojnë ēshtë se shtetin nuk e bën vetëm kryeministri. Ai ka rol të madh, por po nuk i punuan shtetit strukturat e tjera si duhet, nuk ecin punët, jo. E unë shoh se shqiptarët nën turk e nën konunizëm, i presin punët që t’ua kryejnë dikush tjetër,. t’i urdhërojë gjithmonë dikush tjetër, të kryhen pra, nga ai atje lart. Por jo. Duhet secili zyrtar të jetë i përgjegjshëm dhe të kryejë punën e vet. Ndryshe nuk ecën. E ndaj atyre që nuk punojnë si duhet ose korruptohen, të merret masë, pa i toleruar për hir të miqësive etj. Pra, duhet një shtet i vetëpërgjegjshëm, që vetë-kontrollohet gjithashtu!

E për t’u kthyer te propozimi i presidentit Thaçi për korrigjim të kufinjve me Serbinë… Unë kam mendimin tim, por nuk e vendosi unë këtë. As Col Mehmeti, i cili mendon se mund të korrigjohet kufiri, sipas versionit të tij. Por as me Colin nuk jam dakord. Unë nuk jam për me ia dhanë një cm. tokë të Kosovës, Serbisë. Tepër shumë kanë marrë se kanë Masbjeshkën (Sanxhakun), pse nuk po ua kërkojnë ne këtë territor atyre? Ne e kemi deri te deri te Molla e kuqe, e Nishin, që e kanë bërë të veten etj. Pa përmendur Luginën e Predhevës, e më gjerë!

Pra, Serbia është deri në fytr në borxh tek ne dhe te trojet tona, e prapë kërkon, e prapë ne shtrydhemi, ndihemi keq, e shtyhemi në burrni e në marri. A po e shihni Hashimin, si është bërë si mut, si i zënë në faj, duket se e ka mision, o me dhanë jetën për Serbi, o ndryshe s’ka?! Ka ndryshe ka, ka ndryshe Col! Mos tolero, se Kosova ka 4 herë më pak tokë për banor se Mali i Zi dhe Evropianët e ju, e Arbana Xharra gjithashtu, ua dhatë prapë edhe 8200 ha. Gabim i madh! Por, janë fuqitë e mëdha që vendosin në fund, e Kosova shtet i ri!  E keqja është se serbët e mbështetësit e tyre e kanë lakuar Thaçin, e kanë trembur dhe përkulur atë, por jo Ramushin… Thaçi po lobon agresivisht, si argat i Serbisë, e jo President i Kosovës, si e si me i plotësua tekat e kërkesat serbe! Kjo po na dobëson, po na merr në qafë!

Territorin e Kosovës e kanë në dorë kryesisht institucionet e Kosovës, politikanët e Kosovës, të cilët duhet të lobojnë dhe punojnë për t’ia mbushur mendjen aleatëve tanë, sidomos administratës Trump, se Kosova nuk ka tokë më, për të dhënë. S’e ka as Rama e as Genti në dorë. Mos i bini për këtë Gentit në qafë, e nëse vetëm kjo e penalizon Gentin që të bëhet ministër i jashtëm, mos e pengoni atë! S’ka pikë lidhje!

Unë jam me Rambon, për politikë “tough” (të fortë) me Serbinë, kuptohet për aq sa kemi fuqi. Taksë 100% mallrave serbe, dhe mos me u marrë edhe aq sot me Serbinë, se ajo po përfiton prej nesh, e ne jo edhe aq prej saj. Është mirë të forcohemi si shqiptarë si fillim, dhe politikat e Ramës për ketë dëshirë kaq të hershne me u marrë me Serbinë deri edhe për “partner strategjikë Serbinë”, më duken të parakohshme dhe më shumë si dobësi e jona. Po më duket sikur po i marrim vendimet me lugë bosh (të zbrazët). Më duket se po humbim, po u morëm tani me serbët… A kaq në hall jemi a?!

E sa për Gent Cakajn, po i bien në qafë më tepër se duhet. Por edhe ai duhet ta kuptojë, nuk ka asgjë personale këtu. Kjo është politika, ministri i jashtëm është me rëndësi, edhe pse Ramës tani që i ka në dorë, po i duken të gjitha “vari torbën…” Në politikë duhet seriozitet, duhet përvojë. Rama në shumë raste tregon se po vepron emocionalisht. Se ku e ka hallin, nuk e di! A e dini ju? Jo. Prandaj spekulohet… puna është se shteti ka humbur seriozitetin e besueshmërinë, pikërisht nga kjo sjellje e papërgjegjshme e politikanëve tanë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Por kemi more njerëz të aftë e seriozë, pse nuk i merrni? Nëse unë dua të ndërtoj një shtëpi (e jo vetëm unë), unë shikoj të gjej një mjeshtër të aftë e të mirë. Po për të ndërtuar një shtet?! Vetëm tek ne po shohim se ndodhë, që në punët drejtuese në shtet po merren e punësohen hajnat e njerëzit jo edhe aq të aftë apo të zotë. E kur kjo ndodhë, pse po presim ne zgjidhje racionale e të arsyeshme nga shtetet tona irracionale e të drejtuar shpesh nga njerëz të paarsyeshëm?! Pra, duhet si popull shqiptar, të jemi më të kujdesshëm e më të vetë-dijshëm për zgjedhjen e atyre që na drejtojnë!