Sali Çekaj
Nga Xhafer LECI
Në fillim të vitit 1999, ish gazetari socialist i “Zërit të Popullit” Bedri Islami, atëherë Kryetar i Degës së LPK-së më thoshte prerë “se bandat e Sali Çekajt po na pengojnë ta luftojmë armikun dhe se kundër tij (Sali Çekajt) dhe Bujar Bukoshit, është lëshuar flet-arresti etj. Në një bisedë me Sali Çekaj, e njoftova për flet-arrestin në praninë e disa aktivistëve, si politikani i LDK-së, ish Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Rexhepi, veprimtari i njohur në Amerikë, Marjan Cubi, bashkëveprimtari im Mejdi Laçaj dhe Prof.Hamdi Gërvalla. (Këtu bëhet fjalë edhe për Ministrin e Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi, Azem Hajdari …)
Azilkërkuesit ilegal të LPK-së i quanin „banda“ institucionet legjitime të Republikës së Kosovës …!
Besoj se historia do ta thotë të vërtetën dikur
Nuk e harroj kurrë porosinë e komandant Sali Çekajt, i cili pas konferencës së dytë të degëve të LDK-së, për Europën Perëndimore (16-17 janar 1999), në një bisedë me disa aktivistë, ndër të tjera, na tha: “Unë do të shkoj për të luftuar në Kosovë,ë qoftë edhe në këmbë, lë të fluturojë kush të dojë, por vetëm një po ju them, e ndoshta unë nuk do të jem gjallë, se Kosova do të çlirohet shumë shpejt, ushtri të mirëfilltë dhe të armatosur do të kemi, ndoshta pas 20 vitesh, siç kanë shtetet e botës, por po ju them se gjakder-dhja brendashqiptare, të cilën do ta shkaktojnë majtisto-komunistët, nuk do të ndalet…” Mjerisht, ka edhe shumëçka për t`u thënë rreth tradhtisë kombëtare, që bënë në vazhdimësi majtistët, të udhëzuar nga ideologët e tyre të infektuar stalinistë, në bashkëpunim edhe me Tiranën zyrtare!
Më kujtohet kur në vitin 1998, kur ish gazetari socialist i “Zërit të Popullit” Bedri Islami Kryetar i Degës së LPK-së, po më thoshte për Azem Hajdarin se: Ai po e fyen më tepër se gjysmën e popullit, por do ta marrë atë se çka meriton, pa më thënë konkretisht se çka, ndërsa për Ahmet Krasniqin, më thoshte se atë e ka inçizuar sigurimi shtetëror shqiptar (SHISH), duke folur me telefon dhe se ai, kinse, paska për qëllim që ta kthejë në pushtet Sali Berishën. Prandaj nuk shkon të luftojë në Kosovë, se Ahmet Krasniqi ka mundur të mashtrojë serbë e kroatë, por jo edhe neve?!”
Në fillim të vitit 1999, Bedri Islami më thoshte prerë:
“Bandat e Sali Çekajt po na pengojnë ta luftojmë armikun dhe se kundër tij (Sali Çekajt) dhe Bujar Bukoshit, është lëshuar flet-arresti” etj.
-Nga kush, e pyes unë?
“Nga Shtabi i Pëgjithshëm”, më përgjigjet Bedriu.
-Kush e udhëheqë atë Shtab, e pyes unë?
“Do ta shohësh më vonë”, më përgjigjet ai.
Pastaj në vazhdën e kësaj propagande kundër LDK-së dhe kryetarit Rugova, vinin panderprerë akuza të ndryshme se “LDK-ja po e saboton luftën”, gjë që nuk ishte e vertetë, kurse dihet se pikërisht LPK-ja ishte sabotuesja më e madhe e luftës. Që nga viti 1990, kurrë nuk e njohën kryetarin dhe as Qeverinë e Kosovës, duke kërcënuar poashtu masën, se “vetëm kush vjen pas nesh, është në rrugë të drejtë dhe kush nuk vjen me ne është tradhtar!?”
Po të mos ishte kontributi i LDK-së, LPK-ja nuk do të mund ta furnizonte as vetëm me bukë e me cigare, e lëre më me armë, ushqim dhe veshmbathje UÇK-në. Mjete financiare majtistëve u kishte dhënë edhe qeveria e Bukoshit, por ata këtë qeveri nuk e njohën kurrë. Si gjatë luftës ashtu edhe pas saj, sa herë që është vrarë ndonjëri nga ushtarakët dhe veprimtarët e demokracisë, si Azem Hajdari, Ahmet Krasniqi, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rraci, Shaban Manaj, komandant “Drini” (Ekrem Rexha), Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, e më vonë edhe kolonel Tahir Zemaj, ata kremtonin dhe ngritnin gotat lartë, në shenjë gëzimi, duke shtënë me armë në ajër dhe kështu me radhë, me pabesitë dhe veprat e tyre të ndyra.
Lidhur me këtë propagandë të tyre, me këtë ligësi të tyre, me pabesinë dhe tradhtinë kombëtare, që i bënë atdheut dhe forcave të mirëfillta kombëtare dhe më demokratike, nuk e harroj kurrë porosinë e komandat Sali Çekaj, i cili pas Konferencës së dytë të degëve të LDK-së për Evropën Përendimore, (16-17 janar 1999), në Stuttgart, në një bisedë me disa aktivistë, ndër të tjera, na tha:
“Unë do të shkoj për të luftuar në Kosovë, qoftë edhe në këmbë, por vetëm një po ju them, e ndoshta unë nuk do të jem gjallë, se Kosova do të çlirohet shumë shpejt, ushtri të mirëfilltë dhe të armatosur do të kemi, ndoshta pas 20 vitesh, siç kanë shtetet e botës, por po ju them se gjakderdhja brendashqiptare, të cilën do ta shkaktojnë majtisto-komunistët, nuk do të ndalet“.
Mjerisht, ka edhe shumëçka për t’u thënë rreth tradhtisë kombëtare, që bënë në vazhdimësi majtistët, të udhëzuar nga ideologët e tyre stalinistë, në bashkëpunim edhe me Tiranën zyrtare social-komuniste.
P.S. Me Bedri Islamin, djalë i Zenel Islamit, i njohur si „Luli i vocërr“ të Migjenit, i pushkatuar në korrik 1961 nga regjimi i diktatorit komunist, Enver Hoxha, në moshën 36 vjeçare, kur Bdriu ka qenë 10 vjeç. Me Bedriun jemi njohur në vitin 1992, familjarisht kemi qenë miqë shtëpie deri në vitin 1999, nga atëherë jemi kundërshtar në politikë dhe nuk komunikojmë më. Në lidhje me B.I. ka vite që kam shkruar edhe për tema tjera…
Nga e majta: Bedri Islami e Xhafer Leci, tetor 1992, në Kalanë e Shkodrës, Shqipëri.
Gjermani – Wendlingen, 10.2.2018