Për Demarkacionin rrugëdalje është koncensusi nacional

0
724
Demarkacioni Kosovë - Mal i Zi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Dita e mirë shihet në mengjes, dhe më këtë kastë të njejtë politike zgjedhjet e radhës nacionale nuk do ti koontribujojnë këtij qëllimi. Edhe pse jo të shpallura zyrtarisht kampanja veq ka filluar. Dhe, duket së shoqëria jonë nese nuk largohen nga pushteti të gjithë ata të cilët e prunë gjendjën e rëndë ekonomike dhe gjendjen permanente acaruese politike, ndasitë e mëdha politike do të vazhdojnë dhe nuk do të shërbejnë kohezionit në shoqërinë tonë. Por, megjithate zgjedhjet nuk kan alternavitivë tjetër, dhe do të ishte dashur dosido të largohen strukturat e burokratizuara politike të cilët janë bërë të demshme për të radhmen tonë. Qytetarëve u ka mbetur që mos ti përseritin gabimet nga e kaluara e afërt.

Këto zgjedhje nacionale të cilat po vijnë bashkë më zgjedhjet locale, janë rasti që politika jonë e mbrapsht të kthehet në binarët normal të saj, ku të gjithë betejat politike do të zhvilloheshin mbrenda Paralamentit të përcjellura mirë nga mediet publike. Të gjithë qytetarët kan të drejtë të informohen drejt për gjithëqka, e jo si deri më tash që interesat e tyre u zevëndësuan turpshem më interesa të partive politike në pushtet. Institucionet e dala nga vota e lirë nuk janë vetëm të partive fituese të zgjedhjeve por janë të të gjithë qytetarëve. Pushtetet deri më tash punuan në mënyre selective duke lënë anash tërsisht interesin shtetëror dhe interesat kombëtare. Demokracia po është vetëm verbale sepse ne fakt u instalua dhe po vazhdonë të instalohet sistemi autokratik i vendimarrjës.

Parlamenti i ardhshem të jetë model i një investimi të mirë në Kosovë. Dihet së si qeveria ashtu edhe parlamenti janë të mbushur më njerëz jo meritor të cilët aty kan ardhur edhe me vota të kontrabanduara. Aktualisht në qender të vemendjës është pse nuk kemi demokraci në kuptimin e plotë në Kosovë?A janë mediet sot të rrezikuara sikurse viteve te 90-ta ? Dhe pyetja e radhës: A është ky pushteti më keq në historinë e shqiptarëve ? Nuk janë këto pyetje sugjestive, por janë pyetje të cilat i kan imponuar këta njerëz në krye të shtetit, e të cilët nuk kan punuar mirë. Dhe, në të gjitha pyetjet e parashtruara përgjigjën më të mirë do ta kishin dhënë ekspertet dhe intelektualet. Ne, sot e gjithë ditën po i biem daullës së punet në Kosovë si në planin politikë dhe atë zhvillimor nuk po shkojnë mirë, dhe e gjithë kjo imponon një rrethan tjetër politike shumë më pozitive.

Kosova është në grupin e vendeve më demokraci të kufizuar. Dihet së çfarë është shkalla e krimit të organizuar, korrupcionit dhe shumë dukurive tjera negative, të cilat serozisht e kan rrezikuar demokracinë e brishtë, por edhe e kan luhatur nivelin e sugurisë. Dihet së nën demokraci vjen në shprehje regjimi autokratik. Sipas shumë të dhënave liria e medieve nuk është në nivelin e dëshiruar dhe as për afër në nivelin e vendeve te zhvilluara evropiane.Me fjalë të tjera ata të cilët duhet të ngrisin zërin dhe të japin përgjigje në shumë pyetje janë historianet, ekspertet e ekonomisë dhe politikologët. Njerëzve të politikës kryesisht iu mbetet që të japin vizione te qarta dhe të japin përgjigje konkrete në politikëbërje. Përvoja ka treguar së shumica e njerëzve në mbarë botën demokratike problemet e tyre ua servojnë atyre të cilët edhe i zgjedhin në mënyrë fatlume ato probleme, e jo ti grumbullojnë edhe më shumë.

E di se nuk është lehtë, por qytetaria në zgjedhjet e radhës do të duhej mirë të mendojnë së për kënd të votojnë, në mënyrë që mos të kukasin pastaj për gabimin e bërë. Edhe pse qytetarët sërish do të thirren që të qesin votën nga subjektet garuese politike, ata mos të bien pre e manipulimeve dhe manipulatorëve. Iu premtuan atyre mrekullira këto struktura politike dhe nuk i realizuan as premtimet elementare. Premetuan që nga viti 2010 së do të kemi shpejt liberalizim të vizave e nuk i patem. Premtuan së do të bëhëmi pjesë e Evropës së bashkuar e as afër ajo punë nuk është. Genjyen për të gjitha marrveshjet e lidhura më Serbinë së nuk janë në dëm të Kosovës, e po shihet ashiqare së janë në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë.

U ka mbetur keq këtyre hileqareve të politikës aktuale në krye të shtetit që ti shesin toka Serbisë në veri dhe Malit të Zi në jug. Janë duke harruar së këto dy çështje janë probleme nacionale e jo problem të Hashim Thaqit dhe të Isa Mustafës. Nese që të dytë bashkë më këtë koalicion qeverisës janë mësuar të mbijetojnë në kriza, popullit kjo pak i inteson, sa i intereson që Kosova mos të humb territore siq kemi humbur gjatë historisë. Nese dikush mendon së Demarkacioni i formës qeveritare është punë e lehtë do të mashtrohet shumë. Pasojat mund të jënë të pa riparueshme. Nuk është fare nevoja që vendi të futët në gjendje të rëndë politike. Rrugëdalje është koncensusi nacional e jo marrja e vendimve krye në vete të atyre të cilët po mëndojnë së janë bërë Zot të kësaj toke…