Për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë?

0
379
Hashimi - Ramushi - Jakupi

Prof. Dr. Jakup Krasniqi, historian nga Prishtina

Jam goxha kureshtar?!

Jam shumë kureshtar që ta dijë se:

1. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se: çfarë Republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre Kushtetuese?!

2. Po, për “ekspertët” e shkencave juridike, që na i qorruan sytë e shurdhuan veshët, a dinë ata që të na thonë: çfarë Republike është Kosova, sipas mendjeve të tyre të “ndritura”?!!!!

Kuptohet po mendojë për ekspertet që nuk dinë gjithçka.

3. Vrapuesit për Kryeministër, Kryetarët e partiçkave politike, a e kanë idenë se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lartë në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!

Për të tjerët që janë partizanë të këtij apo atij kryetari partie, e që nuk kanë nevojë të mendojnë me kokat e tyre se kryetari mendon për ta, as që ia vlen që të pyesësh?!!!

Kur t’i dija përgjigjët, mbase do ta thosha ndonjë fjalë, por në ambientin tonë me veshët e mbyllur me dyllë, mbase edhe nuk ia vlen. Ku ta dish?! Thonë “heshtja është Ari e të folesh argjend”?!!! Populli e ka thënë edhe një gjë, fortë të mençur: “Fjala e drejt vret më shumë se plumbi”.

Vërtete fjala e drejtë krijon armiq, por ajo duhet të thuhet, se armiqtë e “duan” shumë nënshtrimin, si kryetarët e partive te mëdha tek Ne!

Edhe një gjë po me vije keq: Pse disa luftëtarë të mëdhenj të parimësisë politike i kanë “shti veshët në lesh”?!

Apo, mbase, po dëshirojnë të mbesin Ari?!!!

Jam goxha kureshtar?!Jam shumë kureshtar që ta dijë se:1. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se:…

Posted by Jakup Krasniqi on Saturday, May 2, 2020

P. S. Harta flet shumë për dje e për sot?!

  • Autori ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës më herët.