PËR ÇAMËRINË…

0
826
Atdhe Rrustem Geci

PËR ÇAMËRINË…

Pellazgji, jam mbesa jote e parë
jam në tokën që t´i mua ma le
jam e vogëluar nga fqinjët dhe
aleatët e saj, jam ende në luftë…
Në këtë truall pellazgo – ilir të
atdheut, Shqipëri jam vetëm unë
Mbi qiellin tim ende ka ré të
zeza, bie shi, vetëtin dhe bubullin
Liri, kam ndriçim mendimesh në
mendje, prandaj unë ty të pyes
mbase edhe populli ynë po pyet,
Kur do ta zë liria vendin e vet…
Çamëri, amanet i prindërve kudo
na thërret; zgjohu bir, zgjohu shqiptar
kam dhimbje në kraharor, zgjohu
jam i rënë, as në varre s´jam i lirë
Liri, të dua në vendin tënd, të
dua në Olimp të Bashkështetit
Shqiptar, në Olimp të popullit
aty ku kënga e atdheut nderohet!…

Rrustem Geci – Dortmund, 2017