PËR ATË FLAMUR KUQEZI

0
497
Faslli Haliti i ri

Me rastin e 84 vjetorit (5 dhjetor) të poetit, shkrimtarit dhe përkthyesit të talentuar dhe të palodhur shqiptar,
FASLLI HALITI
Fjala e Lirë i uron: Jetë sa më të gjatë dhe produktive!

FALL HALITI

Babait tim

Xhandarët, të ndërsyer nģa kryebashkiaku vetë
Ullinjtë e mitur,
Të sapo mbjellë,
Natën nëpër shi, i prenë,
I shkulën në errësirë.
Heret
Në mëndjes
Ende pa aguar mirë.

Kryebashkiaku thërret
Kryeplakun,
Babanë
Tim.
Pa e përshëndetur e pyet
Duke bërtitur:
Kush ishin ata xhelatë
Që natëni nëpër shi prenë ullinjtē e mitur ?

M’i sill këtu tani, në këtë çast,
Ata egërsira, kriminelë
Xhelatë …

Kryebashkiaku
Ngriti dorën, grushtin lart,
Për të goditur me grusht,
Me pëllmbë,
Babanë.

Ule
Atë dorë,
Po të them !
Mos m’i nxi thinjat
Për atë flamur KuqeZi,
Sepse të gjitha rrufetë e qiejve,
Bubullimat e qiellit do të shkarkohen mbi ty…

Ata ullinj të mitur, foshnjë i preve mbrëmë natën vetë ti, nëpër shi…!

Qershor 2019