Për atdhe ra një yll

0
404
Sandokani

Zymer Mehani

(SANDOKANIT)

Syri i kujt nuk lotoi
Për atë trim, porsi luan?!
Zemra e kujt nuk qau
Për ty, SANDOKAN?!
Edhe zogjtë në fluturim
Këngën n’vaj e shndërruan
Nga rënia jote, o trim
As lumenjtë nuk gurgulluan
Dhe fushat ranë në pikëllim
Malet uturuan
Veç për ty, o trim
O heroi im
Porsi ylli n’qiell të lartë
Që shkëlqen me ngjyrë të zjarrtë
SANDOKAN-o rreze-dritë
Të ka shqipja si dy sytë
Për Atdheun, kombin, të drejtën
Ia fale lirisë jetën
Ishe trim, porsi luan
Atdhedashës, SANDOKAN

2.
Atje, ku krisma jehoi
Atje, një zemër pushoi
Për atdhe na ra një yll
U lartësua si lis n’pyll
Nga yjet një yll u nda
Për atdhe jetën e dha

3.
Ishe dritë e diellit
Dhe ylber i qiellit
Rreze dielli plot shkëlqim
O heroi im
Ishe lule e jetës
Kurorë e së vërtetës
Ia këpute vargonjtë robërisë
O trim i lirisë
Je shembull trimërie
Flakadan lirie