PenguPega & Gjeniu 3400 vjeç

0
1904

Pjesë nga romani në përfundim…

Planeti i ri

Gjatë ecjes me makinën e kohës, nuk e ndjeja peshën, ndihesha si një votë e lirë elektorale në disa vende të botës tokësore, që niset për dikund e përfundon ndokund. Isha i vetëdijshëm se po zbrisnim nga një lartësi e madhe. E them me bindje, sepse e kam mësuar në vendlindje, ku çdo person duhet të jetë i shqetësuar nga çdo lloj lartësie. Epo, penguinët nuk fluturojnë dot. Arrita të dalloj ngjyrën portokalle të qiellit, dhe kur u afruam më shumë me tokën, dallova një person që fliste përballë një grumbulli njerëzish.

Ramë në një tokë aspak të ngjashme me atë të planetit tonë. Pamja dukej e mjerueshme, gjelbërimi mungonte dhe thuajse çdo ndërtesë ishte rrënuar. Por vëmendja jonë fokusohej në faktin që ishim ende gjallë pas një përplasje shumë të fortë. Gjatë kohës që po i shprehja Williamit habinë për vazhdimshmërinë e egzistencës sonë, dy zotërinj të mëdhenj na kapën nga krahët me forcë dhe na tërhoqën në drejtim të popullsisë, të cilët shumë të tmerruar na shikonin me një ndjenjë që nuk kam kohë ta përshkruaj. Dëgjoja zëra të pasigurtë që na qepnin lloje-lloje epitetesh të papërshtatshme, jonjerëzore, pasi na kishin parë duke rënë nga qielli i tyre. Populli kërkonte të na vriste. Terror!

Një zë i fuqishëm e autoritar që mbyti çdo zhurmë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, dhe njëherazi, koka e çdonjërit u kthye për nga ai:

– Qetësohuni! Mbreti juaj është me ju! Situatën e kam nën kontroll! -dhe menjëherë, dy zotërinjtë që nuk na kishin lëshuar, për një çast na çuan afër udhëheqësit të tyre. E njoha menjëherë. Ishte Donald Trump, mbreti i vërtetë i gjithësisë! U përpoqa të riparoj diçka nga mëndimi se ai ishte vetëm një legjendë jashtëtokësorësh!

– Trump… – i fola me adhurim.

Më buzëqeshi dhe më thirri në emër, ndërkohë që populli përballë qeshte me ulërima. Fillimisht mendova se mund të ishte një nga show-et që tregojnë reagimin e njerëzve për tematika të ndryshme, por përderisa nuk jam njeri, mëdyshja nuk zgjati shumë.
Trump, pasi entuziazmoi popullin me disa batuta, të cilat nuk i kuptova, na ftoi të dyve për një bisedë private, ashtu në këmbë.

– Pra, ju jeni të caktuarit?, -na pyeti pa kureshtje, sikur dinte gjithçka, ashtu siç tregonte legjenda. Nuk na la kohë të përgjigjeshim dhe foli prapë, -Si ndiheni?

– Ndihem shumë kurioz, cila ishte arsyeja e hillërimit të këtij populli që fillimisht kërkoi vrasjen tonë, e në pak minuta ndërroi e shfaq gëzim kaq të madh ? -pyeta ende i habitur nga ngjarjet.

Na tregoi se njerëzit nuk ishin të aftë të arsyetonin, prandaj nuk ndihej i detyruar të fliste gjëra që kishin kuptim, prandaj shakatë e mëparshme nuk kishin sens për ne, pasi ishin broçkulla, broçkulla që u pëlqejnë turmave.

– Alienët më kanë lajmëruar se dy qenie me aftësi komunikuese e vepruese sipas nevojave tëçdo situate, do zbresin nga qielli për të më transportuar diku, – foli Trump.

Menjëherë pas një shpërthimi të fortë në ajër, u shfaq nga askundi, një krijesë e gjelbër, e shkurtër dhe e hollë, e cila monitoroi situatën shumë shpejt.

– Quhem Alfred Nobel. Vij nga viti 10018, nga një galaktikë e largët, të cilën ju tokësorë do ta zbuloni disa kohë më vonë.
Kaq mjaftoi për ta kuptuar që ende gjendeshim në planetin Tokë, dhe se thjeshtë, kishim udhëtuar në kohë.

– Aktualisht viti në këtë planet shënon 4018, -tha Nobel pasi vështroi shpejt një objekt të tejdukshëm që e mbante në dorë dhe vazhdoi, – ndërsa mesatarisht niveli i inteligjencës së një njeriu tokësor krahasohet me atë të një gjallese të paaftë për të arsyetuar.

PenguPegë dhe William, ju kemi vështruar për një kohë të gjatë, shumë shekuj para se të ishit embrionë, dhe kemi caktuar detyrën tuaj si mbrojtës të inteligjencës së njerëzve tokësorë. Pjesa aktuale e historisë do fshihet dhe do zëvëndësohet me historinë që do krijojnë njerëzit, pasi ju të riktheheni pas në kohë, dhe të rregulloni gabimet që sollën injorancën si trend viral infektues në vitin 4018. Ndërkohë detyra e parë e juaja do jetë transportimi i Trump-it në një kohë tjetër, pasi e pret një mision i domosdoshëm, në dukje delikat, por i mundshëm.

Kuptuam se vetëm kaq supozohet të dinim të paktën për momentin, pasi menjëherë alieni i çuditshëm u zhduk. Ishim paksa të shqetësuar jo vetëm për çkodifikimin e bisedës me Nobelin, por edhe për mënyrën si do ktheheshim mrapsht. Trump na lexoi mëndimet dhe shpjegoi për egzistencën e një barriere kohe, në kufirin mes periudhave historike, në një vend sekret që vetëm ne duhet ta mesonim. Udhëtimin do e kryenim me një balonë intiligjente gjigande.

Udhëtimi

Misteri pse Balona Intiligjente Gjigande nga afër nuk ishte aq e madhe sa e imagjinoja, kërkonte përqëndrim në shumicën e premtimeve njerëzore apo juridike, ku pritshmëritë momentalisht mund të krijojnë një realitet virtual të adhurueshëm, kur mbështeten nga suporti moral që lind betimin, i cili sot abuzohet në masë, në raste kur asnjë nga shembujt nuk përputhet me modelin që duhet të mbizotërojë, dhe kur zhgënjimi i mëparshëm sjell nervozizëm që krijon paqartësi në karakterin personal, duke puthur identitetin me të cilin paraqitesh, kur ndjenjat ndjejnë pasiguri dhe gradualisht një krahasim si shkak përplasjeje, mes premtimit dhe aktuales e krijon një prehë të mundshme në aspekte të ndryshme, ku në çdo këndvështrim, prezenca e një sakrifice, përbën favor për premtuesin “e keq”.
Kisha ndrojtje, por kur mendova provat që zotërusi i epitetit të pavërtetë kishte dhënë përpara, vendosa të mos shqetësohem dhe të bëhem pjesë e një aventure historike, fundi i së cilës në një jetë imagjinare si e jona, do të ishte diçka e re dhe e frytshme.

Gjatë udhëtimit mbi oqean dukej qartë re se balona ishte e mbingarkuar. Pasi filluam të afrohenim me sipërfaqen e frikshme të ujit të pafundmë, i cili më pas do përpinte thuajse çdo ushqim që kishim në balonë dhe largësia mes nesh dhe detit do rritej prapë, aventura të dukej interesante. Ngjyra blu e pastër mbulontr detin dhe qiellin, qetësia përpinte pjesën e mbetur, ndërsa kthjelltësisë i përkiste mendja ime. E kisha të qartë që nuk do kishte stuhi së shpejti dhe arrita të arsyetoj detajet e ngjarjeve fantastike që po ndodhnin.
Përzgjedhja ime dhe e Williamit nga Alfred Nobel dhe grupi i tij nuk ishte rastësi. Ne testohemi çdo ditë, orë, minut e sekond të jetës sonë. Gjithsesi, nuk ndihem sikur privatësia më është cënuar, pasi ndajmë të njëjtim qëllim, të shpëtojmë botën, përveçse nga injoranca, edhe nga pushteti e tëpërt i të pushtetshmëve që kanë përfituar jashtë meritave dhe kanë investuar që zhvillimi të ecë edhe mbrapsht.

Ndërsa mendoja pa vetëdije, duke vështruar pafundësinë bluhe të horizontit që kisha përballë, dallova një shatërvan natyral që hidhte ujin më lart se balona ku gjendeshim. Gjendej në një ishull shumë të vogël, mungesa e gjelbërimit të të cilit ishte një e dhënë, se ende jemi në vitin 4018, ku fuqia shkatërrimtare e njeriut, kishte dëmtuar mizorisht çdo gjë.

Të gjithë menduam se ishte mundësia përmes të cilës do kalonim barrierën e kohës. Pas pak, realizuam qëllimin për të ulur balonën në tokën e pashkelur kurrë më parë nga njeriu i vitit tonë, 2018. Na habiti fakti se mbi një tokë shumë të rrëshqitshme, përveç një vrime nga e cila dilte vrullshëm uji, nuk kishte asgjë tjetër, përfshirë barrierën, të cilën e kërkonim me shumë dëshirë pa patur idenë më të vogël se përballë ç’të reje do ishim.

– Është balenë! -bërtiti William pa vullnet me gjithë zërin e tij prej zane.

Pa patur kohë të mëndojmë diçka, përfunduam në gojën e balenës, por pasi na hodhi fillimisht në ujë ama. Ndoshta na donte tëlagur. E ndjeja veten të vdekur, ashtu si thuajse gjithë shpresat që kisha, ashtu si thuajse çdo mundësi, përveç asaj të të imagjinuarit, e cila nihmon edhe kur të duket se asgjë nuk të nxjerr nga problemi. Shikoja dy kolegët e mijë, Trump dhe William, dhe ndihesha fajtor. I vështrova përsëri, më me vëmendje, dhe dallova qetësinë që mbizotëronte karakterin e Trump-it. Nuk ishte i shqetësuar, por as i pavdekshëm apo i vdekshëm.

Pasi balena na mbajti në gojën e saj për disa orë, ndjenim një tërheqje të madhe. Ngjante sikur ishte koha që të shkriheshim në stomakun e saj. Trump priu i pari. Pas një lufte të fortë rezistence përfundova dhe unë poshtë, ashtu si dy miqtë e mijë. Pak sekonda më vonë ndjeva ajrin e freskët rreth meje. Balena na kishte lëshuar nga vrima ku nxjirrte ujin, dhe me bishtin e saj të fuqishëm na gjuajti harmonisht drejt një ishulli të vërtetë, me pemë të larta dhe një vullkan gjigand në qendër.

Toka e re…

Toleruam mënyrën e çuditshme si fati sillej me ne, demaskimi i së cilës na bënte të lumtur që ende kishim një jetë për të jetuar, gjithashtu një mision të rëndësishëm për të përmbushur, me dëshirën e një pijaneci që frymëzohet për të rimbushur gotën pikërisht për shkak të limitit që gota mban, trazuar dhe me nevojën për tu ndjerë krenar. Ndodhemi mbi tokë të vërtetë, prania e së cilës poshtë këmbëve, krijonte një gërshëtim emocionesh konfuze brenda meje. Ishte momenti i duhur për të reflektuar pse ndodhesha aty pas një tronditjeje aq të madhe, ashtu si çdo moment tjetër i jetës. Mund të krijoja një besim të ri fetar për njerëzit e së ardhmes, mund të kërkoja barrierën pa e ditur nëse ndodhemi në ishullin e duhur për shkak të një rastësie, mund të harroja gjithçka dhe të shijoja peisazhin magjik në ishull, ndërkohë që ndjeja dallgët duke rrahur bregun qetë dhe të nuhatja gjakftohtësinë e erës melankolike. Megjithatë, optimizmi që tregonim te tre ishte mbresëlënës.

– Ky është ishulli i duhur! -foli Trump duke na shikuar përtej syve.

Të mahnitur, kaluam përmes një përqafimi në grup dhe njëkohësisht me barrierën filluam të kërkonim ushqim dhe ujë të pijshëm. Gjetëm një përrua dhe mundëm etjen përkohësisht me anë të disa guackave të mëdha, që më pas i përdorëm për të mbajtur frutat që do mblidhnim. Trump shmangte bisadat për barrierën apo pamjen e saj, madhësinë, ngjyrën, formën, mënyrën si duket apo si funksionon. Ai thjeshtë kërkonte me ne në një ishull të pabanuar prej njerëzve, kontakti me të cilët ishte shumë vite larg ishullit. Jetesa në atë ishull do ishte e mjerueshme, por përpjekjet tona për të gjetur barrierën pasqyronin shpresë dhe lumturi. Buzëqeshja e Trump para se të fliste, i jepte çdo pakuptueshmërie kuptim:

– Çdo gjë ishte pjesë e planit, që nga mendimi për fundosjen e balonës, deri tani. Tashmë besoj se jeni gati. Nuk ishte testim, ishte përgatitje për të përdorur barrierën, e cila ndodhet këtu, – tha Trump dhe preku kokat tona, – thjeshtë kapni duart e njëri-tjetrit, dhe vërtet mendoni se mund të transportohemi në kohë, me aq guxim sa menduat se jeni të aftë dhe të denjë për të jetuar pas përvojave që kaluam bashkë.

– Do të thuash se jeta jonë nuk ishte në asnjë çast e rrezikuar? -pyeti William kureshtar.
– Kurrë, – u përgjigj shkurt Trump duke buzëqeshur.
– Sa herë ke qenë brenda një balene? – pyeta duke u përpjekur të fshehë nivelin e habitjes.
– Me mijëra here PenguPega.

Kapëm duart me njëri-tjetrin, duke vendosur pozitivitetin konfident mbi gjithçka. Ndjemë trupat tanë të pafuqishëm përballë një force shumë më të madhe që kishim krijuar si pasojë e një lidhjeje mendore, ndjemë masën tonë të zhdukej ngadalë në një destinacion kohor që secili nga ne mund ta vendoste. Trump zgjodhi vitin dhe u zhdukëm nga ishulli menjëherë. Po kalonim përmes një portali që e kishim krijuar me anë të imagjinatës në një ishull që nuk jam i sigurt nëse vërtet egziston apo jo.

Fuqia e fantazisë

Ashtu si çdo nocion tjetër, mungesa e të cilit krijon një përceptim të ri, koncepti i fitores është shkrirje e krahasimit mes dy rivalësh që William me të drejtë nuk arrinte t’i dallonte kur i tregova mendimin tim të papritur. Kisha vendosur të shkruaja një libër, me të cilin të shpëtonim botën nga pasojat që kishim parë nga udhëtimi në kohë. William vazhdimisht refuzonte kurajon time dhe më tregonte se të botonim një libër të tillë do ishte turpërim.

Mendoj se këto fjalë i thoshte, sepse në letërsinë e zanave nuk kishte një vepër të ngjashme me të cilën ta krahasonte idenë time, në të cilën besoja verbërisht, prandaj gjendej një murë i madh që e pengonte të shikonte rezultatet në të ardhmen, jo si parashikues por si analizues. Të jesh një nga themeluesit e një lëvizjejeje dhe njëkohësisht të përbësh gjysmën e skuadrës, për Williamin krijonte një absurditet abstrakt. Ndërkohë që e dëgjoja çdo ditë të më tregonte për suksesin e pamundur, isha në një proçes guximtar që synonte rievolimin e species njerëzore, përfshirë dhe zanat si William, i cili kohët e fundit kishte filluar të më ngjasonte i çuditshëm, ndoshta nga frika që mbushte aftësinë e tij për të guxuar.

Pas dy javësh, pasi përfundova librin që rrëfente aventurat tona të shumta dhe mundësitë që njeriu të jetë i aftë të shikojë përtej vizionit që pasqyron shqisa përgjegjëse vetëm si funksion për të parë, u sigurova se guximi është element i rëndësishëm për sukses.
Në libër ngjarjet tingëllonin shumë më tërheqëse nga sa ishin në të vërtetë. Ishte fuqia e fantazisë që më jepte shpresën e injektimit të fuqisë për të deshifruar. William nuk reagoi kur mori vesh lajmin për përfundimin e librit. Ishte koha që të kërkonim për një shtëpi botuese, e cila të pranonte botimin.

Nilidon Pepushaj
Shkolla “Atë Pjeter Meshkalla”