Pena e artë e poetit llapjan Nuhi Potoku s’resht së shkruari

1
686
Nuhi Potoku - Pëllumbat e abetares

Zymer Mehani

Edhe në kotë ditë të jashtëzakonshme për mbarë globin, por edhe për ne në Kosovë, që jemi duke u përballur me koronavirusin, kur edhe institucionet asimore prej çerdheve deri tek universitetet jan të mbyllura, pena e artë e poetit llapjan Nuhi Potoku nuk resht së shkruari.
Tani ky autor i talentuar për vogëlushët e kasave të para nxori nga shtypi dy përmbledhje poetike ilustrative: “Pëllumbat e Abetares” dhe “Rezultati festiv”.

Cili është shkrimtari Nuhi Potoku?

Nuhi (Ibush) Potoku u lind më 20 prill 1962, në Gurbardh të Llapit. Mbaroi Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Nga viti 1982 punon në arsim. Filloi në vendlindje dhe vazhdoi në Popovë e Katunishtë, kurse tani punon në SHF “Ali Hadri” në Peran të Podujevës. Nga viti 2001 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Libra të botuar:
1. Më tha Drini i Bardhë, 1997 – poezi;
2. Vatrës i shtohen djepat, 1999 – poezi;
3. Bota dhe unë, 2001 – poezi;
4. Fluturat valltare, 2002 – poezi;
5. Bardhësi shqiptare, 2002 – poemë;
6. Këngë për Isë Mërnicën, 2004 – poemë;
7. Babë e bijë për një Shqipëri (kushtuar Hasan Ramadanit), 2004 – poemë;
8. Njeriu flamur (kushtuar Shaban Shalës), 2005 – poemë;
9. Festa e abetares, 2006 – poezi;
10. Ujëvarat e bardha, 2006 – poezi;
11. Vreri i zhgënjimit, 2007 – poemë;
12. Himn trimërisë (kushtuar komandantit legjendar, Zahir Pajaziti), 2008 – poemë;
13. Në ballë furtunash (kushtuar Avdi Ramocës), 2009 – poemë;
14. Legjenda e gurit të bardhë, 2013 – prozë për fëmijë;
15. Prushi etnik (kushtuar atdhetarit, Nuhi Gashi), 2016 – poemë;
16. Monografi në vargje (kushtuar atdhetarit, Ismail Thaçi), 2018 – poemë;
17. Portret pavdekësie (kushtuar atdhetarit, Hazir Shala), 2019 – poemë;
18. Këngë zogjsh (Përzgjedhje poezish për fëmijë), 2019 – poezi;
19. Rreze në atdhe (Përzgjedhje poezish), 2019 – poezi;
20. Pëllumbat e abetares- vëllim poetiko-ilustrativ, 2020;
21. Rezultati festiv- vëllim poetiko-ilustrativ, 2020.

1 KOMENT

  1. I lute ketij poeti Shqiptar, qenka punetor i madh dhe patriot I madhe.

    Edhe ti Zymer njesoj je.

    E ja paske fut ne biografine e Nuhiut se u lind ne GUREBARDH… dmth ia paske nderruar komplet nie fshati emrin… ndersa emrin i juaj nuk bon te nderrohet!!!!!

    Nuhi, Emer Arabo Jahudik
    Potoku mbiemr Serb… dmth shkavelll!!!

    Zymer Mehani emer dhe mbiemer ARAB!!!

    Sa hipokritë, qe jeni ju qe i nderroni emret e fshatrave ne shkavellisht …ndersa emrin ose mbemrin shkavellisht apo arabist, e ruani si syte e ballit!!!

Komentet janë mbyllur.