Pena brilante e poetit Nikoll Ulndrejaj, çdo ditë na sjellë diçka të re

0
923

Poezi here te embela e here te vrazhta, po ne te gjitha rastet poeti flet me te verteten, ashtu siç e ndjen e hedhë vargun ne leter, po edhe lexuesi behet njesh me mendimin poetik te poetit z. Ulndrejaj.

Kohet qe po perjetojme poeti na i sjellë me plot pasion dhe realitet, edhe pse realiteti shpeshhere eshte i zymtë, poeti e pershkruan ashtu siç eshte.

Nikoll Ulndrejajn pata rastin ta takoja perpara ca kohesh ne Tirane, nji burre fjale pake, po larg-pames, i vrare ne shpirte nga pa drejtesitë e kohes, politika po i degradon njerzit e vlerave, po i zevendëson me simpatizantë te pa asnji vlere morale dhe njerëzore, specialistet e profesionit dhe te penes shtyhen nga politika, hidhen ne rruge si njerëz te zbritur nga ndonji planet tjetër.

Vendin e penave qe na dhurojn vlera, si Kolec Traboini, Nikoll Ulndrejaj e te tjere, ministria e kultures as qe merr mundimin per botimin e veprave te këtyre njerëzve te dijes. Ky eshte krim dhe vetem krim, nuk paska fonde kjo ministri qe te botojë librat e koloseve te leteresisë dhe krijimtarisë bashkëkohore, krijuesi te falë mundin krijues, po shteti duhet t’i sponsorizojë ata më të dallueshmit. ‘Rilindja’ ta therrasë ministren ne fjale, t’i terheqi vemendjen, sepse me dashje apo pa dashje, po saboton vlerat e krijueseve me emer, keto vlera i duhen brezave te sotem dhe atyre qe vijnë.

Gjin Musa, gazetar

ÇMENDURISË TIME T’I JAPËSH AMNISTI

Kurë të zhdukën gjembat vrastarë
E të hy lirshëm brenda buzëqeshjes tënde
I tëri le të digjem në llavë puthje
E të përmbytem në vorbull dallgësh
Veçse i imë
Të mbetet Trëndafili
Dhembja e gjembit
Lënë më ka shije trishtuase
Një mbrëmje
Kurë ndërronte ngjyrat deti i shpirtit
E cigania llasticë
Që gjelbëronte mallin me bulëzat e lotit
Në një rudinë planetare
Ku njeriu gdhihet me brengë
Sapo kish nisur
Më shtynë të kthej ca gota
Marrëzia e ndjenjës që s’mund ta shpreh
E zjarrit që më djeg
Brenga shkrumbon shkumë të bardhë
E vërtitëm e vërtitem rreth vorbullës time
Ku më skllavëron gjembi i një trëndafili
Gjithë jetën tinëzisht
E lutëm e lutëm
Kupën të mos ta kthej përmbys trëndafili
Çmendurisë time ti japësh amnisti
E ta dini që s’jam fajtor
Se dua
Në zemrën tënde plot rreze dielli të ngrohëm
E mos ti shty ditët me trishtim e lot
Edhe kurë ndërrohen stinët tek ky dhe’
Që më ka pagëzuar
Me emër skllavi…

Tiranë me dt. 15.04.2016