Historiani Pëllumb Xhufi tha në emisionin “Arena” të Dritan Hilës se islamizimi i vendit filloi gjatë Luftës së Kretës.
Ai u shpreh se korridori i Shkumbinit ishte një prej pikave strategjike, prej ku filloi masivizimi.
“Në vitet 1440-1450, kemi dokumentet veneciane për fisnikërinë shqiptare, por kemi edhe regjistrin e parë osman.
Dhe prej tyre rezulton të kemi një fisnikëri të krishterë në një pjesë masive të vendit.
Popullsia shqiptare u islamizua në mënyrë masive te Lufta e Kretës, në vitin 1645-1669, ku islamizimi shkoi edhe në zonat malore.
Pati një ndarje gjeografike, turqit osmanë i dhanë rëndësi që në këto korridoret strategjike, si ai i Shkumbinit, të islamizohej popullsia me precedencë dhe popullsitë e para të islamizuara gjenden pikërisht në këtë segment”, deklaroi Xhufi.