Pellazgët – stërgjyshërit të Shqiptarëve

0
342
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Ja një shkurtim të përmbledhjes ime e cila së shpejti do të shfaqet në Shqipëri (pas kufizimit aktual për shkak të Covid 19).

Pse e shkrova dhe mbarova përmbledhjen time (shpesh shkurtimisht dhe nganjëherë më gjatë) duke bashkuar në mënyrë të përmbledhur thelbin e studimeve të mia kushtuar Pellazgëve stërgjyshërit të Shqiptarëve dhe paraardhësit dhe promovuesit të dy civilizimeve evropiane më të mëdha të njohura, Greke dhe Romake përmes Pellazgëve dhe Etruskëve ?

Sepse për një kohë të gjatë kam vërejtur se shumë pseudo shkencëtarë të huaj ose të ashtuquajtur “specialistë” nuk e kanë kapur kuintesencën e studimeve dhe kërkimeve të mia për pesëdhjetë vjet. Nuk po flas për shqiptarët dhe shqipëfolësit, ku ende nuk ka specialistë të patentuar të historisë të Antikitetit, ndërsa pres që universitetet shqiptare të krijojnë specialitetin “Histori të Antikitetit”, në kuadrin e autoriteteve universitare. Të shkruajsh mbi Pellazgëve apo Ilirëve nuk jep kualifikimin ose titullin “historian” apo specialist !

Në të vërtetë, nga çfarë unë shoh, dëgjoj dhe lexoj në të gjithë botën shqiptare, ka një mori amatorësh ose pseudo historianësh, që derdhin pothuajse kudo “njohuritë” e tyre të mbledhura këtu ose atje, ndërsa besojnë me ngulm në çfarë, thonë, shkruajnë, thonë ose mendojnë. Historia nuk studiohet dhe nuk behët në këtë mënyrë. Shpresoj që studimet e mia shumëdisiplinash të gjata dhe të gjera do të krijojnë një prirje brenda universiteteve, ku studentët e rinj do të jenë në gjendje të tërheqin frymëzim prej tyre dhe të marrin përsipër të mbrojnë një të vërtetë të është fshehur për gati 2700 vjet dhe që jam përpjekur të përhap shkencërisht për më shumë se 50 vjet.

Ja, pra, në mënyrë të përmbledhur, përmbajtja e kësaj Synopsis.
 Unë shpjegoj pse kam ndërmarrë një vepër të tillë ndaj Pellazgëve, Shqiptarëve dhe civilizimin helen, që na shërbejnë, që nga shekujt 18 dhe 19, gjitha manualet historike në për shkolla, universitete, enciklopedie, shkrime të ndryshme, media dhe interneti.
 Shpjegoj në të cilin kontekst u shfaq civilizimi helen.

 Unë shkatërroj, zhvoshk, dekonstruktoj, dekompozoj dhe rikrijoj tërë historinë e Greqisë, ashtu siç kanë arritur tek ne përmes shkrimeve antike. Falë kësaj pune studimesh, kërkimesh, analizash të hollësishme, konfrontimesh apo krahasimesh të ndryshme, unë arrita të vë në dyshim historinë e Greqisë dhe të nënvizoja rolin parësor, të luajtur nga Pellazgët në kushtetutën e Qytetërimi Helen dhe në krijimin e civilizimit Romak.

 Unë i kritikoj ashpër gabimet e ndryshme të bëra nga Helenët nga kohërat arkaike deri në kohën helenistike aleksandrine, që fillon në shekullin e katërt para erës sonë: gabime të dukshme, paqartësi, nënkuptime dinake, kontradikta, mospërputhje, krijimin e gjenealogjive të rreme ose manipulime të ndryshme, etj. Nga ana tjetër, unë lavdëroj disa autorë antikë të ndershëm, të aftë, kompetent, të cilët na kanë dhënë informacione serioze, pa të cilat kurrë nuk do të kisha ndërmarr një vepër të tillë dhe do të kisha paraqitur një tezë të tillë.

 Unë kritikoj ashpër të gjithë “historianët, arkeologët, gjuhëtarët modernë dhe të tjerë që kanë errësuar dhe ngatërruar më tej historinë e Greqisë. Por nuk mungoj të komplimentoj disa autorë vizionarëve modern, të cilët kanë thënë të vërteta të palpueshme dhe të padiskutueshme, pa ndërmarrë studime të gjera mbi Pellazgët.

• Unë kritikoj dhe shpjegoj, më prova dhe argumente mbeshtetëse, gjithë gënjeshtrat, paqartësitë, mospërputhjet, kontradiktat ose manipulimet të bëra nga historiografia e Greqisë ku zhvilloj pyetjet më të rëndësishme në vijim:
o Pse Lufta e Trojës nuk është ajo që kemi mësuar në manuelat shkollore apo universitare dhe pse data të kësaj lufte -1193/ 1183 (shpikja e matematikanit Eratostheni) është e rremë dhe nuk korrespondon me realitetin …?

o Pse “Mikenët” nuk janë Hellen, por Pellazgë ?
o Pse “linear B” nuk është grek, por pellazg?
o Pse Iliada dhe Odisea janë poema epike të traditës gojore pellazge dhe jo helene ?
o Pse Zeusi është me origjinë pellazge dhe jo helene ?
o Pse gjuha shqipe dhe veçanërisht gegërishtja shpjegon pjesën më të madhe të onomastikës së Iliadës dhe Odisesë ?
o etj, etj.

Kështu pra fillova studimet e mia metodike të bazuara shkencërisht në fakte serioze dhe studime të përpikta të shkrimeve antike. Unë nuk i filloj studimet e mia së prapthi duke thënë që Greqia nuk ekzistonte para vitit 1830, data e pavarësisë së Greqisë të çliruar nga pushtimi osman ose për të thënë se “gjuha shqipe shpjegon të gjitha gjuhët e botës” … si disa shqiptarë që veprojnë në këtë drejtim, pa vetëdije pa ndonjë provë apo argument bindës, të vlefshëm ose referenca të verifikueshme. Kjo lloj sigurie e rremë dëmton Historinë, Shkencën dhe mund të bëje për të qeshur shkencëtarët seriozë në të gjithë botën dhe do t’i bëjë kënaqësinë të armiqve të popullit shqiptar.