Pellazgët – gjuha e tyre

0
1103
Mathieu Aref

Pjesë e dytë (Sinopsis)

Mathieu Aref

Ja pra në vijim disa përfundime dhe çfarë rezulton nga studimet e thella, analizat dhe hulumtimet e mi, pas një punë të ashpër për gati pesëdhjetë vite, ku kam zbuluar një tjetër histori që shkatërron dhe trondit të “pranuarën zakonisht” e shpalosur gjerësisht nga shumë autor moderne në librat e specializuara, enciklopeditë, akademi të ndryshme, universitete, institute dhe shkolla të gjithë botës. Autorët modern i citoj vetëm kur janë serioz (dhe pse shumë herë i verifikoj, i ballafaqoj dhe i kontroloj rreptësisht para se ti citoj) dhe sidomos kur sjellin ujë në mullirin tim pellazg. Unë kam qenë gjithmonë dyshues ndaj autorëve moderne.

• Sipas disa pasazheve të Herodotit (VIII, 44, I, 56, 57, 58, VII, 94) bëj konkluzionin e qartë që Grekët kanë përvetësuar kulturën e paraardhësve të tyre që i kanë asimiluar dhe për një kohë kanë bashkëpunuar më te : falë “një mori pellazgësh” thotë ai. Kjo sugjeron që këto Pellazg dygjuhësor shërbyen si një brez transmetimi ndërmjet popullit autokton dhe pushtuesve Helen. Herodoti na jep këtu një fakt shumë i redërsishëm, thelbësor dhe domethënës.
• Falë poemave epike (Iliada dhe Odisea), të përcjella nga Pellazgët (të cilësuar «hyjnorë» në Iliadë X/429), pushtuesëve të rinj Helen, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në «vendin që do të bëhej Greqi» (Herodoti I/56,58 – II/50,52 VIII/44). Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se gjalli : gjuha shqipe e sotme (sidomos dialekti gegë), e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse të gadishullit juglindorë të Evropës, vatra e Pellazgëve nga të cilët rrjedhnin Trako-ilirët dhe sot Shqiptarët të trojave shqipëfolëse. A nuk është ajo gjuhë një lloj «fosile e gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazg ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve të cilit ishin paraardhësët të fundit të Shqiptarëve të sotëm ? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptoje apo të deshifroje shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të toponimeve të Evropës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas ?
• Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Evropën Perëndimore (menhirët, dolmenët, nderdimet magalitike, ciklopedike, etj), fortifikimet e Mikenës, Argosit, Tirintitit apo Pilosit dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia ? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha çfarë kam cituar këtu !
• Shqipëria a nuk na zbulon mbetje arkeologjike paleolitike (shpella, guva, vendbanime…), neolitike (fshatra, buzë liqeni…), parahistorike dhe antike (tumuli, shpata, maska apo objekte të tjera të epokës së mbiquajtur mikene) ? Hulumtimet paleontologjike dhe arkeologjike tregojnë se popullsia neolitike apo edhe paleolitike ka banuar në atë çfarë është quajtur Greqi dhe veçanërisht në Shqipërinë e sotme ku janë zbuluar vende paleolitike që përfshijnë ato të Xare, Shën-Marinë dhe Dajti, qytetet lakustre duke përfshirë ato të Maliqit dhe rajonet e liqeneve të Prespës dhe Ohrit, mbetje nga periudhat Neo dhe Eneolitike duke përfshirë ato të Pazhokut, Maliqit, Nezirit dhe të Burimas në Shqipëri, Glladnicën dhe Hisarin në Kosovë dhe zonat metalurgjike në Shqipërinë e veriut, duke përfshirë Mirditë, Mat, Kukës dhe Kosovë dhe Dibër në Lindje dhe Korçë në Jug. Përveç kësaj, këto rajone të fundit ishin të njohura për punën e metaleve duke përfshirë arin, bakërin, bronzin dhe hekurin.
• Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian, eolian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit i linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë “greqishtja e lashtë”. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë. Çuditërisht, që nga gjysma e dytë e shekullit XX (1952), ky aspekt nuk është marrë në konsideratë nga autorë të shumtë moderne; që nga momenti që u zyrtarizua Lineari B, sikur të ishte greqishtja e lashtë, stopohen të gjitha studimet dhe hulumtimet lidhur me këtë temë ! Duhët shënuar se Lineari B nuk është një shkrim që na sjell ndonjë informacion historik, shoqëro-kulturor apo letrarë, sepse shënonte vetëm transaksionet tregtare në regjistra kontabiliteti (shifërat dhe emrat e produkteve të ndryshme, shumica e të cilave ishin të huaj dmth me emra të huaj). Ky shkrim me në fund nuk na tregon ngjarjet e lashtësisë dhe nuk hedh dritë mbi historinë e vërtetë të asaj kohe.
• Shkrimi i «diskut të Faistos», i zbuluar në Kretë (daton nga shekulli XII para Erës sonë), a nuk është një mbetje arkeologjike e asaj që ka mundur të ekzistojë qysh nga periudha e Pellazgëve ? Ky shkrim (që nuk është ende i deshifruar më saktësi) nuk është gjë tjetër veçse «pellazgjishtja e lashtë» ose, siç e pohon Jean Faucounau, është «proto-jonishtja» (Deshifrimi i diskut të Faistos – 1999). E cila është e njejta gjë ! Dhe shkrime të tjerë si “stela e Lemnos”, “gjysmë-kolona e Perugjia” (njëqind fjalë), “tjegulli i Kapua”, “stela e Novilara”, “tryezat iguvine” ose “rripat prej liri të mumjes të Agram-it” (të quajtur “mumja e Zagreb-it” për shkak se është blerë në këtë qytet nga një kroat në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë), janë një dëshmi e vlefshme të shkrimeve etrusko-pellazge.
• Herodoti (V, 58) dhe autorë të tjerë klasikë pohojnë se është Kadmosi Fenikasi (themeluesi i Tebës greke, në Beoti… Tebë, emër që përngjanë më emrin e kryeqytetit faraonik të Egjiptit !), i cili ka futur alfabetin (bashkëtingëllor) në Greqi dhe të cilin Grekët më pas i shtuan zanoret. Gjithsesi, ky alfabet është në zanafillë të debateve të shumta që ende sot diskutohën. Por Diodori i Siçilisë (V, 74 ; III, 67) pohon se alfabetin nuk e kishin shpikur Fenikasit, por se ata vetëm ia kishin përcjellë Grekëve. Ai e quan këtë alfabet “gërmat pellazge”. Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie si për shembull Gustave Glotz le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga “Filistinët” (popull pellazg i mirëfilltë). Fqinjt e tyrë Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve. [Cf. Gustave Glotz, “Qytetërimi egjeas”, “La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438 ; Richard Knight, “Një ese analitik mbi alfabetin grek”, J. Nichols për P. Elmsly, Londër 1791 ; Georgiev, Vladimir Ivanov, “Zanafilla minoane e alfabetit fenikas”, BN-8×242118-Biblioteka onomastike, BN-8×22123 (1950)].
 Fenikasit i kanë dhënë çdo germë një shpjegim në “gjuhën e tyre” : A…lef (bagëti), B…eit (shtëpi), G…imel (deve), H…eit (mur), K…ef (pëllëmbë), R…as (kokë, kryë), S…emek (peshk), etj.
• Para poemave epike të traditës gojore (të vetmit shkrime dhe të parët që kanë ekzistuar në Evropë, të shkruar vetëm midis shekullit të gjashtë pes, në kohën e Pizistratit), nuk kemi asnjë gjurmë shkrimi koherent (në kuptimin e saktë të fjalës dmth “jo epigrafi, ideograma, etj”) të vertetë por kishte vetëm, “epigrafi” apo ideograma, petro-glife dhe simbole të ndryshëm (në gur, stela, potëri, lëkurë, etj). Në këtë drejtim kam krijuar një leksik prej më shumë se njëqind fjalë, ku, në sajë të dialektit gegë, kam përkthyer dhe interpretuar shumë antroponime, emra, oronime, eponime dhe etnonime të lashtë dhe fjalë të tjera që gjenden në Iliadë dhe Odise dhe në mitologjinë. Këto poeme epike (rrjedhur nga një traditë gojore pellazge), pavarësisht nga modifikimet të ndryshme dhe manipulimet të bëra nga logografet grek të parë (koha e Pizistratit në mes të shekullit të gjashtë para erës sonë, dhe ende më vonë në shekullin e tretë pes në kohën e Kritikëve aleksandrine në kryën e të cilëve ishin Aristofani i Bizantit dhe me vonë Aristarku i Samosit, etj.) ata poeme kanë ruajtur shumë emra dhe fjalë pothuajse të paprekur duke shpëtuar nga censura të këtyre logografeve. Gjuha është një në ato provat (burim i pashtershëm) që dëshmojnë jo vetëm ekzistencën e qytetërimit pellazg, por që tregon lidhjen e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe përmes trako-ilirëve paraardhësit të drejtpërdrejtë të Shqiptarëve. Çdo gjë tjetër apo studime të mëtejshme, apo zbulime të reja janë vetëm një kontribut i vlefshëm për të sjellë ujë në mullirin tim pellazg.
• Megjithëse nuk gjendet asnjë gjurmë shkrimi « historik » shumë i lashtë (i eliminuar nga pushtuesit helen ?), dihët që katër «shekujt» të mbiquajtur «të errët» (1200-800 para erës sonë), kanë ekzistuar. Përse pra kjo periudhë nuk na sjell tregesin më të vogël për ekzistencën e Grekëve ? Kjo ndodh sepse me të vërtetë nuk ka pasur të tillë.
• Tragjedianët nder të cilit Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë përshkruar në veprat e tyre shfaqjen e mberetërve ku paraqitën qartësisht Egjiptianët (Danaenët) dhe Fenikasit (Kadmeanët). Këta pushtues janë rishfaqur kur ata sulmuan brigjet e Azisë së Vogël në 680 pes : ngjarje e rëndësishme që asnjë historian modern nuk ka qenë në gjendje të identifikoje më luftën e lashtë e quajtur të Trojës luftë që Helenet (Grekët) e kanë quajtur «lufta e Ilion-it ».
• Rapsodet të asaj kohë kishin kënduar me shekuj përpara historinë e një Luftë të vjetër të « Trojës » që ndoshta ishte e zhvilluar në mijëvjeçarin e dytë pes ndoshta edhe perpara (nuk kemi një datë të caktuar ose të vërtetuar sepse nuk kemi ndonjë shkrim apo dëshmi të saktë për te), ku ajo ishte më shumë gjasa një përleshje në mes të klaneve të një populli etno-gjuhësor i njejtë : Pellazgët, Trakët, Frigjianet, Moskët, Tirrhenët ( Etruskët e ardhshëm), Dardanët, Peonianët (Ilirët e ardhshëm), Meonienët, Lidianët, etj. Më vonë këto pushtuesit të rinj Helen më këtë rast ato morën mundësinë për të përvetësuar dhe uzurpuar poemat epike të kënduar nga rapsodet dhe i kanë zhvendosur dhe transpozuar në luftën e tyre të re (-680 pes) e udhehequr nga Helenet (Akejt, Danaenët, Kadmenët, Pelopidët) në luftën e tyre kundër popullsitë pellazge të Azisë minore. Këto poeme epike janë shkruar dhe publikuar përfundimisht për herë të parë në kohën e Pizistratit (jetoj në mes 600-527 pes) në mes të shekullit të gjashtë pes. Këta ishin të parët “shkrime” të denjë gjatë gjithë historisë evropiane. Për më shumë detaje referohuni librave të mi, duke përfshirë në veçanti tezën time.
• Aty dukën ndryshimet dhe manipulimet të bëra nga Helenët në poemat epike përmes gabimet, harresat dhe mosvigjilencën të censurës së logografëve : ne gjejmë në kampin e Akejve emrat e armiqve të tyre pellazg , eolian dhe fiset e tjera pellazge që gjenden, absolutisht, në kampin kundërshtar të Trojës, domethënë armiqtë e tyre të ashpër, « Pellazgët, Trakët, Friggjianët, Peonët, etj. Gjëjmë edhe emra të njëjtë (identik) që ndodhën në të dy kampet ! Kjo është dëshmi e qartë se ata logograf ishin ngatërruar në citimin e emrave të fiseve dhe të njerezve në dy kampeve armiqe.
• Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër evropianë (në Gadishullin të Evropës juglindore, Egje…), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejtë ose jo, pas katër shekuj të mbetur krejt memece ? Si mundet që një popull që eshtë bërë me vonë aq prestigjjioz, mund të dilte nga «hiçi» ? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç ? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rrjedhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme dhe të shumtë), por mund të vinte nga diku tjetër? Përse janë fshehur pohimet të autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo grekfolës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Evropës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë së Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ? Pra, pushtuesit helen nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qyetërimi autokon dhe me i lashtë se qytetërimi i tyre !
• Për epokën e mbiquajtur Mikene dhe asaj të Luftës së Trojës nuk dihet asgjë dhe asgjë nuk e vërteton lidhjen midis Trojës “homerike” dhe Greqisë së mbiquajtur “mikene” (nënkuptuar greke) dhe kjo për shkak të mosekzistencës së shkrimit (kronika historike apo ngjarjesh) dhe dokumenteve bindëse. Gjithsesi, asnjë dokument i lashtë (hitit, ugaritik apo egjiptian) nuk sjell as edhe më të voglin tregues apo nuk bën as edhe aluzionin më të vogël për këtë luftë hipotetike, as për ata që quhen Miken ! Treguesit e vetëm që zotërojmë bazohen mbi rrëfenjat homerike : lokalizimi i Mikenës së Homerit në atë të sotmen (pas zbulimet arkeologjike). Megjithatë poemat e Homerit dhe përshkrimi që ai ka bërë për këtë epokë nuk përkojnë me “botën mikene”, e tillë si ajo zbulohet nga arkeologët apo gjuhëtarët (tabelëzat e shkruajtura në “linearin B”). Gjithsesi këto tabelëza datojnë nga fundi i epokës të mbiquajtur mikene dhe janë të mëvonshmne, të vitit 1250 para Krishtit. Përveç kësaj, ky “shkrim” shërbente vetëm për të shënuar inventarët, llogaritë dhe përshkrimin e shkëmbimeve tregëtare. Pra ky nuk ishte një shkrim “letrar”. Ai nuk na zbulon asgjë nga historia e kësaj epoke. Schliemann është i pari (ishte “tregtar jo arkeolog !), i cili besoi në ekzistencën e luftës hipotetike të Trojës të lashtë (Troja VIIa). Ky “zbulues“ i Mikenës dhe Trojës, i ngazëllyer nga epopetë homerike, nxorri në dritë një nga zonat e hamendësuara të Trojës, mbi kodrën e Hisarlikut, në Anatoli (rreth 5 km nga Dardanelet). Për Schliemann ishte fjala për “Ilionin homerik”. Gërmime të tjera të kryera nga Dörpfeld, Semple, Blegen dhe arkeologë të tjerë arrijnë në zbulimin e nëntë shtretërve (state geologjike) stratigrafike. Troja legjendare është Troja VIIa (disa hulumtues amerikan e vendosin në nivelin VI) dhe ajo e epokës greke arkaike është Troja VIII (duke qenë Troja IX ajo e epokës helene), sipas përfundimeve të fundit arkeologjike. Por asgjë deri më sot nuk provon se në këtë vend dhe në këtë epokë ka ndodhur një luftë e vërtetë e Trojës të epokës të “bronzit”.
• Që nga Eratosteni (matematikan që ka jetuar në vitet 276-194 para erës sonë) kronologjia e historisë greke varej nga një ngjarje asnjëherë e sqaruar : Lufta e Trojës, ekzistenca dhe data e së cilës gjithmonë mbetën të debatueshme. Për fat të keq, e gjithë kronologjia e Greqisë, Egjeut dhe Azisë së Vogël bazohet në këtë datë hipotetike të shekullit XII para erës sonë : 1193 – 1183. Katër shekujt, të mbiquajtur “të errët” (për të cilët nuk dihet asgjë) e përkeqësojnë këtë hipotezën e asaj datë aq të lashtë. Më në fund, që nga nxjerrja në skenë, në vitin 1905, të një ndarjeje prej tri pjesësh nga Evans (i cili ka jetuar në vitet 1851-1941), bazuar në të dhënat arkeologjike, historia e Greqisë u nda në faza, nga ajo që u quajt “Heladike” (e Lashtë, e Mesme dhe e Vonë, e nënndarë në I, II dhe III), çka rrezikon të të shtyjë në gabim, duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje apo mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të referimit të termit “Heladë, heladik”), ndërkohë që këta të fundit, pra Grekët, nuk janë dëshmuar në këto epoka të kahershme. Nisur nga kjo luftë hipotetike të Trojës, Tukididi ( I, 12 – i cili nuk e dinte datën e vendosur nga Eratosteni, meqë ky i fundit ka qenë rreth dy shekuj më pas) ka pohuar (pa asnjë provë) se 80 vjet pas luftës së Trojës Dorianët u shfaqën në Greqi (shih paragrafën me naltë). Asnjë autor tjetër antik, bashkëkohor të Tukididit, asnjë tjetër përpara tij, me plot të drejtë, nuk e ka cituar datën të shfaqjes së Dorianëve n’ato kohet e lashta. Ne duhet të kujtojmë se Dorianët (sidomos pushtuësit të huaj jo populli që ishte pelasgo-ilirë) nuk mund të kenë ekzistuar në kohën e një lufte hipotetike që mund të ketë ndodhur në shekullin XII pes. Pra ajo datë e shfaqjës të Dorianëve, krologjia e të cilëve ulët shumë me vonë. Gjithsesi, ka ndodhur shumë më vonë që janë futur në llogari këta 80 vite, të cilët janë hequr automatikisht nga fundi i kësaj lufte d.m.th. 1183 – 80 = 1103 (e rrumbullakosur në vitin ~ 1100), datë e vendosur padrejtësisht nga Eratosteni). Disa kanë nxjerrë nga kjo se shfaqja e Dorianëve, e cilësuar si “dyndjet doriane” apo “kthimi i Heraklidëve”, ka ndodhur në atë datë që e rigjejmë gabimisht ende sot në manuale të ndryshme shkollore apo universitare. Kanë transformuar një “mit” dhe një legjendë në një “realitet” historik dhe këtu qëndron thelbi i problemit.
• Aty ka një mospërputhje të stërmadhe midis datash të ndryshme dhe kronologjive të propozuara deri këtu nga të gjithë llojet e autorëve. Kështu, nëse në fillim bazohesh në një datë të gabuar, atëherë gjithçka që rrjedh nga kjo do të ishte vetëm e gabuar. Pra, është gabimi i Tukididit (I, 12 ), i cili i ka kaluar shend e verë katër shekuj të errët, duke bërë që të përkojnë fundi i kësaj periudhe me mbërritjen e grekëve dhe pushtimin e tyre të Azisë së Vogël rreth vitit 680 para erërs sonë : pushtimi i viseve të qytetit të lashtë të Trojës (Troja VI / VII), të cilin e ripagëzuan me emrin «Ilion». Kjo nuk është gjë tjetër veçse përvetësimi i një epopeje të vjetër pellazge, të cilën Helenët e përpunuan dhe e riemërtuan «Iliada» (fillimisht emir pellazg ishte “Zemerimi I Akilit). Troja “greke” (Ilioni) është quajtur nga arkeologët Troja VIII, sot jemi në Trojën e fundit « IX! » !
• Lufta, e mbiquajtur e Trojës, ka qenë ajo e pushtimit të vonshëm të Azisë së Vogël nga Helenët dhe në mënyrë të veçantë marrja e qytetit të lashtë të Trojës, të shpagëzuar dhe të bërë “Ilion” grek, prej nga ka dalë emri “Iliadë”?! A ka patur një lloj transpozicioni të një lufte parahelene të rrëfyer te “Zemërimi i Akilit” (emri i original i poemës së lashtë të traditës gojore pellazge) me një luftë helene, e cila sjell ndër mend emrin “Iliada” që rrëfen pushtimin e qytetit të “Ilionit” (emri grek i Trojës) në fillim të shekullit VII para erës sonë? Kështu mund të shqyrtosh se 80 vitet e Tukididit korrespondonin me një kronologji shumë më të vonshme dhe se kjo lufta e Ilionit grek që u zhvillua nga vitet ~ 700 apo ~ 680 pes (dhe jo në shekullin XII sikur është besuar deri më sot). Nga kjo kuptohet më mirë përse Homeri nuk i ka përmendur Dorianët dhe përse emri i tyre u përmend me ndonjë farë shpeshtësi vetëm duke filluar nga Pindari (i cili jetoi në vitet ~ 510 ~ 438). Së fundmi, do të kuptohej më mirë përse emri “Helen” nuk është dhënë në tërësinë e Grekëve nga Homeri dhe përse këta Helen nuk folën për veten e tyre gjatë katër shekujve të mbiquajtur “të errët” (1200 – 800 para Krishtit). Kjo do të justifikonte edhe krijimin e një gjenealogjie të vonshme, duke nisur nga një Përmbytje, pra përmbytja e Deukalionit. Duke nisur prej aty filloi të shfaqej emri Helen, pasardhës të “Helenit”, biri i Deukalionit, Noeu/Nuhi grek. Të gjitha këtyre pikëpyetjeve teza ime provon t`i përgjigjet, të paktën më saktësi.
• Me në fund një tjetër e dhënë dëshmon, jo me pak, ekzistencën dhe shfaqjën e Pellazgëve përtej kufijve juglindore të Gadishullit juglindorë të Evropës, Azinë e Vogël dhe e Egjeut : atë të bashkatdhetarëve të tyre “Filistinët ” (ndoshta këta ishin vetë Pellazgët).
• Kjo është mjaft e dukshme për shkak të lidhjeve etno-gjuhësore që lidhin Pellazgët (ashtuquajtur “mikenase”) më Filistinët identifikuar nga egjiptianët (nga Ramses II dhe Ramses III – XIII/XII shekuj pes) si pjesëmarrësit e “Popujve të detit “. Emri i Filistinëve është i vertetuar për herë të parë në « Medinet Habu » në tempullin varrimi i Ramsesit III (-1186 – 1155). Sipas egjiptianëve të lashtë, këto janë popuj nga Mesdheut në “veriun” e Egjiptit e jo në Evropën veriore (sikur është keqkuptuar nga shumë autor modern). Është shumë e mundshme që ata të ishin të njohur shumë më herët (cf. Dhjatën e Vjetër : Zanafilla 10 / 16-14-21 / 32-26 / 14-22; Eksodi 23/31; Judges 13 / 1-15 / 11-16 / 30, Jozueu 13/1).
Studime të shumta arkeologjike dhe etnolinguistike na informojnë me saktësisht dhe më seriozitet të madh. Disa Arkeologe izraelian nder të cilit Trude dhe Moshe Dothan, Israel Finkelstein, Neil Silbermann dhe dy studiues libanezë Dimitri Baramki dhe Nina Jidejian kanë gjërërsisht studiuar këtë çështje : disa i bëjnë të vijnë nga Iliria dhe Epiri (dy vende pellazg i mirëfilltë), të tjerë i identifikojnë më kulturën mikene (pellazge) ose më Egjeanët (paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre). Bibla i bën ata të vijnë nga Kreta gjë që konfirmon se Kreta ishte hapi i tyre i parë (para se të shkojnë në Qipros) në drejtimin e tyre nga bregdetit egjiptian dhe pranë Lindjën e Mesme. Filistinët krijuan një Pentapole në bregdetin e Mesdheut (Gaza, Ashkalon, Gat, Ashdod dhe Ekrōn). Mbreti David u frymëzua nga organizata e tyre administrative dhe shoqërore për të udhëhequr shtetin e Izraelit. Ata gjithashtu lanë disa gjurmë gjuhësore në gjuhën hebraike të Biblës.
• Emri që të huajt u dhanë Filistineve, përveç ai i Egjiptianëve « PLST » (Pe-le-set – Pe-le-shet) apo (Pulusati për të tjerë) ai emër ishte i njohur nga burime të ndyshëm : Pelesht-im … (Hebrenjve) dhe Palast-u (Azirianët). Altheim kujton që vija e poshtëm e lumit « Po » (rajoni i qytetit të Adria) quhej « Filistina ». Meillet dhe Cohen shënojnë lokalitet « Palaiste » ose « Palaest » në Epir që mund të mendojmë që ishte pikënisja e Filistineve në drejtimin të Kretës (platformë përgatitore për ekspeditat e ardhshme) dhe Qipros (Hapi i dytë para sulmit të Egjiptit).
W. F. Albright tha gjithashtu se Filistinët rrjedhnin nga një qytet që quhej « Palaiste » në bregun e Adriatikut të Kaonisë (Epir) dhe se emri i tyre shqiptohëj « Pelastoï dhe Pelasgoï. Këto emra të fundit ngjallin emrin e Pellazgëve në gjuhën greke (Pelazgoï). Së fundmi në tezën time, kapitulli “Shtojcat” përfshin gjithashtu një pasqyrë të saktë arkeologjike dhe antropologjike duke përfshirë edhe mbetjet më të rëndësishme para-helene (vendet dhe objektet që datojnë nga periudha mikeniane) që gjenden në Shqipëri.
Po e përsëris të thëm më ngulm se Historia e lashtë është shumë e komplikuar, e ngatërruar dhe e manipuluar. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre : kjo absolutisht është e pakundërshtuëshme. Më një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaosi (vëllai i Egjiptos-it) kishin sulmuar qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin « Pellazgosin » (ndoshta ky ishte Zeusi i Iliadës, një « mbret pellazg » që u hyjnorizuar për së gjalli. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhëhequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku ata krijuan qytetin e Tebës (çuditërisht emër që i përngjan kryeqytetit të Egjiptit të lashtë « Teba », në jug të vendit). Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulturë, mitologji, poezi epike, etj) kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin “autokton” (manipuluan gjenealoginë e tyre). Dhe me në fund na del edhe një pushtuës tjetër « Pelopsi » i ardhur nga Azia e Vogël e pushtuar në atë kohë nga Azirianët. Kjo është arsyeja pse ata krijuan legjendën e tyre të një përmbytje të madhe që shkatërroi çdo gjë që ka ekzistuar me parë (dmth qytetërimin pellazg). Nga kjo përmbytje ata krijuanë qytetërimin e tyre ku lindi Deukalioni (një farë « Noe apo Nuhi » helen) dhe ku i biri « Helen » u bë paraardhësi i Hellenëve të quajtur më vonë (sh III para erës sonë, fajtori ishte Aristoteli) padrejtësisht “grek” nga romakët dhe pastaj të huajt. Këto pushtuesit nuk ishin të shumtë, por përbëhejn nga një pakicë e vogël. Pra etnia semito-egjitiane nuk ishte e rëndësishme sepse shumica e banorëve të vendit (Pellazgia) ishin Pellazgo-ilire : përzierja etnike nuk ishte aq e fortë. Sa për mbretërit dhe shefat Dorian Herodoti (VI, 53) pohonte « saktësisht » se ata ishin me origjinë egjiptiane (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë thënë të njëjtën gjë – si dhe Flavius josefi, Antikitetet judaïke, libër XII – IV, 10 dhe në Bibël, 1 Maccabées, XII, 1 à 23 ). Por sipas studimet e mi populli (dhe vetëm populli) i nënshtruar ishte ilire. Etj, etj.

Më së fundi duhët shënuar për mirëkuptimin e historisë së lashtë që të gjitha datat të « pranuara përgjithësisht » të historiografisë së Greqisë të lashtë janë të gabuara në mënyra të shumta sepse Grekët në periudhën arkaike dhe klasike nuk kishin nën duart e tyre vetëm Iliadën dhe Odisenë (dhe poemat e Heziodit dhe aurtor të tjerë të hershëm) dhe në atë kohë nuk kishte arkive historike apo kulturore : këto janë shkrimet me të lashtet të « botuara » nga tirani Pizistrati dhe djali tij Hiparku në mes të shekullit të gjashtë para erës sonë. Këto poezi janë rregulluar, rikompozuar, ripunuar dhe manipuluar për t’i shërbyer kauzës së pushtuesve helen të « Pellazgisë » ajo që do të bëhej me vonë Heladë/Greqi. Autorët e lashtë kishin planifikuar periudhën e Luftës së Trojës (e përshkruar në poemat epike të traditës gojore e trashëguar heleneve nga pellazgët paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre) në një datë shumë të lashtë (herodoti ka gabuar për shumë data që ka dhënë). Pra, ka pasur shumë gabime fatale që çuan historiografinë e Greqisë dhe gjuhësinë moderne në një qorr sokak të çuditshëm. Këto gabime janë të shpjeguar shumë mirë në dy librat e mi dhe tezën time (më shpjegimet dhe referencat e duhur).

Pra para shekullit të 8-të para erës sonë, nuk ka të dhëna historike, asnjë shkrim, asnjë dëshmi për të na treguar ekzistencën e një Greqi (Helen, Helade, këtu për hir të thjeshtësisë, ne do t’i quajmë « Grekët » dhe “Greqia»). Së pari dhe sidomos ka një periudhë shumë të gjatë (“katër shekuj”) e cila ka mbetur krejtësisht e heshtur dhe nuk tregon absolutisht asgjë nga mundësia e ekzistencës të një “qytetërimi grek” apo shfaqjën e ndonjë “populli grek”. Çuditërisht kjo periudhë quhët me të drejtë « Periudha e Errët » apo « Kohët e errëta » (« Dark Ages ») pasi ne nuk dimë asgjë për këtë epokë shumë të gjatë që mbeti memece. Sigurisht Helenët mund të kenë shkatërruar të gjitha gjurmët e qytetërimit që i paraprinin, dmth « qytetërimi Pellazg ». Por për fat të mirë disa elemente thelbësore kanë kaluar nëpër thilet e censurës të logografeve të lashtë grek.

Por të gjitha këto elemente vendimtare duhet të kërkohen midis rreshtave dhe në zemër të të gjitha shkrimeve të lashta. Kjo është ajo që bëra për pothuajse pesëdhjetë vjet. Kjo është si puna e një arkeologu ose një kërkues ari : kam hulumtuar tërësisht më me të vogëlin hollësi për të gjetur me të voglin kokrrizë ari, duke më lejuar që më në fund të zbuloj çfarë kuptimi dhe çfarë shënimi kanë ato hollësira që më në fund shpërthejnë të vërtetën e fshehur që nga fillimi i kohës. Këto kanë qënë zbulimet e mia me të rendësishme.

Grekët kanë eliminuar shumë shenja të qytetërimit Pellazg gjë që ka shkaktuar një pengesë të madhe për të njohur më thellësi njohurinë të historisë së Pellazgëve pavarësisht nga pasazheve të shumta që gjenden në Iliadën dhe Odisenë duke i shpëtuar censurës të logografeve helen dhe të cilat, për fat të mirë, na informojnë shkurtimisht por në thelb për rolin kryesorë që Pellazgët luajtën në kushtetutën e qytetërimit grek. Përveç këtë duhët shënuar se qytetërimi etrusk është me i njohur dhe me i qartë se çfarë dimë nga vëllezërit e tyre të gjakut Pellazgët. Etruskët kanë lënë (ndryshe nga grekët, romakët kanë ruajtur trashëgiminë kulturore të Etruskëve) shumë gjurme arkeologjike, epigrafike dhe shumë shkrime që na lejojnë ti njohim me mirë dhe ti vendosim më mirë kronologjikisht. Ironia e fatit bëri që Etruskët, vëllezërit e gjakut të Pellazgëve, ishin në origjinën të qytetërimit romak. Në të vërtetë Etrusket në Itali kanë bërë çfarë bënë Pellazgët në Greqi, Azinë e Vogël dhe në Egje : krijimin e një qytetërim !

Kjo tregon se Pellazgo-etruskët janë në zanafillën e të dy qytetërimeve më të mëdha evropiane. Kjo gjithashtu do të thotë, për shkak të ngjashmërisë së dy gjuhëve të tyre, kulturës dhe mitologjisë së tyre, që ata kanë lënë Evropës trashëgimin të një pjesë të madhe të gjuhës së tyre nga e cila « shqipja » mbetet gjuha kryesore trashëgimtare që unë e konsideroj si një « fosile e gjallë », e cila është, si të thuash, gjuha amtare të Evropës (duke përjashtuar gjuhët e vonshme të grupeve etnike « jo-evropiane » që mbërritën në Evropë, pas shekullit të shtatë pas erës sonë : sllave, bullgare, Hungareze, finlandeze dhe estoneze. Kjo, pra, sfidon ideologjinë indo-evropiane : një zbulim i ri që vjën në kundërshtim më atë ideologjie e përhapur në fund të shekullit të XIX.

Arkeologët dhe deshifruesit ose zbuluesit moderne kanë kryer gërmime, kanë realizuar zbulime interesante dhe kanë vendosur të dekriptojnë epigrafi apo disa tekste arkaike greke, duke u bazuar vetëm në “të njohurën apo të pranuarën përgjithësisht“ d.m.th. atë të grekëve, gjuhën dhe kulturën e tyre për sa i takon hapësirës gjeografike të qytetërimit parahelen apo ajo e Romakëve dhe kulturës së tyre latine për sa i pëketë qytetërimit pararomak (etrusk). E gjithë bota e dijetarëve, përveç disa përjashtimeve të pakta, nuk ka patur parasysh nga njera anë elementin “pellazg” dhe nga ana tjetër elementin binjak “etrusk” dhe pjesëmarrjet e tyre reciproke apo rrjedhojat e tyre në formimin e dy qytetërimeve më të rëndësishme evropiane : qytetërimi grek dhe romak. Ky qëndrim pellazg dhe degëzimi i tij shqiptarë nuk ka qenë vlerësuar sa duhet apo ka qenë krejt i fshehur në të gjitha studimet parahalene, qofshin historike, arkeologjike, antropologjike apo gjuhësore. Është pra kjo hallkë e dobët apo që mungon, që i ka çuar ato në një qorr sokaku ku kanë ngecur njëherazi historia parahelene, gjuhësia moderne dhe në një masë më të vogël arkeologjia.

As nuk i është vënë veshi, qoftë edhe për një çast, faktit se Pellazgët dhe gjuha e tyre nuk ishin “zhdukur duke mos lënë as me të voglin gjurmë ”: janë shpallur me ngulm popull dhe gjuhë të zhdukur !?! Megjithatë edhe një neofit, përpara çdo studimi, i vinë në mendje shumë pyetje : një gjuhë e vetme në Evropë, një popull i ndryshëm nga fqinjët e tij grek, latino-romak dhe sllav dhe një territor përbri, në zemër të Ballkanit, a nuk na bëjnë të pyesim veten për Shqipërinë dhe Shqiptarët ? Etj, etj. Unë nuk mund të përsëris këtu çfarë është shkruar në 500 faqët e tezës ime.

Ja pra një demonstrim «koherent» dhe një provë e qartë të lashtësisë së Pellazgëve, e zanafillës pellazge të Zeusit, e zanafillës së emërtimit «njeri i shpellave», e adhurimit që ata kishin për lisin si dhe për prejardhjen e gjuhës shqipe nga gjuha e Zeusit. Porfiri (biograf e Pitagorës) pohonte se Pitagora quante Zeusin « Zan, Zani» (dialekti gëg të veriut) çka që do të thoshte «zë, zëri» në dialektin tosk të jugut të Shqipërisë. Është e dishme që matematikani i madh Pitagora ishte Pelasgo-Tirenë/Etrusk nga ishulli Samos. Në Dodonë (kryeqyteti fetar i Pellazgëve), është «zani/zëri» i Zeusit që priftërinjtë interpretonin “zanë/zërin” e tij nëpërmjet fëshfëritjes së gjetheve të «lisit të shenjtë». Përveç kësaj, është fjala shqipe « Dru», e cila i ka dhënë emrin «Druidëve» të keltëve dhe për sa u përket grekëve fjalët «drias» dhe «driades». Ky emër “dru, drui” u është dhënë “Druidëve” të “Keltëve”, popull, thotë legjenda, vlla i “Ilirëve” dhe “Galëve/Galatëve”. Së fundmi, shtoj se një nga tri emblemat e Zeusit ka qenë Shqiponja, një tjetër simbol që shqiptarët e kanë ruajtur gjithmonë, i cili është përhapur shumë me vonë në vendet e tjera të Evropës e gjetkë ! Ja pra shpjegimi i emrit Pellazg dhe gjithë këto shenime rrjedhin nga studimet e mia pesëdhjetëvjeçare. Me në fund duhet shënuar se Egjiptianët i quanin Pellazgët «Peleset, Peleshet» dhe Hebrejtë i emërtonin ata «Peleshtim» (« Peleshet » + prapashtesa « im »). Me këtë emrin e fundit Hebrejtë emërtonin «Filistinët» ky popull pellazg i mirëfilltë. Fqinjtë e Filistinëve (Pellazg) « Hebrejntë » u kanë huazuar disa fjalë në gjuhën e tyre që gjëndën në Biblën (Tevrati). Së fundmi po shënoj se Armenët (popull që rrjedh nga «Friggjianët», një tjetër popull pellazg) kanë ruajtur një prapashtesë «azg, azk», të cilin ata e përdorin për të emërtuar shtetasin e një race, një shteti, një kombi. Edhe një herë tjetër dhe me argumente të ndryshme mbërrijmë në të njejtin përfundim : «Sh…pell…azg» e transformuar nga grekët në “Pel…asg…os” (« pelazg » + prapashtesa greke e njohur « os »).

Prandaj jam i vetëmi shkencëtarë që ka pohuar më prova dhe argumenta bindëse (pa asnjë mburrie nga unë) edhe nëse nuk u pëlqen skeptikëve dhe kundërshtuesit e mi (çuditërisht vetëm « Shqiptarë »…dihët perse …e kam sqaruar këtë fakt shumë herë ! :

1. Që Helenët nuk kanë ekzistuar para shekullit të tetë para erës sonë.
2. Që Greqia nuk ka ekzistuar para shekullit të tetë para erës sonë.
3. Që lufta e Trojës nuk është ajo e matematikanit Erastoteni (-276-194 para erës sonë) por në vitin-680 para erës sonë u shfaq pushtimi të trojave pellazge nga Helenët, alias Akej, Danaen, Kadmen, Pelopid…
4. Që “Mikenët” nuk ishin popull Helen por Pellazg të mirëfilltë.
5. Që Iliada dhe Odisea ishin poema epike të traditës gojore pellazge (Jo greke) dhe që emrat dhe shume fjalë të atyre poema shpjegohën nga gjuha shqipe.
6. Që Homeri si “shkrimtarë/autor” nuk ka ekzistuar por vetëm si rapsod. Është për lehtësinë e shprehjës që unë citoj emrin e Homerit si autor të poezive epike sepse ai për mua nuk ishte askush tjetër përveç një rapsode i vjetër pellazg ndër të tjerë (i verbër apo jo) që Hellenet zbuluan kur ardhën për të pushtuar Pellazgjinë : ato uzurpuan dhe përvetërsuan poemat që rapsodi këndonte. Logografët helen të kohës së Pizistratit në mes të shekullit të gjashtë (duke përdorur disa pellazg dygjuhësore, ndihmës dhe bashkë përkthyës i tyre) riformuan, rregulluan, ndryshuan dhe kanë futur interpolacione dhe bërë manipulime të ndryshme për të shërbyer interesat dhe kauzën të pushtuesve të trojave pellazge.
7. Si rrjedhim kam shpjeguar emrin e Homerit në dialektin gegë “O mêrë” (“O mire” toskërisht). Mund të përfundoj se pas dëgjimit më vëmendje këngëtarin/aedë/rapsod duke kënduar poemën epik të tij, publiku (i vendosur në një rreth përreth tij) do të kishte këlthasur më admirim “Ô merë”, dmth « Ô sa bukur », « shumë mirë » apo « Ô mrekulli » : « mêrë » në dialektin gegë dmth « mire », «bukur» në dialektin tosk. Gjithë jetën time mes familjës kam përdorur këtë fjalë ! Grekët do të kishin besuar qartë se ishte emri i rapsodit/këngëtarit, nga kjo doli pastaj emri “Homer” !
8. « Filistinët » i kam identifikuar më Pellazgët. Shpjegimi i gjërë është në librin tim “Shqipëria…” dhe në tezën time (tetë faqe të daktilografuara).
9. Që Pellazgët i kam quajtur “Homo Pelasgus”, të degës të Homo Sapien Sapien.
10. Që ideologjia “Indo-evropiane” ka krijuar një gjuhë artificiale, virtuale, e papërshtatshme dhe obsolete. Ajo dekretoj që “Shqipja” është një gjuhë në vete (pa shkuar me tej) dhe e vuri në dolapën e harresës të historisë.
11. Që gjuha shqipe është një “fosile e gjallë” dhe gjuhë amë e Evropës që sot e tutje duhët të zvendësoje indo-evropeanishtën.
12. Që emrin “Pellazg” e dekriptoj në gjuhën shqipe : “Shpellazg”= njerëzit e shpellave, shpellarët. Shpjegimi i saktë gjëndët me naltë dhe në librat e mi dhe tezën time.
13. Druidët (në gjuhën gale “druis” dhe në gjuhën irlandeze “drui”) bënin pjesë në një shtresë të trashëguar klerikësh, që ushtronin traditat fetare të « keltëve », fqinjë të drejtpërdrejtë dhe vëllezërit të « Ilirëve » në rajonin e Austrisë, Zvicërës, Francës verilindore dhe në jugperëndimin e Gjermanisë. Sipas Plinit të lashtë (Historia e natyrës, XVI, 249) vendi i kultit të Druidëve gjendej në mënyrë të veçantë në drurët e lisave ! Ata adhuroshën « lisin » si dhe Pellazgët e Dodonës. Emri i tyre shpjegohët nga shqipja : « Druid » rrjedh nga fjala « dru » shqip që në kohën e Pellazgëve kuptohëj « Lis ». Etj, etj.

Gjithë këto pika i shpjegoj më baza shkencore (studime, kërkime, analiza të thëlla dhe referenca të verifikuëshme) në librat e mi dhe në tezën time e paraqitur në Sorbonë të Parizit në 2012. Në një menyrë të lehtë do të përfundoj këtë shkrim më një ekuacion që rrjedh nga ky « silogjizëm » tim të qartë :

« Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin të njejtin gjuhë dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-Ilirëve domethënë Shqiptarët janë Pellazg ».

Me në fund pas gjithë studimeve dhe hulumtimeve (histori, gjuhë, anthropologji, etnologji, mitologji, etj.) që kam bërë për gati 50 vjet mund të thëm pa modestësi të rreme që nuk kam asgjë tjetër për të thënë ose zbuluar dhe çfarë do të zbulohët në të ardhmen (gërmime arkeologjike, objekte, epigrafi, ideograma, simbole ose shkrime, etj.), do të pasurojnë tezën time, do të sjellën prova shtesë për çfarë kam studiuar dhe zbuluar deri tani dhe sidomos do të sjellën ujë në mullirin tim pellazg.

PS : Së fundi e përfundoj këtë prezantim duke iu drejtuar dikujt (i cili hiç nuk meriton respektin tim) që e kam përjashtuar nga miqtë e mi të FB (ai do të njohi vetën dhe madje do të skuqet !). Ky person kishte shkaktuar shumë artikuj kundra meje (nëpër gazeta virtuale në Internet apo Facebook) dhe kishte krijuar polemika ku ai kishte hedhur helmën e tij dhe ku ai dyshonte në vlerën e veprave të mia dhe pretendonte se nuk kisha zbuluar asgjë : ai më dukët se ishte/është ose xheloz ose i kompleksuar ose megaloman/egocentrik, ose …? Sa për « zbulimet » ai ndoshta ka ngatërruar Historinë më « gjeologjinë » ! Unë solemnisht do t’i them këtij personi kundërshtar (që as s’ka me të voglin provë kundërshtimi kundër tezës time) se sot më këtë prezentim shkencorë, i jap një shembull të shkëlqyer më gjithë këto « zbulime » të shumta që kam bërë për gati pesëdhjetë vjet dhe që askush tjetër nuk ka arritur të realizoje deri më sot edhe as me pak ky person. Por ky individ për me tepër nuk ishte/është fare psikolog sepse që në fillim nuk e kuptoj se kush isha dhe jam dhe çfarë polemist i rreptë isha dhe jam, i guximshëm dhe një matjanë i vertetë si ato burrat luftetarë të Skenderbeut.

Ai e lejoi veten të fyeje babanë tim që për këtë shkak kurrë nuk do ta falja. Ai nuk besonte se babai im ishte personi i parë që më ka treguar historinë e Pellazgëve kur isha adoleshent. Ja çfarë më tha ky individ (skeptik nga natyra e tij dhe mendje ngushtë) : si mund ti dinte babai juaj Pellazgët ? Babai im ishte i kulturuar dhe ishte i afërt më Rilindasit veçanërisht Gjergj Adhamidhi Bej Frashëri i cili ishte një mjek (lindi në Korçë 1859 dhe vdiq në Kairo 1939) shumë i kulturuar që zotëronte shumë gjuhë dhe sidomos greqishtën e vjetër dhe ishte i pari Shqiptarë që shkroi një tekst të shkurtër po të mjaftueshme mbi Pellazgëve që ia ka dorëzuar « Institutit Egjiptian të Kajros ». Babai im ishte një mik i ngushtë i poetit të madh Cajupi i cili i kishte dhënë Testamentin e tij, ku babai dhe miku i tij Sofokli Çiapi kanë dorëzuar më vonë zyrtarisht atë Testament tek autoriteteve shqiptare të asaj kohë. Së fundi, dua të thëm këtij individi (jo « zotëri » sepse nuk zotëron hiç gjë vetëm kritikat, xhelozinë, egocentrizmin dhe sulmet personale të poshtër) që komuniteti shqiptarë në Egjipt (të asaj kohë) ishte një nga më të rafinuara të pellgut të Mesdheut. Në atë rreth dhe ambiant babai dhe familja ime jetonim. Kjo është edhe arsyeja pse unë nuk e fal kurrë qendrimin e këtij individi që guzoj të fyeri dhe përçmoj (jo vetëm mua) babain tim që as nuk e njhte. Sa keq !
Me në fund mos të ishim në shekullin XXI në vend të lapsit do të përdorësha një gjë tjetër sepse më ka ofenduar jo vetëm mua por dhe babain tim (për kot), por më dukët se lapsi është me i fortë dhe me vrasës se asnjë top që mund të rrëzoje edhe malet !
Mathieu Aref (Arif Mati), Paris – tetor 2018 ©