Poezi nga libri: “JEHONA E ZEMAVE TONA”
Sali Leka
U nisa fushave të Kavajës, Myzeqesë, Sukthit e Thumanës.
U dystova në kodrat e Maminasit, Yzberishit e Paskuqanit.
Taftabene të lashta klimatike të Pellazgo – Arbërisë.
Karshi Prezës, Ishmit, Milotit, Borizanës e Qafështamës.
Mburoja e Durrësit, Shijakut, Belshit, Peqinit, Elbasanit.
Zemra genetike e biologjike e Gegerisë Dalmatike.
Shqisat e ndjenjat u gëzuan kur sytë e ballit shikuan.
Botanikën gjeografike të Petrelës, Tiranës e Arbanës.
Fotografuan Krujën epiqendra e atdheut e vatanit.
Syt e mi janë apparat fotografik, preçiz specifik.
Janë organ special fiziologjik, superteknologjik.
Syt e mi do të jenë me rreze shikimi deri përtej Kaspikut.
Edhe matanë Adriatikut, Nordikut e Atlantikut.
U formatuan u vitalizuan në Kurbin, sofra bujare e mikut.
Stralli e granili i fortë si metali i çelikut.
Fortesa gjigande e Gjergj Gjon Kastriotit.
Qendresa e pamposhtur e Tanush Topisë
e Vrano Kontit.
Syt e shpirtit e të zemrës shikuan, kujtuan e nuk harruan.
Fotografuan Lisin, Shëngjinin, Lumin e Matit e të Drinit.
Fotografuan Kishën e Shenjteruar të Shen Gjergjit
e Shen Kollit.
Tempujt e obliguar e të përjetësuar të Krishtit
e të Zotit.
Më besimtarë etnikë, me kulturë etikë e traditë.
Të pagëzuar e të kunguar në diell e në dritë.
75 shekuj Shkodra e Rozafa me shkëlqim çdo ditë.
Filluan e ndërtuan 3 vëllezër në belig e publik.
Aty mbi kodër e baçallik karshi me Tarabosh e Oblik.
Pastaj punuan në Ulqin, Tivar, Dukagjin e Mirditë.
Drejt e kanë ndarë gjyqin e kanë nis davanë.
Shpejt e kanë shporr belanë e larguar hatanë.
Edhe në shekullin 14 e degdisën matanë.
Me në krye Skenderbeun, luftëtar kushtrimtar.
Strateg i ngjeshur me topuz, hark e shpatë.
Kreshnik e i përveshur në çdo rrezik e situatë.
Sojnik e solid teurati, flamurtar e fitimtar.
Fisnik e besnik i butë me fëmijët e gratë.
Guximtar e qendrestar në çdo betejë e barrikadë.
Unë çdo vit bëj pak ditë plazh në Durrës e Shëngjin.
Në bregdetin e Teutës, Shen Konstandinit e Skenderbeut.
Korrikun e Gushtin i përcjell me peligrinazh me betim.
Ulem e qendrojnë Kishat e Vakëfet e Shna Ndout
e Shna Ndreut.
Pastaj dal në Rozaf, Tarabosh, Tivar, Vermosh e Ulqin.
Këndoj e jehoj në Rugov, Pej, Rek e Radik e Gostivar.
Takoj ca udhëtar në peligrinazh në Mekë e Arabi.
Kanë harruar se kanë lindur në Shqipëri.
Janë mbuluar nga injoranca padituria e verbëria.
Janë sit ë humbur e nuk dinë se ku buron lumi Vardar.
Nuk shohin sa Kisha kishte Geggëria e Toskëria.
Sa Manastire e Vakëfe kishte Kosova e Metohia.
Nuk dallojnë asgjë amtare, atdhetare e kombëtare.
Unë dalloj Manastiret e Shen Konstandinit e istikamet
e Skenderbeut.
Trashëgoj manualet e Pal Engjellit e Malet e Mojsi Golemit.
I fotogarfoj i gëzuar i qeshur, i përmalluar i betuar.
O sa shumë ngjarje e tregime janë për t’u shkruar.
E kam fjalën për tregime të vërteta e jo për gënjeshtra.
I palodhur i papërtuar do t’i shkruaj e do t’i rreshtoj.
1695 vjetorin e reformimit e të përparimit do ta festoj.
Viti 325 shekulli 4 sot viti 2020 shekulli 21 jubileu i shkelqimit.
325 viti i betimit, i bashkimit, i kushtrimit të Bizantinit.
Jubileu i perjetësuar i Shen Konstandinit.
O lum ata që çdo vit në Korrik e Gusht bëjnë peligrinazh.
Në Shen Koll, Rozaf, Ulpian, Sfetigrad e Trojvjoll.
Edhe në Fraxhil, Bylys, Manastir, Voskop e Devoll.
Unë me shokët e mi edhe në Shtator,Tetor e Nëntor,
Shkoj në peligrinazh.
Askush s’na e kalon, edhe kur ulemi pak në Librazhd
për lavazh.
Jemi mbushur me kapacitet e të forcuar me bagazh.
Satanin e sharlatanin i kemi gozhduar në ingranazh.
Nuk i lejojmë në Borsh e Butrint, as në Himar e Plazh.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV SPECIFIK ME KATËR VARGJE POETIKE
Korriku filloi me shumë nxehtësi lezet e shëndet.
Nata e parë me jehonë e poezi me shumë vullnet.
O sa kënaqësi me iradin krenari e vitalitet.
Shtatë orë pa ndalim duke shkruar e kënduar
me ilmin e kimet.
Tiranë, 2 Korrik 2020