PDK-ja DHE SHIK-ku LËSHOJNË RRJETIN PËR TA KAPË LDK-në

0
471
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Binak Maxharraj

Isa Mustafa, Kryetari i LDK-së e paska lëshu një “bombë” në faqen e tij në facebook kur paska thanë:

Se pa trashëgiminë e rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK nuk ka marrëveshje finale me Serbinë.”

Qe lenë te kuptohet së Isa Mustafa veç po pregaditet të dorëzohet edhe një herë në tradhëtin e madhe ndaj LVV në opozitë, sepse rrejetat dhe grackat veç janë përgatitur nga PDK-ja dhe SHIK-u, për ta kapur si peshkun plak.

Këtë e verteton telalli i PDK-së Rexhep Hoti, kur i thurë fjalë lavdije dhe miradije Isa Mustafës dhe LDK-së, ç’ka s’ka ndodhë kurrë, kur dihet së se PDK-ja dhe LDK-ja janë sjellë mes vehte si dy bisha te egra, për ta çrrënjosë njëra-tjetren.

Rexhep Hoti ja se si e merrë më të mirë Isa Mustafen për te ia futë grepin.

“Po e kam lexuar me vëmendje shkrimin e Isa Mustafës. Ishte një pikëpamje e shkurtër e përmbledhur e ngjeshur dhe e cila i shkon një burrështetasi të vërtetë, pavarësisht në qoftë se ai ndodhet në opozitë apo në pushtet. Pajtohem me atë që ka thënë Mustafa. Mendoj se nuk mund të përmbyllet dialogu pa LDK veçmas. Kjo është parti e cila në vetvete ngërthen shumë pasuri, duke filluar nga nisja e saj si Lëvizje. LDK -ja është parti qe e mbanë fjalën e parternitetit. Diçka edhe ne të PDK-së kemi gabu më LDK-në.

Shumë e çuditëshme ky konstatim i Rexhep Hotit, kur dihet së te gjitha të këqijat LDK-ja i ka pas nga PDK-ja. E rrexoj Presidentin Fatmir Sejdiun, e rrexojë Kryeministrin Isa Mustafa hun e n’buzë, pasiqe ia mori votat për ta bërë Hashim Thaçin President.

Tashti PDK-ja dhe SHIK-u po i futë hundet edhe në përçarjën e opozitës LDK dheLVV, sepse ua ka frikën së do ti rrexojnë nëser ne zgjedhje.

Rexhep Hoti e ka një selam edhe për LVV sa për te shti hasmeri midis LDK-së dhe LVV-je,kur thotë:

“VV-ja është parti ndryshe, pas shkapërderdhjes së saj. Është parti e rastit dhe e momentit. Është një parti politike që e provon dhe kënaqet me partnerin e fundit që i mbetet”

Ka harru ky farë tellalli së bash LVV ne zgjedhjet e fundit ia dha shkelmin me te madh PDK-se, kur i mori 32 deputet e PDK-ja memzi 22.se ciles ia futi pykat e SHIK-ut për ta shkaterru. Por LVV edhe tashti është më e fortë së PDK-ja, e patë ne protestën e saj me 27 shtator kur PDK-në e futi në birë të minit, kurse Presidentin Thaçi e detyroi te ikë në”shetitje”në Ujman.

LDK-ja duhet ti hapë syt fortë mire që te mos jete pre e lakejve te ndryshem politik. Ajo bile kësaj here duhet ta mbajë fjalën së nuk do te merre pjesë ne ekipin negocues me PAN-in i cili qe shtatë vjetë duke marrë pjesë ne dialogun me Serbin e ka dhi punën krejte, e ka ba fishmashë qe as dreqi së mërr. Më qendrimet e saj rreth dialogut e ka pështjell punën se qe as vendoret, por edhe nderkombetarët nuk po mujn më i ra ne fije. Ata theshtë tashti po lypin qe te gjitha deshtimet e tyre gjatë dialogut ti ndajënë më dike, përkatesishtë më LDK-në. Tek e fundit ekipi i formuar rishtas nga Qeveria dhe i aprovuar nga Parlamenti nuk ka kurrfarë peshe politike e as juridike, sepse ky ekip nuk ka te drejtë te nenshkruan Marëveshje ndërkombëtare.

Thjeshtë ky ekip nuk është për asgjë tjetër pos një ndihmësë per te ia lehtesu Presidentit Hashim Thaçit, njeriut i cili është futë ne vetmin e madhe,që të realizoi planët e tij ugurzeza serb-sllave për shkaterrimin e mvehtësisë, dhe zhberjën e pavarësisë së Kosovës.

Besoj së Isa Mustafa por në veçanti LDK-ja nuk do te gabojë edhe kësaj here sepse do te ishte fatalitet për të por te qendroi e fortë së bashku me LVV,sepse kjo do te ishte rruga më e mirë për te.

Besdoj thellë së kësaj here Isa Mustafa dhe LDK-ja kanë marrë mendë që mos ta lejojnë vehtën qe te bijën bre e PDK-së dhe SHIK-ut,sepse dalin humbësit me të medhëjn, do ti marrin mbi vehet edhe mekatet e tjerëve rreth dialogut me Serbinë.