PDK e Thaçit do të synojë edhe postin e ekzekutivit

0
1019
Hashim Thaçi - Vlora Çitaku

Vështrim

Nga Sënder MULLIQI

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ngjalli reagime të ndryshme të opinionistëve, njerëve te politikës dhe njerëzve të kategorive të ndryshme shoqërore. Pamë dhe dëgjuam gjithëfare vlerësimesh, analizash politike, sharjeve të ndërsjella në portale, gazeta dhe në fb lidhur me zgjedhjen e Hashim Thaçit të PDK-së për president të Kosovës. Deri sa Thaçi arriti të zgjedhet president, me vota të përzgjedhura do të thosha të PDK-së dhe LDK-së, u dashtë të presim që nga orët e hershme të mengjesit deri në orët e mbremjës. Dhe, gjatë kësaj kohe sërish pamë skena të cilat do të ishte mirë sa më parë ti harrojmë.

Sigurisht së skenat e tilla të turpit edhe nuk harrohen lehte nga ata që kan ndërgjegje, nga ata që kan moral dhe përgjegjësi politike para qytetarëve dhe para Kosovës. Gazi lotësjellës tashme u bë i zakonshem në Kuvend. Tërheqja zvarrë e deputeteve të cilët kan imunitet zor së shihet në ndonjë shtet tjetër. Policë me shumë së protestues të grumbulluar para ndërtesës dhe ne mbrendi të Kuvendit të Kosovës. Pushteti nuk hoqi dorë nga logjika përjashtuese e kuvendarëve të Opozitës nga salla. Erdhi kështu ngadalë në ethe për idhtaret e Pozitës dhe për idhtaret e Opozitës jashtë dyerve të kuvendit, kur dy kandidatet për president të shtetit Rafet Rama dhe Hashim Thaqi të PDK-së u qiten në votim.

Maratona na solli si fitues Hashim Thaçin pas votimit të tretë. Paraprakisht unë mendoi së nuk është dashur pa u zgjedhur kriza institucionale të futët në rend të ditës zgjedhja e presidentit. Kjo ndodhi në rrethana të një gjendje shumë të shtendosur politike, e cila ka pasur mundësi të eskalon në diqka shumë të keqe për vendin dhe popullin e tij. Një mundësi shpërthimi të situatës së elektrizuar nuk ka kaluar ende.Së pari, Thaçi pas gjithë këtyre ndodhive nuk ka mundësi kurrë të përfaqëson njeriun e unitetit. Zëri i tij do të humbë si në shkretetirë.

Ai në praktikë do të jetë president vetëm i atyre të cilet e kan votuar për pazare politike. Humbesi numer një është LDK-ja, të cilën parti politike janë duke e rrënuar për interesa të ngushta do matrapazë politike në krye të saj. Detali kur pas raundit të parë Thaçi mori vetëm 50 vota, vetëm pak sa Thaçi i levizi vetullat, për ta detyruar Mustafën të vrapon pas deputetëve të LDK-së. Në këtë tubim Thaçi të njejtën kohë ishte epror i PDK-së dhe LDK-së. Shumë kush kur të bisedosh ndihet i zhgënjyer së pari më situatën katastrofale ekonomke dhe me gjendjën e acaruar politike. Zgjedhjën e Thaçit për president ka shumë që nuk e kan pritur mirë.Një djalosh të nesermen mua afrue duke e ditur se jam gazetar e më tha.”

A bon me shkru bre ne qitu qa po na sheh te tre vetave qe jemi së veq nese nuk kemi mundësi hiq, së do të largohemi nga Kosova.” Kjo logjikë së askush të rinjëve tanë nuk po u del zot, është shqetësuese. 16 vite duke pritur së do të bëhët mirë është sukur të presesh Godonë. Kjo çka po ndodhë që shumë kohë në Kosovë, i ka kaluar suazat e normalitetit. Një shtet i cili sa po ka lind, një shtet miniaturë dhe mos të gjendet gjuha e dialogut të përbashkët është për çdo kritikë. Koalicioni qeverisës PDK-LDK, e deshi dikush apo jo, u tregu së ishte një gabim i madh. Mustafa tek pas gjashtë muajve kaloi nga koalicioni VLAN ne koalicion qeverisës më PDK-në e vetmuar, solli pasoja të mëdha politike.

Qysh në start të punës kreu i ekzekutivit Isa Mustafa bashkë me promtorin e koalicionit Sabri Hamitin, formoi qeverinë më mamute jo vetëm në rajon, në një situatë shumë të dobët të rrjedhave ekonomike dhe gjendjes së mjerushme sociale. Kjo u bë jo për të mirën e përgjthshme, por për ti rehatuar shokët, miqët dhe jaranat e tyre. Së vështirë do të kemi stabiltet politik, është paralajmërimi i bllokut opozitarë për protesta të reja. As Thaçi pasi që ia ka arritur qëllimit të tij politikë, nuk do të jetë i interesuar që gjendja anarkike të vazhdon shumë. Ai tash pasi që e ka marr postin e presidentit, është i interesuar që PDK-ja ta marrë edhe postin e kryeminstrit të cilën gjë e kam thënë kur është formuar koalicioni.

Postin e dytë nuk ka mundësi më e pasë PDK-ja pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme. Duke marre postin edhe të ekzekutivit, PDK-ja e margjinalizion LDK-në. Sigurisht së PDK-ja do të mendon të bashkëqeverisë më ‘krahun e luftës’. Qëllimi parësor i PDK-së dhe Thaçit si lojtari kryesor i skenës politike është ta heq qafe si rival kryesor politik, LDK-në. Koalicioni i natyrshem i PDK-së do të përpiqet ti ban pandam kështu edhe Gjykatës Speciale për krime të luftës. Sigurisht se tronditje të reja e presin skenën tonë politike, bazuar në ndodhitë e shumta politike të deritashme, dhe ndodhitë e reja që do t’na i sjellë Gjykata për jetësimin e saj nga kuvendi…