PD ka lobuar kundër hyrjes së Shqipërisë në BE

0
389
SHQUP - PD
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

PD ka lobuar kundër hyrjes së Shqipërisë në BE, e për këtë ka edhe fakte të tjera. Akuzat për këtë çështje, që po trajtohet edhe nga BILD, ndaj Bashës në gjykatën shqiptare pushuan atë ditë, që Basha pranoi të merrte pjesë në takimet për Reformën Zgjedhore – përkundër dëshirës së Saliut, edhe pse të dyja palët duan të mbajnë këtë sistem elektoral që kanë. E keqja është se të dyja palët në Shqipëri, janë të implikuara në krime ekonomike e politike kundër Shqipërisë, prandaj edhe e tolertojnë njëra-tjetrën në këto krime. Mendoj se pikërisht ngaqë kemi këtë klasë politike të inkriminuar, dhe një sistem drejtësie të kapur, ne nuk po mund bëjmë shtet të rregullt e funksional, as në Shqipëri, por as në Kosovë.

Dy fakte tjera, që PD e kundërshton integriminj e Shqipërisë në BE, “për inat të Ramës”…

Tani kemi 30 vjet që e kemi themeluar PD-në, me idenë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!” Nga njëra anë, nga PS, si trashëgimtare e PPSH-së, nuk pritej shumë nga ajo, edhe pse realisht është një parti që funksionon paksa më mirë se PD. Kështu që ne jemi mjaftuar me të keqen më të vogël të mundshme. Por e kemi PD-në pra, që në 30 vjet na futi në Konferencën Islamike, e mbushi Shqipërinë me xhamia e piskama arabe, dhe nuk e bëri realisht asnjë përpjekje për Shqipërinë në BE, as edhe një! Këto parti zihen si kurvat me njëra-tjetrën dhe kjo në dëm të shqiptarëve.

Këtë sjelljeje politike vështirë me gjetë tjetërkund, por duket se kjo e merr frymëzimin ngas feja islame, që e dëmton kombin dhe prapë ne po e mbajmë, për të zezën tonë… Vetëm para 2 vjetësh, Rama kërkoi hapjen e negociatave me BE-në dhe kur erdhi koha për këto diskutime, 3 vende dolën kundër, ndër ta edhe Franca. E me kë ishte PD? Me Francën… Pra fakti i tretë, që tregon se PD është kundër integrimit tonë në BE. Nëse në maj, Franca, Hollanda e Danimarka pranojnë të hapin negociatat me Shqipërinë, është në pyetje, me kë do jetë PD e LSI?! Se mbesin vetëm…

Rama në lidhje me shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë…

Sa i përket Kosovës, nuk e di se si e çfarë mendon Rama dhe a është i implikuar në idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë?! Por publikisht, Rama nuk është shprehur asnjëherë. Dikush mendon se këtë ai ia ka lënë Hashimit… Tjetër punë kjo, duhen fakte. Sa i përket taksës 100% të Ramushit me Serbinë, personalisht e kam mbështetur, kishte efekt pozitiv në pengimin e këtyre pazareve të rrezikshme. Por nëse është e vërtetë se Macron i ka thënë Ramushit, “pezullo taksën për 3 muaj dhe po të liberalizojmë vizat me BE-bë“, siç thotë Rama, e Ramushi nuk ka pranuar, mendoj se kjo gjë është gabim nga ana e Ramushit, pasi mund ta kishte bërë këtë, dhe kishte fituar diçka të mirë për popullin e Kosovës, por mundet se edhe Ramushi e ka për përfitime personale e politike këtë që ka bërë me taksën, dhe jo për hir të Kosovës.

Prandaj edhe nuk ka pranuar, ndoshta, duhet hetuar kjo çështje më shumë, se Kosova është realisht shteti me i izoluar në Europë dhe shumë shqiptarë në Kosovë janë detyruar nga halli edhe të marrin pasosha serbë, për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së, e kjo nuk është gjë e mirë për Kosovën e shqiptarinë! Këtë duhet ta dijë edhe Ramush patrioti. Se ishte Ramushi që ia dha Çakorrin Malit të Zi, jo Rama, të mos e harrojmë këtë.

Rama dhe mini-schengeni Ballkanik…

Sa i përket idesë së mini-schengenit Ballkanik, që mbështetet edhe nga Rama e Shqipëria, këtu jam me Ramën, pasi Procesi i Berlinit, i inicuar nga zonja Merkel në vitin 2015, kishte synim rritjen e bashkëpunimit të 6 vendeve të Ballkanit, ku hyn edhe Kosova e Serbia, dhe uljen e afatit kohot për anëtarësim në BE. Në këtë rast nuk ka lidhje fare, pretendimi që Shqipëria nuk është në kufi me Serbinë e pse duhet të merret direkt me Serbinë, por as pretendimi tjetër se po anashkalohet Kosova. Ky është një projekt i dobishëm për Ballkanin, që gradualisht të vijmë edhe te njohja e pranimi i Kosovës ashtu si është nga Serbia, dhe të bashkëpunohet ekonimikisht mes këtyre vendeve të painteruara të Ballkanit, për rritje ekonomike dhe përfitim nga të gjitha palët. S’është e lehtë bashkëpunimi me Serbinë e ju e njihni më mirë atë, por jo i pamundur.

Akuzat e Ramushit për këtë rast ndaj Ramës si tradhëtar etj. për mua janë ende të pavërtetuara, prandaj shpresoj që Ramushi t’i japë gjykatës së Prishtinës më shumë fakte tani, në mbështetje të akuzabe të tij, ose të tërhiqet dhe të paguajë një gjobë për shpifje. Se nuk është e lehtë kjo punë. Akuzo si pallë dhe dëmtoje tjetrin politikisht, kur ai ndoshta po bën një punë të dobishme edhe në shërbim të të gjithë shqiptarëve. Se me heqë kufinjtë e vendosur dikur me luftë e gjakderdhje e krime, mes shqiptarëve në Ballkan, pa luftë, me bisedime, nuk është gjë e keqe, përkundrazi, është gjë shumë e mirë dhe ne duhet të shohim përfitimin tonë, e jo të mendojmë se gjithçka bëhet për Serbinë.

Shqipëria nuk ka pse ia ka frikën Serbisë, bashkëpunimi ekonomik i ndihmon vendet tona, dhe jo vertëm Serbinë, dhe ideja se mini-schengeni është si ish-Jugosllavi, është bullshit. Paranojë dhe frikë e kotë. Gjithmonë në parim kjo, me idenë se mini-schengeni zbatohet si Schengeni në BE, ku asnjë shtet nuk e kam parë se ia cënon integritetin shtetit tjetër, apo jo?! Por një bashkësi shtetesh, si në BE, që e njohin dhe e respektojnë njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë ekonomikisht, për të jetuiar më mirë dhe në paqe, larg konflikteve, që na kanë dëmtuar historikisht, me humbje të pakthyeshme, të gjitha palët! E ne shqiptarët, më shumë se tjerët…