REAGIM NDAJ SHKRIMIT:
‘Është falsifikim i historisë kjo që thotë Buxhovi se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit’
23 dhjetor 2019
Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka thënë se është falsifikim i historisë kjo që thotë Jusuf Buxhovi, se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit.
Postimi i plotë i tij:
“Kur e lexon programin themelues të LDK-së të vitit 1989, e sheh se ai program nuk ka asnjë lidhje me programin e Lidhjes së Prizrenit. Prandaj është falsifikim i historisë kjo që thotë Buxhovi se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit. Emri Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) u krijua si transformim i emrit Lidhja Komuniste e Kosovës (LKK). Vetë fakti se ai program flet për një Jugosllavi të transformuar nga komuniste, në demokratike, e dëshmon këtë”.
„ Epoka e Re „ 23 dhjetor 23:5
Z. Blerim Latifi, „Nuk është falsifikim i historisë kjo që thotë Buxhovi se emri LDK u frymëzua nga emri Lidhja e Prizrenit“
Nga Xhafer LECI
Më duket sikur e keni cituar-kopjuar Rexhep Qosjen, me një ndyshim të vogël. Rexhep Qosja : „Emri Lidhja Demokratike Kosovës (LDK), u krijua si transformim i emrit Lidhja Komuniste e Jugosllavisë (LKJ)“ Ndërsa ju keni parafrazuar në Lidhja Komuniste e Kosovës (LKK). Programin e LDK-së, në kohën e okupimit klasik, e kanë bërë ekspertë të ndyshëm, si juristi Prof.Dr. Gazmend Zajmi etj.
Atëherë, për rrethanat e kohës, Programi i LDK-së nuk është shkruar, siç pretendon ti, se nuk është përmendur Lidhja e Prizerenit! LDK nuk ka qenë Parti ilegale, e maleve që të shkruajnë parulla! Por ka qenë parti intelektualësh, të cilët kanë menduar dhe parë pak më larg se unë dhe ti sot! Më mirë është të punosh në liri me mjeshtëri, se sa për tre rreshta, të përfundonin në burg, kush e di sa veta?!
Falsifikim është transformimi i gazetës „ Epoka e Re“, nga ish „Bota e Re“ e studentëve dhe intelektualëve, të viteve `70 e këtej!
Wendlingen, 26.12.2019
“PAVARËSIA E KOSOVËS MBANË VULËN E ENVER HOXHËS !”
Nga Xhafer LECI
Sivjet në Gjilan, gjatë një bisede një miku im i moçëm, tani antar i PDK-së, kur unë përmenda Gjermaninë dhe fuqinë e saj ekonomike, si dominuese në Evropë, fjala ishte rreth mos lejimit të ndryshimit të kufijëve të Kosovës me Serbinë, duke e quajtur Hashim Thaçin si një lojtar i papjekur politik, miku im më tha:” Xhafë, Pavarësia e Kosovës mbanë vulën e Enver Hoxhës!”
Gjermania në shënjstër të aleancës ruso-komuniste, Moskë-Beograd-Athinë-Tiranë dhe Shkup!
Duke lexuar vite të tëra, kam krijuar bindjen se: ”Beogradi gjithmonë përmes emisarëve të nrdyshëm të vetë dhe vendeve mike të Serbisë, ka udhëhequr politikat shqiptare, ka shpallur heronj dhe tradhtarë në radhët e shqiptarëve!!!” Kujtojmë vitin1946, gjatë vizitës së Enver Hoxhës Beogradit, Jugosllavët eTitos dekoraun me medalje dhe,shpallën hero Enver Hoxhën!
Miku im: “Amerika qendron pas planit për ndryshimin e kufijëve të Kosovës dhe ndryshimi mund të ndodh.” Unë: Gjermania e ka humbur Luftën e Dytë Botërore, kundër 63 shteteve. Por tani pa luftë me potencialin e madh ekonomik që posedon, është duke realizuar qëllimet e veta në Evropë. Miku im: Pikërisht kjo është arsyeja që aleatët e vjetër kanë frikë nga Gjermania, e cila ekonomikisht po shkon drejt dominimit të Evropës. Unë: Amerika e disa vende tjera nuk janë më aleate të Rusisë.
Pasi u ktheva nga Kosova në Gjermani, rasti i vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vučić dhe atij të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, tani në Tiranë, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, më kanë bërë të mendoj më shumë rreth lidhjeve të vjetra të së majtes shqiptare në Shqipëri dhe viseve tjera shqiptare, me ish-aleatët e komunizmit, të ndikuara nga Rusia.
Amerika dhe Rusia kanë strategjitë e pozicioneve të tyre me rëndësi, tek ky rast, përmes Adriatikut daljen në Mesdhe, nga ku tri kontinente mund të kontrollohen më lehtë. Kam bindjen se Amerika tani është pozicionuar dhe ka investuar në Kosovë e Shqipëri, pikërisht për mos rikthimin e Rusisë dhe Turqisë, në ish-Gadishullin Illirik, Ballkanin e sotëm. Për këtë arsye besoj shumë se Amerika dhe Gjermania, nuk do të lejojnë depërtimin e Rusisë në ujrat e Mesdheut.
Kujtojmë lidhjet e Enver Hoxhës, gjatë LDB-re me agjentët eTitos dhe të A.Rankoviqit, si Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Sevetozar Vukmanoviq, Nijaz Dizdareviç e tjerë.
Kujtojmë lidhje e Hashim Thaçit me “mikun” e tij, francezin Danjean Arnaud, një agjent francez i shërbimit sekret, mik i Serbisë, i cili para luftës 1997, kinse, ka bërë kursin e gjuhës gjemane së bashku me Hashimin në Zürich të Zvicrës, por kuptohet se ka rekrutuar dhe spiunuar Hashimin. Për lidhjet e hershme të Hashimit me Danjean, ka shkruar Ibrahim Kelmendi.
“Ibrahim Kelmendi në librin “Lëvizja një lindje e përgjakur”, faqe 467 shkrun: ”Disa muaj pas Çlirimit të Kosovës, në Hotelin Grand në Prishtinë, më rastisi të asistoja në një fjalosje të rreptë midis Bardhyl Mahmutit dhe “ shokut personal” të Hashim Thaçit. Ndërhyra që Bardhyli të përmbahej, me arsyetim se miku nuk sulmohet në shtëpi. “Mos më ndërhy, ky nuk është mik, por një spiun e pro serb…” – më foli Bardhyli.
Ky spiun francez është pjesëmarrës në Marrëveshjen e Rambujesë, ka shërbyer për disa vjet rresht për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin në vitin 1999 nga Shqipëria me disa nga krerët e LPK-së.
Në mars të vitit 2017 në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosvës, në Stuttgart u bë promovimi i librtit të Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”. Unë, Xh.Leci, kërkova fjalën, u prezantova dhe shtrova këtë pyetje në praninë e mbi 100 pjesëmarrësve: I nderuar Bardhyl Mahmuti, po citoj Ibrahim Kelmendin… A është e vërtetë kjo çfar shkruan I.K. për spiunin francez, pa ia përmend emrin, që tani më dihet publikisht, se bëhet fjalë për Danjean Arnaud?
Bardhyli: “Po e vërtetë është…” Unë Xh.L .: A keni shkruar ndonjëherë për këtë spiun? Bardhyli: ”Jo nuk kam shkruar”. Dihet se nuk është i vetmi mik i Hashimt, Bardhyl Mahmuti, të cilët e njohin mirë spiunin francez dhe e dinë shumë mirë dëmet e mëdhaja që i solli ai Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi! Pse heshtin dhe kurrë askush, duke filluar nga Hashimi, nuk ia kanë përmendur emrin?!
D. Arnaud nga viti 2002 ka punuar si pjesëtar i UNMIK-ut. Pas përfundimit të misionit, ka shërbyer si këshilltar i Thaçit, që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë. Në vitin 2018 Danjean Arnud në Parlamentin Evropian, ka votur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën!
Arnaud Danjean, është zbuluar edhe nga vetë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pohon, madje e konfirmon se edhe vetë Hashim Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi francez.
Wendlingen, më 24.12.2019
SHBA E ÇLIROI DHA PAVARESOI KOSOVEN… ashtu për pikë të qefit…
Ndersa Enver Hoxha eshte me i merituari që AMERIKA e bombardoi Serbine… sepse po te mos ishte vepra komuniste e Enverit… me 1941-1944… KOSOVA DO GE ISHTE SHQIPERI… dhe nuk do te kishte nevojë te bombardohej SERBIA me 1999.
E ti xhafer leci… ti edhe ne horoskop je BUDALL… i maaaaadh… sa përbeti…
E gjoja qe je ….c.c.c.c.c.c.c.c tphuuuuu.
Sa u takon kritikave dhe shpifjve kunder Vepres se Enverit, ketu futen shumica e shqipfolesve (por jo e shqiptareve). Te gjithe keta qe llomotisin gjoja per trathtite e Enverit ndaj Kosoves jane gomere te pa tru… Asnjeri prej ketyre “dordolecëve” s’e ka vënë ndonjehere vetvehten ne kohen, poziten dhe rrethanat e kohes se Enverit. Llomotitjet behen prej tyre sepse jane trashegimtare dhe farefis i mases shqipfolese antishqiptare, e cila pas vitit 1991 kur ne pushtet ne Shqiperi erdhi Salih Vuk Karaxhiq, i cili per t’i hasmuar edhe me shume nga sa ç’ishin mesvedi shqiptaret nga te gjitha anet u nxit, u pagua dhe u be detyrim te perdhoset Kryeshqiptari Enver Hoxha, i cili, per ndryshim nga te tjeret qe dhane çdo gje per te, edhe ia doli ta bente Shqiperine. Kosova u nda ne Berlin me 1878, ne Londer me 1913, ne Versajë 1918, dhe ne Jalte 1945. Kongresi i Berlinit ishte mbajtur 30 vjet para lindjes se Enverit…
Ibish Abu Daut,
Veprat e Enver Terroristit ose Komunistit janë:
7000 SHQIPTAR te vrarë. Shumica me shkollim akademik perendimor.
285 000 te internuar.
22 mije te burgosur politik.
Varferi ekstreme e 80% te shtetasve.
Budallakizimi i komplet popullatês.
Pasojat post-komuniste zgjasin edhe 50 vite.
Ndikimi i propagandës ne njerez sikur ti, o Ibisht.
Po ti veq 0,0000001% me qene patriot SHQIPTAR e kishe nderru kete emer primitiv beduinik Ibish Dauti ccccc.c.c
Po qysh nuk te vjen marre me pasë kesi emri pa lidhje … Ibish???!!!
Sa i vrazhdë, gojshthurur, pa edukatë e rezil qenke ti “Dardan Gashi” Pse merresh me mua dhe më fyen, në vend se të merresh me shkrimin?! Mos më trego përralla ? Unë kam lexuar nga historianë vendorë dhe të huaj për Kongresin e Berlinit, e që nuk është temë diskutimi këtu! Enver Hoxha, ka qenë dhe mbetet, antikombëtari, spiuni serbo ruso sllavo fil, krimineli dhe vrasësi më i keq i popullit shqiptar të pafajshëm në gjithë historinë tonë kombëtare !
Albanologu Kanadez me origjinë gjermane, Dr. Rober Elsie, me një rast ka pas thënë: “Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parulla…” Me një rast tjetër në një debat kanali televiziv në Shqipni, Robert Elsie, tha: “Në Shqipëri ka pasur vetëm luftë qytetare…” Ai e mbështeti për muri, falsifikatorin e historisë Paskal Milo… ! Edhe Profesori amerikan Bernd Fischer u shpreh se Lufta Nacionalçlirimtare kishte nuanca të forta të luftës civile mes partizanëve dhe nacionalistëve. As një vend Ballkanik nuk mund të dëshmojë asnjë front të zhvilluar kundër ushtrisë gjermane-hitleriane. Enver taras dulla i milladinit të tito stalinit me ndihmen serbo sllavo ruse masakroi mijëra shqiptarë të pafajshëm!!!
Komentin e ke perfekt dhe pajtohem plotesisht me te.
Komentet janë mbyllur.