Kosova do të duhej të provokonte të paktën opinioni publik se është e gatshme të njoh pavarësinë e Katalunisë, si reagim me mos pajtimin direkt me Spanjën, qe kjo e fundit nuk do ta njoh Kosovën si një shtet i pavarur nga mbeturina Jugosllave. Njohja e Katulunisë se pavarur do ti ndihmonte aspirata e forta te katalunasve qe vendi i tyre të mos mbetet barrë e xhepit mbushës të ekonomisë së Spanjës, njashtu siç ishte Kosova një barrë serbe.
nga Bekim Rexhepi
Nocioni pavarësi është përcaktuesi – shpirti i shtetit, ai bëhet i kuptueshëm dhe më i qëndrueshëm në dëshirën dhe vullnetin e secilit individ, institucion. Shteti, i cili synon të mëkëmbet dhe të fuqizohet me veten e tij zgjedh aktin final të pavarësisë. Ajo, pavarësia është e shenjtë.
Nderë të tjera pavarësia është gjithashtu një akt i zbavitjes politike e humane, sepse përmes saj etnia përcaktuese politike zgjedh të zbavitet, e barabartë ne vallen e atyre konditave të lirisë universale. Por, mospajtimet e vjetra dhe të reja politike të etnive dhe grupimeve politike, gjithnjë duket se marrin prirje të trajtohen me vrullin e forcës dhe me pak, e më pak të argumentit. Pra, kështu qe nuk ndodh të ketë një edukim të përshtatshëm, qe mund të qojë në ekuilibrim zgjidhjesh të ndërvarura ne të mirë të të gjithëve. Nganjëherë edukimi bëhet i brishtë, kur qeverisja tradhton në vetvete vlerat sublime të të drejtës. Ne shqiptaret e Kosovës ishim të suspenduar nga sublimiteti i të drejtës, ishim të diskriminuar nga e drejta për të pasur aq sa edhe të tjerët. Nuk na behej vonë, qe të ndërmerrnim diç me kohë dhe për kohë.
Pavarësia e Kosovës nga Jugosllavia përkatësisht nga Serbia ishte një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm i shqiptarëve, ajo u arrit me sakrificë nacionale sidomos të shqiptarëve, dhe për këtë ata sot edhe ndërkombëtarisht kanë të drejtën sublime për të qeverisin me vendin. Referendumi i vitit 1991 për pavarësi, i organizuar nga Rugova (dhe partia e tij LDK), u bë pasi kishte ndryshuar kuadri gjeopolitik dhe përfundimisht qartësohej se nuk kishte më Jugosllavi dhe ajo krejt çfarë po mbetej ishte një sovranitet serb i shtetit të Serbisë, i cili ishte i vetmi, i interesuar ta mbante ende të gjallë një krijesë të mbetur jugosllavi, e gjithë arsyeja ishte qe ta mbante Kosovën brenda si një lloj elementi përbërës i saj. Mbetja e Kosovës nën këtë sovranitet ishte vetëvrasje politike, siç i kishte ndodhur Vojvodinës.
Katalunia ka shpallur pavarësinë dhe fare natyrshëm qe Spanja nuk do ta njoh, por do të provoj që me vendimet e saja anti/pavarësi ne të gjitha mënyrat që ta suspendoj edhe autonomin e kalalunisë, siç e kishte bërë Serbia me Kosovën. Do të ketë arrestime dhe mbase do të ketë çrregullime politike të brendshme për vet Spanjën në të ardhmen nëse zgjedhë rrugën e forcës, sepse edhe basket do të zgjedhin fatin e nëpërmjetëm si të Katalunisë, ndryshe nuk kanë më arsye të mos zgjohen politikisht.
Kosova do të duhej të provokonte të paktën opinioni publik se është e gatshme të njoh pavarësinë e Katalunisë, si reagim me mos pajtimin direkt me Spanjën, qe kjo e fundit nuk do ta njoh Kosovën si një shtet i pavarur nga mbeturina Jugosllave. Njohja e Katulunisë se pavarur do ti ndihmonte aspirata e forta te katalunasve qe vendi i tyre të mos mbetet barrë e xhepit mbushës të ekonomisë së Spanjës, njashtu siç ishte Kosova një barrë serbe. Por, njëmendë edhe Katalunjasit, duhet të mbledhin kokën para se tu ndodhë koincidenca “kosovare”, sepse subjekti i pavarësisë mund ta qojë vendin në një paprespektivë të re, më te madhe, mund të rrëshqasin në korrupsion dhe krim të organizuar siç e kanë stisur tash e 13 vjet Kosovën e pavarur.
Kosova nuk është një territor i madh, por kompleksitet politike janë të mëdha dhe gjithnjë e më shumë po bëhen të mëdha brenda etnive, madje edhe brenda vet një etnie të vetme. Nuk do të ishte befasi publike që pas ca vjetëve, ndofta në kohë dhe për kohë qe të ndodhi edhe Republika e Gjakovës, të kërkoi pavarësi nga Kosova dhe më pastaj Katalunia një të nesërme ta njoh dhe si e para ta pranoi pavarësinë e Gjakovës.
04-11-17
I nderuari AHMAK,
KOSOVA u be e pavarur duke i falenderuar forces qe quhet AMERIKA…
secili shtet qe eshte krijuar deri me sot, eshte krijuar vetem ne baze te nje ligji… LIGI I FORCES.
Pra kush ka force, ka shtet, dhe kush nuk ka force do te okupohet nga nje tjeter shtet. PIKË.
Komentet janë mbyllur.