Paul Marie Verlaine – poezi

0
734

POL VELEN
(Paul Verlaine)
1844 -1896

Paul Marie Verlaine (Metz, 30 mars 1844 – Paris, 8 janar 1896) ishte një poet francez. Figura e poetit të mallkuar, Verlaine njihet si mësues i poetëve të rinj të kohës së tij.

MELANKOLI

Trëndafilat ishin të gjithë të kuq
dhe dredhkëzat krejt të zeza.

I dashur, ti sapo lëviz
dhe rilindin ankthet e mia.

Qielli ishte shumë i nartë
shumë i ëmbël, dhe deti

shumë i gjelbër, dhe ajri
shumë i ëmbël. Unë gjithmonë trembem
– dhe më duhet të pres!
Ndonjë arratisjen tënde të tmerrshme.

Nga ashja jam i lodhur,
Nga gjethet e llakuara

të bushit të butë e të fushave
të shfarosura, dhe pastaj

për çdo gjë, mjerisht!
Përveç jush.

JETOJMË NË KOHË TË TURPSHME

Ne jetojmë në kohë të turpshme
ku martesa e shpirtrave
duhet të vulosë bashkimin e zemrave;
në këtë kohë të stuhive të tmerrshme
nuk është e tepërt të kesh guxim
për të jetuar në të tillë fitues.

Përballë asaj që guxohet
duhet të ngrihemi,
mbi çdo gjë, kopje e rrëmbyer
në ekstazat e thjeshta të së drejtës,
dhe të shpallim me një gjest madhështor
dashurinë tonë krenare, si një sfidë.

Por ç’nenojë ka ta themi.
Ti mirësia, ti buzëqeshja,
a nnuk je ti edhe këshillimi,
këshilla e mirë besnik dhe krenare,
fëmija e qeshur mendimrëndë
të cilit gjithë zemra ime i thotë: Faleminderit!

FLUTURO, KËNGË, SHPEJT

Fluturo, këngë, shpejt
Përpara asaj dhe thuaji
së në zemrën time, besnike,
dritë të gëzuar bëri
një rreze duke u shpërndarë,
dritë të shenjtë, errësira
të dashurisë: frikë,
mosbesim dhe pasiguri.
Dhe ja dita e madhe!
Mbetur gjatë memece
dhe e ndrojtur – e ndjen?
– Gëzimi këndoi
si një laureshë me gjallëri
në qiellin e çelur, të ndriçuar.
Fluturo, këngë gjenuine,
dhe qoftë e mirëseardhur
pa pendime
të kota ajo që më në fund kthehet.

Përktheu: Faslli Haliti