Nga Viktor Buzhala, KosovaIme.tv, 20 mars 2021
Pasi ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë as tabela të kerreve, këtë problem se ka Serbia.
Po prodhon edhe për ne. Prishtina e krejt Kosova është mbushë tabela të Vranjes. Mijëra prishtinas, prizrenas a pejanë po e mbajnë me krenari flamurin e Serbisë në veturat e tyre. E bëjnë këtë pasi regjistrimi atje kushton pak më lirë.
Pra, ne për disa centë bëhemi qytetarë të Serbisë dhe i derdhim paret tona direkt në buxhet të Serbisë.
Aty fillon dhe mbaron patriotizmi ynë. Aty fillon dhe mbaron shtetndërtimi. A do ti bartëte tabelat e Kosovës një qytetar i Vranjës?
Jo, edhe po t’ia jepnim nja 5 mijë euro për këtë. E mijëra qytetarë tanër e bëjnë këtë pa asnjë hezitim, duke pagu edhe pare të majme për këtë.
Shteti i Kosovës nuk ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Serbisë dhe tu i bartë simbolet e atij shteti nëpër Kosovë. Ndërtohet tu e mbushë buxhetin e Kosovës dhe tu i bartë simbolet tona.
Nëse ne nuk kfillemi si shoqëri, nuk qewim kufij personal, atëherë edhe zhbërjen si shoqëri e kemi shumë afër. Madje, nën këmishë.
Shteti me pare dhe me simbole forcohet e jo me përralla. Madje, ata që derdhin pare në buxhetet e shteteve tjera, duhet me iu qitë taksa ekstra këtu. Pse të mos jetë sjo taksa e patriotizmit. Kur të mungon, të dhemb xhepi. E kur të shprazet xhepi kfillesh.
https://www.facebook.com/viktor.buzhala/posts/10159095250811221
Keta jane shtetasit e Serbise SHQIPTAR te lugines se Presheves te cilet jane te obliguar te regjistrojne automjetet e tyre ne Vranje… per komunen e MEDVEGJES. (I merr edhe Kosova aty, po thonë!)
Por tradhetia e SHQIPTARVE filloi dhe perfundoi kur e dhuruan ELEKTROKOSOVEN dhe u bene ELEKTROANADOLL edhe AERPORTIN PRISHTINA u dhurua dhe u be HAVA LIMANI ADEM YASHAROGLÜ …dhe eshte turpi dhe tradhetia ALFA DHE OMEGA e se tradhetise KOSOVES… edhe bash po kam deshire me kqyre se si do te e trajtoje kete super hajni kryemniutri i ri AL-BIN Kurtoglü …sepse ky eshte i KORRUPTUAR nga REGJEP ORANGUTANI… NAHYP…
Komentet janë mbyllur.