PATER GJERGJ FISHTA – JETA (në 76 vjetorin e vdekjes së poetit)

0
2209
At Gjergj Fishta

Ndoc Selimi, poet dhe studiues.

U shofte ma mal, me are e fare
kushdo shqiptar qe nuk brohorite ne shprese:
Oh! Rrnofte Shqypnija ! Rrnofte flamuri saj

Asht nje name qe poeti ne zemrim e siper leshon nje vit pas shpalljes pavarsise per gjithe ata qe kerkonin tjetersimin e Shqiperise dhe cenimin e pavarsise, pasi ishte viti 1913 kur u shkru ky poemth me titull “Surgite, Mortui” (çohuni te vdekun) nga legjendari i letrave shqipe Gjergj Fishta. Keto vargje jane aq aktuale edhe sot e kesaj dite, kur disa truethare manifestojne, proklamojne e brohorasin per flamurin turk dhe mvartesine e Shqiperise nga Turqia, kur vendosin perkrah shqiponjes se Skenderbeut gjysmehanen e sulltaneve, ajo gjysmehane qe u priu hordhive ma te tmershme e gjakatare qe ka pare historia e asaj kohe mbi shqiptare. Le te bashkohemi edhe ne me namen qe leshon Poeti Madh: “le t’i zeje gjaku i mijera martireve qe skuqen token shqiptare !!”

Gjergj Fishta u lind ne fshatin Fishte te Zadrimes me 23 tetor te vitit 1871 me emnin e pagzimit Zef. Mesimet e para i mori ne seminarin e Shkodres e mandej te Troshanit. Me 1886, Kuvendi Franceskan e dergoi per studime ne Bosnje. Me 1893, u kthye ne atdhe, e ne moshen 23 vjeçare dha meshen e pare, duke qene nder te paret e ketij misioni per afro gjysem shekulli ne Shqiperi.

Keto vite jane edhe fillimet e para poetike, qe ngjarjen ma te shenume e arrijne me botimin e disa kangeve te “Lahuta e Malcis” (1905), vjershat saterike “Anxat e Parnasit) e “Gomari i Babatasit” (1907). Me 1902 emnohet drejtor i shkolles fretnore ne Shkoder. Ne kushte teper te veshtira vendos gjuhen shqipe si gjuhe gjuhe mesimi kur mungonin tekstet, kur aristokracia e kishte qujte gjuhen shqipe si gjuhe te lane, pa kulture e gjuhe kuzhine, apo te malsorve analfabet. Ma vone vete Fishta thote: “Ishte barometri i i shqiptarve per gjuhen e vet… dhe shqipja rrin si zoje shpije e jo si femije i gjetun… na kan msye djemt e “gjeloshave” ! Zotnite e Shkodres duen gjuhe te huja…” Me 1908 merr pjese ne Kongresin e Manastirit si perfaqesues i shoqnise “Bashkimi” dhe zgjidhet Kryetar i Komisionit Alfabetit. Alfabeti i projektum prej Fishtes u pranua si alfabeti ma i mire i shqipes dhe u ba alfabeti kombetar.

Me 1913 drejton te perkoheshmen “Hylli i Drites”. Kjo reviste shfreu kunder Komisionit Nderkombetar te Kufinjeve tuj e padite si pandershmeni e padrejtesi dhe ne zemrate e siper Fishta shkruen “E mallkue kjofte Europa . Ate e vrafte Zoti. E u shofte me fise, popuj e qytete; Edhe premtofte qe, deri sa te endet moti. Kurr lufta mos iu ndafte per toke e dete…” Keto artikuj u bane shkas qe revista te mbullej dhe te urdhnohej internimi i Fishtes per ne Malte. Ishte kjo dite qe Fishta krijon poemen madhore “I debuemi” te botueme te “Mrizi i Zanave” ma vone.. Me 1916 mori pjese ne Komisine letrare per caktimin e rregullave te ortografise dhe mundesine e njehsimit te gjuhes perbashket letrare.

Me 1919 merr pjese ne Konferencen e paqes ne Paris ne cilesine e sekretarit te pergjitheshem te perfaqesise shqiptare ku mban ligjeraten “Shqiptaret dhe te drejtat e tyne”. Me 1920 – 24 zgjidhet deputet dhe bahet bllook me “opoziten” kunder “popullores” se Zogut. Ne fillimte vitit 1922 Fishta shkon ne SH.B.A. “…Vizita ime ne Washington pat per rrjedhim njohjen e Shqiperise nga ana e SH.B.A…”. Merr pjese ne revolucionin e qershorit 1924 dhe pas kesaj largohet ne Itali per t’i shpetuar hakmarrjes se Zogut. Me 30 prill 1924 merr pjese ne varrimin e Avni Rustemit ne Vlore ku mban nji fjalim rrenqethes mbi varrin e tij.

“…jo, po zonja te ndriteshme e vllazen shqiptar, dashnia ndaj atdheut ketu ne Shqipni po ishte nji faj, nji krim, nji delikt… dhe kjo kufome e shkrete, e mjerume, qe ketu po e kemi parasysh dhe deshmon si ndeshkohet faji i atdhedashnise…”

Me 1930 mori pjese ne Konferencen Nderballkanike qe u zhvillua ne Athine. Ai e qujti kete konference nje “fars” te lidhjes se kombeve, kurse vete lidhjen “komedi qe luhet ne kurrize te popujve”. Pas nji viti merr pjese ne dy konferenca te rendesishme ne Stamboll dhe Bukuresht. Me 1938 propozohet per çmimin “Nobel” ne letersi.

Poeti i madh vdiq ne Shkoder me 30 dhjetor 1940, ne moshen 69 vjeçare. Mbare Shkodra dhe Shqiperia e percollen At Fishten ne prehjen e fundit. Korteu i ra rrugeve dhe rrugicave te Shkodres ku ne krye printe arkivoli i mbeshtjell me flamurin shqiptar autentik te Dede Gjò Lulit, pa shejin e robnise. Dekoratat qe u vune siper vorrit ishin “Rrittercreuz” (austriake 1912) “Mearif” (turke 1912) “Phonix” (greke 1931), Medalja e Meritimit (Papa, 1931) “Kunor argjendi” populli i Shkodres, Pende Florini, populli i Beratit, 1918.

Shpirti i tij pushofte ne paqe!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar