Nga Skënder MULLIQI
Të grabitësh nga ata që nuk u ka mbetur gjë, është rruga më e shkurtër e pasurimit. T’u japësh të pasurëve, të cilët veç teper kanë bërë nuk është mekat i madh… se ua shumëfishon pasurinë. Secili njeri normal pyet: çka ju duhet ajo pasuri aq e madhe, kur nuk mund ta harxhojne? A kan pasanikët ndjenja karshi të varfërve, apo këto ndjenja ju kan shuar? Ne Kosovë, shumica janë kthyer ne rob të këtyre pasanikëve të rinjë, të cilët as brekë në bythë nuk kan pasur.
Edhe pamja, edhe truri edhe sjelljët iu kan kthyer ne para! Paraja ka krijuar zinxhiret e caktuar politikë, ka krijuar grupacionet politike, të cilët jo që kan harruar popullin dhe atdheun, por siç thotë një fjalë e popullit” nuk po e njohin as nënën e vet”. Këta gjysëm analfabet që po e drejtojnë shetin e ri të Kosovës që 20 vite, nuk është çudi që pos parasë, dy lidhje nuk i kan më politikëbërje. Kjo është ana më e errët e cila i ka goditur shqiptarët jo vëtem të Kosovës.Janë bërë robë të parasë së vjedhur nga ndjersa dhe mundi i popullit.
Këta nuk kan së kah tu ikin këtyre gjerave të liga. Demokracia i takon popullit, kurse paraja u takon pasanikëve të politikës. Ata që i kan robnuar, janë përfundimisht të humbur. Humbësit, nuk kan çka humbin veç nese e humbin edhe vet. Tradita e pasanikëve apo e hajnave, bazohet në floskulën e vetme; Kurrë mos heq dorë nga ata që janë roberëruar, mos heq dorë nga idiotet e dobishem, së kështu nuk pushon së pasuruari. Njeriu ynë i thjeshtë, intelektualet… janë mbushur plotë dhembje, kanë mbetur të pa shpresë nga hajnat politik dhe biznesor.
Ky avaz dhe kjo gjendje e pa shpresë ka shumë gjasa së do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve. Ka fillluar fushata më rrena dhe manipulime që veq paksa e kan ndryshuar formën. Me struktura të pasuruara më rrugë jo ligjore, sigurisht së nuk ndryshon gjendja për të mirë, e as nuk bëhët shteti. Kur njeriu shfrytëzohet keq ekonomikisht, sigurisht së ndihet shumë i nënçmuar edhe si qënje njerëzore. Këta kan filluar të mendojnë së këtë pasuri ua ka falur Zoti, e jo që bëhët fjalë për plaqkitjen e popullit…
Shumica sot në Kosovë, janë bërë top loje, që hudhen nga një kënd në këndin tjeter. Shumë do të dëshiroja që këta pasanikë ti ndrrojnë rolet vëtem për një javë, apo për një ditë, më të varfërit që i krijuan vet… Të ndiejnë në lëkurën e tyre së çka don të thotë rruga e pashpresë, se edhe një ditë apo orë është tepër e gjatë dhe e rëndë, për shumë familje që po jetojnë buzë greminës ekonomike-sociale. Ndoshta ky zëvëndësim, mos ua kishte kthjellur sado pak mendjën dhe sytë karshi parasë.
Është krim pa kujdesia karshi popullit dhe shtetit.Është barrë e rëndë mbi supe, që herdo kurë do tu kthehet si boomerang të gjithë keqbërësve, madje këto zullume një ditë do ti paguajnë shumë keq. Populli duhet të lirohet nga utopia së vetevetiu bëhët mirë.Utopia ëshët humbëse për jetë e mot. Mu për atë, të tjerët që e kan thënë, shumë para meje, së metodat konformiste nuk janë treguar shumë efikase. Mos të lejojmë të jemi humbës në pafundësi…