PASTHËNIE PËR VEPRËN “KALESH ANGJA” TË STALE POPOVIT

0
385
Stale Popov - Kalesh Angja

(Roman i përkthyer në gjuhën shqipe nga Kalosh Ҫeliku,
botim i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar – Shkup, 2020.
)

NGA DIMITAR MITREV

Rrëfimi “Kalesh Angja” është ndërtuar në bazë të një motivi të njohur: vasha maqedonase e grabitur me dhunë refuzon të turqizohet dhe – përkundër premtimeve për jetë të begatshme në harem – e mbron nderin dhe emrin e vet. Ky është motiv edhe i njërës nga këngët më të njohura popullore e cila është mjaftë sugjestive dhe me vlera të njohura kategorike që i përkasin popullit të vet. Që këtu rrjedh frymëzimi imagjinativ i rrëfimit dhe titulli i njëjtë me këngën që s’është koincidencë e rastësishme. Ajo që e bën poentën e këngës të dendur gjatë rrëfimit krijohet në bazë të kësaj ideje.

Risia në rrëfimin e Stale Popovit qëndron në një shprehje të përcaktuar në planin ideor. E gjithë ajo që zhvillohet si rrjedhë aksionale është e vendosur në ndriçimin e ideve përparimtare të preokupuara. Derisa në veprat e mëparshme personazhet e kishin të zhvilluar veçantinë e tyre, tani ata janë shumë më karakteristikë si bartës të ideve më të mëdha motivuese. Te ata dominojnë cilësitë parimore të një karakteri etik.

Kalesh Angja nuk është vetëm bukuroshe e largdëgjuar që përpiqet ta ruaj bukurinë dhe nderin e vet për njeriun që e dashuron. Diçka më e madhe se dashuria atë e bënë të fortë dhe guximtare në mospajtimin e saj që të mos turqizohet. Kjo është ndjenja e saj për përkatsinë fetare. Edhe në momentet më të vështira pas grabitjes Angja i kujton fjalët e priftit Jakov: “Atë që do ta ndërrojë fenë e vet, askush në atë botë nuk do ta nderojë”.

Kjo i jep fuqi që të mos gjunjëzohet përpara sprovës dhe ta përballojë luftën e vështirë shpirtërore: “Trupin le ta hanë qentë, por shpirtin mos e hidh në baltë”. Kështu komponenta fetare bëhet një stimul etik për ruajtjen e dinjitetit njerëzor. Koincidenca për shpirtin e pastër dominon në çdo veprimtë të personazhit kryesor, që të bëhet e dukshme edhe në personazhet tjera të rrëfimit. Veprimet dhe reagimet e tyre përbëhen nga një kuptim i përgjithësuar etik për detyrat e njeriut dhe për rezistencën e tij kundër zhvlerësimit njerëzor.

Por, në një prozhektim të këtillë të personazheve në rrëfim autori e kërkon jehonën e një momenti të caktuar historik. Ky është ai moment kur përkatësia fetare është nën hijen e vetë ndjenjës kombëtare. Në shekujt e parë pas ardhjes së turqve dallimet fetare ishin i vetmi faktor që në masë të madhe i difereconte robëruesit dhe të robëruarit. Dhe, për një kohë të gjatë këto dallime e mbanin të gjallë ndjenjën për individualitetin e tyre, që më vonë kalon në një shkallë më të lartë të zhvillimit të kësaj ndjenje. Pa kohezimin e këtij preokupimi fetar është e pamundur të vërehet shkrirja fetare. Dhe, përsëri kësaj force i detyrohen paraqitjet stihike të kundërsulmeve ndaj robërisë që çfetarizon.

Me anë të këtij veprimi historik Stale Popovi e ndërton rrëfimin e tij mbi dimenzionet e kësaj të vërtete historike. Mu për këtë në këtë tekst nuk janë të rëndësishëm personazhet vetëm për vete dhe karakteristikat që i dallojnë. Të gjithë këta janë të ndërtuar si udhërrëfyes të një atmosfere të përgjithshme, si simptome të një situate të përcaktuar historike.

Në thellimin e psikës së përgjithshme të personazheve rëndësi të veçantë ka ndjenja liridashëse në botën e mariovasve.

Duke shfrytëzuar disa privilegje sulltane, fshatarët mariovas gjatë kohë e ndjenin veten të pavarur dhe për shumçka dalloheshin nga fshatarët e vendeve të tjera të Maqedonisë. Mariova ka qenë e çliruar nga tatimet, këtu nuk ka pasur çifligarë dhe çiflig – sajbi, fshatarët vetë i shfrytëzonin frytet e punës së vet. Kështu te ata rritet ndjenja për pavarësi. Pasi kjo gjendje e lirisë idilike dhe autoarkaike nuk vazhdon edhe më tej, nuk vonojnë edhe paraqitjet e rezistencës vendimtare. Ndjenja e krijuar për pavrësi e bën të veten që nga paraqitja e parë e dhunës dhe plaçkitjes.

Edhe në Mariovë vijnë gjaksorë që imponojnë mbledhjen me dhunë të tagrave, edhe këtu plaçkitja bejlero – feudale do të tregojë stihinë shkatërruese, do të rrëmbejnë fëmijë që ta rrisin numrin e ushtrisë jeniçere, do ta grabisin edhe Angjën e bukur duke e dërguar në Prilep në sarajet e kadiut. Dhe, ata që deri vonë krenoheshin me fatin e tyre që ishte i veçantë nga fatet e fshatarëve të tjerë maqedonas, fillojnë t’i japin kahje moskënaqësisë së tyre. Aksioni i parë është çlirimi i Angjës nga ana e të dashurit të saj Stojanit dhe nga shokët e tij besnikë. Pas këtij aksioni fillojnë përgaditjet për mbrojtje të armatosur në Mariovë nga plaçkitjet e reja dhe nga aksionet shkatërruese të gjaksorëve të sulltanit.

Dhe, përsëri priftërinjtë dhe udhëheqësit e fshatit janë në radhët e para për mbrojtjen e Mariovës. Si një kala njerëzish që dinë të jetojnë të lirë dhe të pavarur. Edhe në faqet e këtij rrëfimi përshkruhet kryengritja e famshme e Mariovës e vitit 1538. Ideja për çlirim paraqet koncepcion të dytë të preokupimit të autorit dhe me këtë rrëfimi arrin përmbajtjen e një epopeje nëpërmjet së cilës ndihet fuqia dhe guximi i kundërshtimit të përgjithshëm.
Në kështjellën Peshta fshatarët mariovas mbrohen nga sulmet e ushtarëve turq. Ata këtu janë të furnizuar me ushqim dhe armë dhe kanë mundësi që një kohë të mbrohen, duke e bërë kështjellën oazë të vendimit të tyre të fortë që të mos bëhen robër.

Dhe, vetëm dinakria dhe tradhtia mund ta thejnë mbrojtjen e tyre. Kështu edhe ndodhi. Me ndihmën e dy çorbaxhinjve të Prilepit nga radhët e shërbetorëve të qeverisë turke zbulojnë se, nëse ua ndalin ujin kryengritësve ata do të detyrohen të dorëzohen. Dhe, me ditë të tëra pa ujë: kryengritësit përsëri nuk dorëzohen. Përsëri u prin ideali që të mos bëhen robër dhe të mos e tradhtojnë idenë e tyre për çlirim. Këtu edhe qëndron fuqia e yre, por në të është edhe tragjika e tyre.

Autori në mënyrë rrënqethëse i përshkruan ditët e fundit të mbrojtjes së mariovasve. Këtu ai dëshmohet si tregimtar sugjestiv në një situatë mjaft dramatike. Me shumë dinamikë dhe plasticizëm të jashtëzakonshëm të rrëfimit për këto ditë tronditëse, përpara nesh paraqitet një romancier me aftësi të padyshimta për të vërtetën dhe për transferim shpirtëror të skenave të dendura. Shprehja për heroizmin masiv është sukses i rrallë i krijuesit që deri në këtë vepër ishte i njohur si mjeshtër i përshkrimit të qenies vizuale. Për herë të parë hetohet fuqishëm dhe pa imponim forca e popullit si hero i përgjithshëm.

E më shumë se kjo – si bartës i një ideje të lartë, idenë e vetësakrifikimit në emër të lirisë. Ajo është aq e rëndësishme pasi që rrëfimi i kësaj ideje është kërkuar në kohën kur në masat e gjera mbizotëronte një gjendje pajtimi me robërinë. Mu për këtë tronditëse janë fjalitë e fundit në kreun për kryengritjen heroike, por edhe tragjedinë e thellë të mariovasve: “ishin të paktë ata që flitnin si kalifët: “burra kanë qenë – burra edhe vdiqën”.

U gjetën edhe djem të rinj që fshehtas morën nga hiri i tyre dhe deri në vdekje e ruajtën pranë ikonës së të shenjtit të tyre, duke ua treguar nipave të tyre si gjënë më të shenjtë.
Rrëfimi “Kalesh Angja” edhe përkundër disa lëshimeve dhe thjeshtësisë së rrjedhës së tregimit, është padyshim një vepër me një poentë të përshtatshme ideore. Nëpërmjet përshkrimit të gjallë të historisë së rrëmbimit dhe çlirimit të Angjës, e jo më pak edhe me përshkrimin e takimit me të vëllain Angjelen, i cili ka qenë i grabitur si fëmijë dhe i dërguar në Stamboll që të bëhet jeniçer, Stale Popovi paraqitet edhe si krijues i një fabule efektive interesante. Ashtu sqarohet edhe interesimi i gjallë me të cilin lexuesi i lexon faqet e këtij rrëfimi të rrallë shqetësues.

E përcolli për publikim: Kalosh Ҫeliku