PASQYRË, PASQYRË MË TREGO, A JAM PËR PRESIDENT?!

0
387
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

Thuhet në popull së dikur paska jetuar një plakë së cilës i paska hy vehtja ne qejf, e cila tërë ditën rrinte para pasqyrës duke biseduar më te në stilin: pasqyrë, pasqyrë me trego a ka plakë me te bukur se unë në botë.

Por, derisa plaka krihëj para pasqyrës duke biseduar me te shtepia po i digjej kurse ajo as nuk luante vendit qendronte para pasqyrës derisa edhe ate e mori flaka.

Edhe këta lidërët tanë janë bërë më bisedu me pasqyrën, sepse kohët e fundit e kanë bërë rremujë jetën politike, janë qartë, janë çuar peshë, po don me e hanger njeri tjetrin për së gjalli bile më gjithë lekurë duke u shtyer se cili po bëhët president.

Se cili thotë së jamë më i zoti së tjetri, jo me dije dhe menquri por me milionat qe i kanë bërë duke e vjedhë dhe plaqekitë popullin.
U rreshtuan njeri pas tjetrit edhe para pasqyrës së çfarë po ju thotë ajo. Por, posa i pa fytyrat e Ramushit, Ises, Pacollit, Fatmirit, etj., pasqyra u mrrol dhe ju tha:

Ikni more maskarenjet e dreqit a hala jeni gjallë ne skenën politike, a nuk e bërët bollë duke e rjepë këtë populli, duke i hip e zhdrypë qe 20 vjet, duke e vjedhe dhe plaqkitë, e po doni hala me vjedhë, ikni hupni more depsuza most e ua shoh sorratin sepse ju as për qoban dhensh nuk e meritoni e po kërkoni më u ba president. Hupni more mrapshtana, more qyrrana qe as qyrrat nuk dini me i fshijë si duhet.

Janë bërë te pameshirshëm në luftën se cili po e zenë i pari karrikën e presidentit. Janë bërë si bishat e malit. Nuk shohin asgjë përpara pos postin e presidentit.

Në vend së te angazhohën për ta luftuar pandemin që po merr për ditë e më shumë jetë njerëzish, apo qe te angazhohën për ruajtjën e sovranitetiut te vendit, sepse nga lakmia për president nuk janë duke e pare rrezikun qe ta humbin edhe Veriun e Kosovës sikur qe e humben Çakorrin.

I kanë hyer garës për president pa mëshirshëm me fyerje dhe denigrime për njeri tjetrin, bash në stilin e cubave te maleve, done me hanger njeri tjetrin pa pjekë. I kanë hyer garës ne këtë kohë jete a vdekje nga pandemia, duke u shtyer se kush i pari po e grabitë karrikën e presidentit.

Shumica prej tyre janë te padijshëm, nuk kanë erë në politikë e aq me pak ne diplomaci. I kanë kry do shkolla “partizançe” pas luftës, por ne esence as kualve nuk dijnë me ju qitë taxhi.

Por ka edhe asi siç po ju thonë akademik te pa aftë te qendrojnë ne këmbët e veta, kurse sipas tyre presidencën do ta bëjnë nga shtepia, bash si në kohën e Ajatullah Homeninit në Iran i cili fliste me popull nga fotelja e shtepise duke e derigjuar me shk0pin e tij magjik
E, mjera Kosovë së çfarë maskarenjësh po mbanë mbrenda me te cilët as bishat e malit nuk do te ishin shoqeruar më ta.

E bënë prrallë veten por edhe Kosovën para botës.
Hiqnaj o zot nga sytë dhe nga mendja këto fosile, te cilat ju kanë kapë popullit si ushujzat duke ia pirë gjakun deri ne alivanosje.