Shkruan Agron Jaha, historiograf dhe autor i librit „Teoria Ilire“.
Vështrim kulturor-historik ne shenjë urimi për të gjithë ata që festojnë apo nderojnë këtë ditë cezurë në historinë e Krishterimit
Tradita e fërgimit të mishit të qengjit nga te krishteret, burimin e ka në shënimet biblike, konkretisht në librin 2, Mojsi të pentatuhit hebraik, apo Testamentetit te Vjeter. Kapitulli Ekzodi. Aty përshkruhet se se si Mojsiu një natë para natës së „thikave të gjata“ udhëzoi popullin tij (izraelitët) që të pjekin bukë sa më shumë (proviant), të therrin qengja, mishin ta fërgojne, ta hanë, dhe me gjakun e qengjave te therrur, të spërkasin shtëpitë e tyre, në mënyrë që ata të kursehen nga mallkimi mbi Egjiptin, pritja e vdekjes së të posalindurve nga engjulli i litarit furës (strangulues). Dhe ashtu ndodhi sipas shënimeve biblike, izraelitët shpëtuan nga njëri prej 10 mallkimeve biblike.
Edhe Jezusi, sipas Fjalës Ungjillore të Gjonit, natën para Krezmimit, pra një ditë para Festës Hebraike të Pasahit, kishte ngrënë ndër të tjera mish qengji dhe bukë. Doksografia kristiane Ringjalljen e Krishtit e lidhi më vonë me mishin e qengjit, i cili ishte bërë shenjë e fitimit të pavdekësisë së Jezusit. Prandaj mishi dhe gjaku i qengjit deri në ditët e sotme mbeti sinonim i mbrojtjes se njeriut nga vdekja dhe kalbëzimi. Pra, metaforë e ringjalljes dhe gjallërisë.