Pas vdekjes së Skendërbeut ikën nga Shqipëria shkrimtarët, filozofët, poetët, profesorët, arkitektët etj.

0
913
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pikturë

Arkivat e panjohura italiane. Në vitet 1468 –1550 mbi 250 mijë shqiptarë emigruan në Itali, lista e emrave të shquar

“Ishte një veprimtari e mirëpritur nga banorët dhe massmedia, si për praninë e kritikut karizmatik, të famshëm dhe të zjarrtë Vittorio Sgarbi, por dhe për tematikën e dedikuar veprave të piktorit bashkëqytetar Mikele Greçi nga Vlora. Në vazhdim, Sgarbi i mençur dhe i zjarrtë theksoi: “Mikele Greçi është një artist i veçantë i kulturës veneciane dhe bizantine, që na i ka sjell veprat e tij nga Albania. Ky është një rast emblematik, për të cilin ne italianët duhet t’i falenderojmë albanezët, për ato që kanë bërë për ne”. “Sipas arkivave italiane ikanakët braktisën trojet e tyre, por morën me vehte gjithçka shqiptare. Edhe ne dhè të huaj e shprehën shpirtin, artin, letërsinë dhe kulturën arbërore, si dëshmohet me veprat e disa nga figurat e shquara, ndër të cilët rendis humanistët Marinus Barletius (Shkoder 1450 – 1513 Roma), Marinus Becichemus Scodrensis (Shkoder 1468 – 1526 Padova), filozofi Nikolò Leonik Tomeo (1456 – 1531), poeti Mikele Marullo Tarkaniota (1458 – 1500), profesori i latinishtes dhe greqishtes Gjergj Merula, piktorët Vittorio Karpaci (1465 – 1520), Mark Bazaiti (1470 – 1530), Mikele Greçi nga Vlora, arkitekta dhe skulptore si Andrea Aleksi, Aleks Tarketa, Mikele Greçi piktor i shquar i “Rilindjes adriatike të shekullit XVI” nga Vlora.”

Nga Prof. Dr. Lutfi Alia

Pas vdekjes të kryetrimit Gjergj Kastrioti dhe pasi ranë Kruja e Shkodra, dy bastionet e fundit të rezistencës heroike të popullit tonë kundër hordhive turko-bogomile, në vitin 1479, Dozha i Venedikut dhe Sulltani, firmosën aktin e pushtimit nga Perandoria Osmane të gjitha trojeve albaneze. Kjo dramë e historike e popullit tone, u pasua me një dhimbje tjetër, emigrimin e shumë albanezëve drejt brigjeve të Italisë. Disa eksode njeri pas tjetrit, me largimin në grupe të shumta të banorëve, për të shpëtuar jetën dhe fenë. Një kalvar pa fund, ikje pa kthim dhe vendosja e përherëshme ne dhè të huaj.

Albanezët emigruan në masë. Vetëm në vitet 1468 – 1550, nga trojet tona u larguan mbi 250 000 banorë. Ishte emigrim i imponuar, për t’i shpëtuar reprazaljeve dhe hakmarrjes primitve të barbarëve otomanë. Ikanakët braktisën trojet e tyre, por morën me vehte gjithëçka albaneze. Edhe ne dhè të huaj e shprehën shpirtin, artin, letersinë dhe kulturën arbërore, si dëshmohet me veprat e disa nga figurat e shquara, ndër të cilët rendis humanistët Marinus Barletius (Shkoder 1450 – 1513 Roma), Marinus Becichemus Scodrensis (Shkoder 1468 – 1526 Padova), filozofi Nikolò Leonik Tomeo (1456 – 1531), poeti Mikele Marullo Tarkaniota (1458 – 1500), profesori i latinishtes dhe greqishtes Gjergj Merula, piktorët Vittorio Karpaci (1465 – 1520), Mark Bazaiti (1470 – 1530), Mikele Greçi nga Vlora, arkitekta dhe skulptore si Andrea Aleksi, Aleks Tarketa etj etj. (Mos më kritikoni që nuk i kam përmendur të gjithë arbërorët se janë shumë). Një nder figurat e shquara arbërore e gjysmës së dytë të shekullit XV dhe fillimit të shekulllit XVI është piktori Mikele Greçi nga Vlora. Në fund të shekullit XV, familja e Mikelit fillimisht u vendos në Abruco.

Nuk ka të dhëna për fëmijërinë dhe moshën e adoleshenciale që kaloi në Vlorë, por sipas studiuesve Mimma Pasqulli, Lucia Arbace, Daniele Ferrara, Dora Cattalano etj, familja e tij ai erdhi në Abruco rreth vitit “ 1481,kur Mikele ishte ende i ri. Njohuritë e para si piktor i ka marrë në vendlindje, ndërsa ne Itali i thelloi dhe u formua si piktor dhe resturues i pikturave kishtare në rajonet e Abrucos, Molises dhe Leçes. Emri i qytetit të origjines Valona, u bë identifikues, duke e specifikuar në mënyrë dalluese ndërmjet piktorëve të tjerë italianë e kësisoj në ditët e sotme njihet: Maestro albanese Michele Greci da Valona, – mjeshtri albanez Mikele Greçi nga Vlora – piktor i shquar i “rilindjes adriatike të shekullit XVI”. Nga Abruzzo, duke ndjekur shtegëtimin sezonal të dhenëve të babait të tij, Mikele lëvizi ne drejtimet Akuila (Aquila), Foxhia (Foggia) dhe më pas u ngjit në Molise. Në historinë e artit kishtar italian, figura e artistit albanez Mikele nga Vlora, prezantohet emblematike, që shpreh përzjerjen e kulturave bizantine, me Rilindjen italiane.

Mikele është vazhdues i veprës të mjeshtrave të shquar italianë të shekujve XIV-XV, sidomos të Iacobello Del Fiore përfaqësuesi i gotikut të vonshëm dhe piktorëve rilindas Karlo Krivelli, Pietro Alamanno dhe i Vittorio Karpaçi, përfaqësuesi më i shquar i “Shkollës së albanezëve” në Venecia. Këta piktorë, gjate levizjeve nga veriu në jug të bregut të Adriatikut, me pikturat e tyre kishtare, bëhen zëdhënës të traditës së kulturës albanese – venedikase. Në fundin e shekullit XV dhe fillimin e shekullit XVI, në trevat italiane buzë adriatikut, gjalluan lirshëm dhe të ndërthura të dy kulturat e pikturës kishtare, ajo katolike dhe ortodokse bizantine, ku sipas shumë studiuesve të artit, Mikele nga Vlora u shqua si “piktor interesant albanez, i cili zbulon një liri të veçantë shprehjeje, që është frut i eksperincës si pikto i pjekur nga bregu tjetër dhe nga kjo anë e Adriatikut – un interessante pittore albanese il quale rivela una particolare libertà espressiva, frutto delle esperienze maturate al di là e al di qua dell’Adriatico”. Mikele Greçi nga Vlora i përket grupit të piktorëve, që përfaqësojnë “rilindjen adriatike”.

Kritika e konsideron mjeshtër autentik i dy brigjeve, mjeshtër i pikturave të kultit ne kishat në Abruco dhe Molise, ku ruhen piktura shenjetoreëh, disa me shumë vlera. Mikele nga Vlora eshte dhe autor skulpturash fetare. Fernanda Pugliese, studiuese e historisë dhe kulturës arbereshe, shkruan: “Ikonat e Mikele nga Vlora, kanë ngjyrat dhe bukurinë e dritës dhe përbëjnë një dëshmi unikale, të pranisë të kulturës arbëreshe në Molise në vitet 1500”. Ndër punimet me te mira të Mikele Geçi nga Vlora janë triptiku i Shën Marisë me Jezusin foshnje, ndërmjet Shën Pjetrit dhe Shën Palit (viti 1505), e konsideruar kryevepra e tij, e cila mban dhe firmën e autorit Michele Greci. Këtë triptik mjeshtri ynë e kishte pikturuar për Kishën e Shën Pietrit, ku arbëreshët celebronin me ritin bizantin, por kur kisha u shemb dhe arbëreshët u shperngulën në Montecilfone, e morën me vehte dhe triptikun. Ne vitin 1959 ky triptik u vendos ne Muzeun e Abrucos.

Aktualisht, ky triptik i famshëm ndodhet në Kishen Santa Maria Maggiore në Gulionezi (Guglionesi) Komunë e Provincës Kampobasso – Molise, ku jeton një komunitet arbëreshësh. Ne dialektin arbëreshe, komuna Guglionesi quhet Ujunishe. Një vepër tjeter e Mikele Greçi nga Vlora, është triptiku i vitit 1505, Shën Maria me Krishtin fëmijë, e ulur ndërmjet Shën Adamit dhe Shën Gjon Pagëzorit. Këto vepra dhe shtatoren e Shën Pardo, Kuria e Peshkopatës të Termolit i ekspozoi publikut gjatë muajit nëntor të viti 2011. Mass media i bëri jehonë këtij aktiviteti, duke e informuar publikun: “Veprat e Mikele nga Vlora u kthyen ne shtepi, por jo në Albania ku lindi piktori yne i viteve ‘500, por në bregun përballë, në Abruco dhe në Molise”. Në vitet 2011 – 2018, në Itali janë hapur disa ekspozita me punimet e piktorit tonë arbëror, janë zhvilluar ëorkshope e konferenca shkencore, ku kane refruar studiuesit me kompetenta italianë e të huaj, mes tyre dhe shqiptari Ilir Shahollari, historian, studiues dhe restaurues i artit kishtar.

Mikele nga Vlora: Triptik i vitit 1505, Shën Maria me Krishtin fëmijë,
e ulur ndërmjet Shën Pjetrit dhe Shën Palit

Në vazhdim të veprimtarive tradicionale kulturore në nderim të veprave të piktorit albanez Mikele Greçi nga Vlora, në gusht të ketij viti, në Ujunishe – Guglionesi, u organizua një takim me kritikun e artit Vittorio Sgarbi. Një veprimtari e mirëpritur nga banorët dhe mass media, si për praninë e kritikut karizmatik, të famshëm dhe të zjarrtë Vittorio Sgarbi, por dhe për tematikën e dedikuar veprave të piktorit bashkëqytetar Mikele Greçi nga Vlora. Pjesmarrja ishte masive, madje disa banorë u prezantuan me veshjet tradicionale kombëtare shqiptare.

Asnjëherë nuk ka ndodhur të mblidhen kaq shumë njerëz në Kishën Shën Maria Maggiore në Giuglionesi, madje as në meshën e Krishtlindjes”, theksonin me krenari banoret, që ishin mbledhur për të dëgjuar “Lectio magistralis” (Leksionin mjeshtrorë) të Vittorio Sgarbit. Kronikat u mbushen me njoft ime rreth vizitës të Sgarbit dhe tubimit ku do të ligjeronte. Në një nga lajmet e ditës theksohet se pasi vizitoi Vasto, ku admiroi një prej shume pikturave të Mikele Greçi nga Vlora, në oren 18. 00 kritiku Vittori Sgarbi arrijti në Ujunishe – Guglionese, por para se të vizitonte Kishën Shën Maria Maggiore, ku do te mbahej tubimi, vizitoi kishat e Shën Antonio dhe Shën Nikolla.

Kritiku i artit Vittorio SGARBI gjatë Lecctio magistralis
(leksioni mjeshtëror në Kishën Shën Maria Maggiore të Giuglionesi – Ujunishe)

Kritiku Vittorio Sgarbi vendosi fi llimisht të admironte pikturat e ekspozuara në këto kisha, duke e lënë në pritje të gjatë publikun, qe e toleroi me durim këtë “kapriçio” të tij proverbiale. “Është i mençur e i zjarrtë si e shohim në televizion”, theksonin pjesmarrësit në këtë takim kulturor. Që në fi llim të diskutimit, Vittorio Sgarbi u shpreh me humor të hollë e të pëlqyeshëm. Dhe pse fliste për artin, për vlerat e piktori Mikele Greçi nga Vlora, e gjeti shtegun e duhur per t’i drejtuar kritika Matteo Salvinit: “Duke parë veprat e tij bukura, Salvini nuk do të kishte mundur ta përzinte albanezin”.

Ndër të tjera Sgarbi theksoi se vepra e Mikele Greçi është me rëndësi për traditen historike dhe kulturore xhiulionezane. Për vlerat artistike, historike dhe kulturore, Vittorio Sgarbi insistoi dhe arrijti ta realizoi, që triptiku i kishës Shen Maria Maggiore, vepër e Mikele Greçi nga Vlora, të prezantohet në Expo – Milano 2015. Rreth këtij vendimi Sgarbi tregoi: “Është një pikturë që ka lindur nga dialogu ndërmjet botëve të largëta, që sot ndodhen ne konfliktet salviniano, por që kishin filluar që atë kohë, kur ndodhi zbarkimi i parë i albanezëve në trojet italiane. Kështu arrijti te ne ajo barka, pruri dhe një piktor nga Vlora, i quajturi Mikele Greçi, i cili na ka lënë vepra të rëndësishme, që janë pjesë e një kulture të lidhur me botën bizantine, por që shpreh dhe një piktor të Rilindjes italiane. Për mua ky ishte një veprim i bukur, qe mundësoi dokumentimin e Molises me një vepër të Mikele Greçi nga Vlora”.

Sgarbi theksoi dhe një zgjedhje ad hoc, rastin ku Mikele Greçi nga Vlora u përfshi dhe në publikimin VII: Ricordando Corrado Gizzi. Për këtë vendim, Sgarbi theksoi: “Kuptova që Gizzi është ai i shtëpisë të Dantes dhe ky ishte rasti më i mirë për të rikujtuar Gizzi dhe për të vlerësuar Mikele Greçi nga Vlora”. Në vazhdim, Sgarbi i mençur dhe i zjarrtë theksoi: “Mikele Greçi është një artist i veçantë i kulturës veneciane dhe bizantine, që na i ka sjellë veprat e tij nga Albania. Ky është një rast emblematik, për të cilin ne italianët duhet t’i falenderojmë albanezët, për ato që kanë bërë për ne”.

Marrë nga Gazetsa “Nacional”