Pas thirrjeve për dorëheqje, reagon Gërvalla

0
194
Donika Gërvalla

Lajme4 maj 2021 – albinfo.ch

Gërvalla thotë se vetëm me punë mund t’ia kthejnë Kosovës faqen e bardhë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shwars, ka thënë se asnjëherë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

Ministrja ka pohuar se “kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat”.

“Dje, sot, por edhe nesër. Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Gërvalla thotë se vetëm me punë mund t’ia kthejnë Kosovës faqen e bardhë.

“Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, shtoi tutje ajo.

Ky reagim i ministres vjen pasi në media janë kthyer disa deklarata të mëparshme të saj për Specialen, ku kishte thënë se do të bashkëpunojë me Specialen për krimet në Kosovë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218791539196515&set=a.10200233891266915&type=3