Pas suksesit në New York, Matteo Brento rikthehet në Tiranë

0
970
Ermira Babamusta

Nga Ermira Babamusta

Artisti Italian Matteo Brento konfirmon pjesmarrjen e tij në eventin më të madh humanitar “Shpresë për Shqipërinë” edicioni i 3-të, organizuar nga Gentjan Dema. Koncerti humanitar mbahet me 8 Maj 2016 ora 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me prezantues Gentjan Dema dhe Iva Mera.

Matteo Brento sapo kreu me sukses koncertin në Times Square në New York, si i ftuar nderi i eventit madhështor “Albanian Fashion Week NY” (Java e Modës Shqiptare NY). Eventi u mbajt me 27 Mars 2016 në Stage 48 në Manhattan, organizuar nga Mrika Krasniqi (Gruaja e Vitit 2016), themeluese e Agjencia e Modës Shqiptare në New York. Matteo Brento ishte një nga Vipat e ftuar special në natën e Tapetit të Kuq të “Albanian Fashion Show”, shoqëruar nga manaxheri Italian Armando Roberto.

Princi i Pop Rok-ut debutoi në New York me singling e ri #21 (Goodbye my love) / (Lamtumirë Dashuria Ime), shkruar nga Michele Bisceglia, fitues i çmimit “Kënga Më e Mirë Orgjinale” dhe themelues i kompanisë artistike italiane ‘IF. Kënga është përshtatur nga Alessandro Di Lascia në bashkëpunim me trajneren vokale Cristina Bisceglia (www.matteobrento.com).

Matteo Brento këndoi për publikun shqiptaro-amerikan para një salle ‘sold-out’ me 400 pjesmarrës, duke përzgjedhur hite klasike italiane, shqiptare dhe angleze. Disa nga këngët ishin: “Caruso” nga Lucio Dalla, “L’ultima occasione” nga Mina, “La donna cannone” nga Francesco De Gregori, “E penso a te” nga Lucio Battisti, dhe “Summertime sadness” nga Lana Del Rey.

“Ishte një nder i madh të performoj në Albanian Fashion Week në New York disa nga hitet klasike dhe këngët më të dashura italiane. Kënga “Caruso” nga Lucio Dalla është një këngë klasike e njohur në mbarë botën. E respektoj legjendën Lucio Dalla jo vetëm si një artist i madh që shkruan këngë, por që tregon poezi të vërteta,” tha ylli i pop rokut Matteo Brento.

“Përgëzoj organizatoren e Javës së Modës Shqiptare në New York, znj. Mrika Krasniqi për këtë event shumë të suksesshëm dhe madhështor. Albanian Fashion Show është një nga show-t më të mëdha për dizajnerët shqiptarë në Amerikë. Një show tepër e sofistikuar, mjaft e këndshme dhe shumë argëtuese. Faleminderit Mrika për ftesën dhe pranimin e Matteo Brento si i ftuar special në këtë event fantastike,” tha Armando Roberto, manaxheri i artistit Matteo Brento.

Matteo Brento çmendi publikun e New Yorkut duke kënduar në shqip këngën “Xhamadani Vija Vija” nga Ilirët (kompozuar nga Zef Çoba). Matteo këndon aq bukur në shqip saqë njihet si shqiptari që këndon bukur në italisht. Italiani Matteo Brento i dedikoi fansave të tij shqiptar dhe X-Factor Albania këngën e superstar-it shqiptar Albanan Skënderaj “Je Ti”. Matteo e këndoi këtë këngë për herë të parë live para publikut shqiptar në Tiranë gjatë X-Factor Show Albania.

“Ishte me të vërtetë një ëndërr e gjithë java në New York që kalova. Performanca në New York doli me shumë sukses. Po ashtu realizimi i videoklipit në New York ishte i mrekullueshëm. Ishte më shumë e jashtëzakonshme fakti që u njoha me njerëz të veçantë. Faleminderit që më trajtuat si një artist të madh, faleminderit ekipit tim! Ju falenderoj nga zemra të gjithë. Shihemi së shpejti,” rrëfen artisti i suksesshëm në Europë, Matteo Brento rreth prezantimit të tij në Amerikë për herë të parë.

“Albanian Fashion Show ishte një sukses i radhës i Nil Production dhe Albanian Fashion Agency. Disajnerët u pritën shumë ngrohtë, kishte kreacione të mrekullueshme. Vjollca Llapashtica u prezantua me 30 veshje moderne, Valdrin Sahiti poashtu me 30 veshje moderne, Bora Balaj me 15 veshje tradicionale. Ndërkaq Sara Shala u prezantua me koleksionin e saj të ri të aksesorëve. Mbrëmja ishte më madhështore me performancën e Matteo Brento. Ishte një nder i veçantë për ne dhe solli një atmosferë të ngrohtë tek publiku me të gjitha këngët që performoi, sidomos me xhamadanin. E këndoi shumë bukur, u emocionova edhe unë,” tha Mrika Krasniqi, organiozatorja e Albanian Fashion Week në New York.

Me 28 Mars 2016 Matteo Brento dhe Armando Roberto u mirëpritën nga Ambasadori Ylber Kryeziu në Konsullatën e Kosovës në New York. Matteo Brento tha që ishtë një privilegj dhe kënaqësi për takimin dhe falenderoi Ambasadorin Kryeziu për mikpritjen e ngrohtë. Matteo tha që mezi pret për projektet e tij të reja në Shqipëri dhe Kosovë.

“Falenderoj Matteon për vizitën e tij në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York. Jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë dhe suportojmë njërëz me vlera të tilla si Matteo Brento, i cili në të njëjtën kohë prezanton edhe kulturën shqiptare në New York. Është një rast shumë specifik dhe shumë i veçantë,” u shpreh Ambasadori z. Ylber Kreyziu.

Matteo Brento po bashkëpunon me artistin e njohur italian Michele Bisceglia për një këngë të re në shqip për ta prezantuar në festivalin “Kënga Magjike”. “Dua të prezantoj një këngë në shqip të stilit shqiptar për të përfaqësuar kulturën e bukur shqiptare. Bashkë me kantautorin Michele Bisceglia po pregatitemi për këtë projekt, për të prezantuar diçka tepër speciale për publikun shqiptar dhe fansat e mi shqiptar që i dua shumë,” tha Matteo Brento.