Shkruan: Lekë Mrijaj
Sipas burimeve shumë të sigurta dhe të konfirmuara mirë nga New Yorku, njoftohet i tërë komuniteti shqiptar katolik në New York, se të dielën, me datë 24 nëntor 2019, në ora 12:00, do të mbahet mesha shenjte në Kishën “ZOJA E SHKODRËS” në New York të Amerikës, e cila meshë do të celebrohet nga fort i përndershmi, meshtari ynë karizmatik për Fe e Atdhe, don Fran Sopi, meshtar në Kishën “SHËN KATARINA” në Pejë, i cili pas plotë pesëmbëdhjetë vitësh edhe e viziton Amerikën.
Ps: Dita e dielë, me 24 nëntor 2019, është edhe një ditë e madhe pikërisht është festa e KRISHTIT MBRET.